Thirrje publike për shprehje interesi për punë me kohë të caktuar.

Thirrje publike

Të udhëhequr nga nevoja për të krijuar një staf profesionist, të ri, të aftë për të kuptuar marrëdhëniet moderne ndërkombëtare, veçanërisht ato në kuadrin e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe në frymën e transparencës që institucioni ynë vlerëson më së shumti, Ministria e Mbrojtjes shpall thirrje publike për shprehje interesi për punë me kohë të caktuar.

Kandidatët e mundshëm duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Të kenë mbaruar arsimin e lartë (180 ECTS) në fushën e drejtësisë ose shkencave politike
• Të jenë të regjistruar në studime pasuniversitare në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
• Të njohin gjuhën angleze (njohuria e një gjuhe të dytë të huaj do të konsiderohet përparësi)
• Të jenë të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht

Aplikimet duhet të përmbajnë
• Biografi të shkurtër
• Letër motivuese
• Vërtetim mjekësor jo më të vjetër se gjashtë muaj
• Diplomë për studime të përfunduara të ciklit të parë dhe vërtetim për provime të kaluara
• Marrëveshje për studime të ciklit të dytë të studimeve
• Çertifikatë për njohje të gjuhës angleze
• Ese e shkurtër me temë “Republika e Maqedonisë së Veriut – kontribues për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”.

Kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme do të thirren për intervistë selektive.

Personat do të angazhohen në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të punojnë në realizimin e aktiviteteve dhe detyrave në fushën e bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe shumëpalësh të mbrojtjes. Për nevojat e vendeve të punës, personat do të kalojnë kontrollin përkatës të sigurisë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve – 23 Mars 2022 deri në ora 17:00 në adresën e mëposhtme e-mail –  SCR@mod.gov.mk

Други вести
Skip to content