Zëvendësministri Hasani nënshkroi Marrëveshjen për statusin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcave të Sigurisë të Republikës së Kosovës gjatë stacionimit të tyre të përkohshëm në territoret e dy vendeve

Gjatë sesionit të përbashkët të djeshëm të Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj nënshkruan Marrëveshjen për statusin e pjesëtarëve të forcave të armatosura të dy vendeve gjatë stacionimit të tyre të përkohshëm në territoret e dy vendeve.

Qëllimi i lidhjes së Marrëveshjes është rregullimi i statusit të pjesëtarëve të forcave dhe komponentit civil, pastaj procedurat e hyrjes dhe daljes për stacionim të përkohshëm që nënkupton pjesëmarrjen në aktivitete trajnimi, shkollimi dhe stërvitjeje, si dhe tranzit nëpër territoret e dy vendeve.

Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, Maqedonia e Veriut dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë dhe vendosin rregulla të përbashkëta të cilat janë të dobishme në trajnimin e përbashkët, aktivitetet stërvitore dhe tranzitimin e forcave të tyre të armatosura.

Други вести
Skip to content