Takime të Dekanit të Akademisë Ushtarake, Bogdanoski me përfaqësues të Gardës Kombëtare të Vermontit dhe atasheut të Mbrojtjes të Norvegjisë


Dekani i Akademisë Ushtarake, koloneli Mitko Bogdanoski, pati dy takime të ndara më 21 shtator – me kolonelin Kristofer Evans të Gardës Kombëtare të Vermontit, si dhe me atasheun norvegjez të mbrojtjes, nënkolonel Dag-Magne Lunde.

Në takimin me kolonel Evans, koloneli Bogdanoski informoi për aktivitetet e Akademisë dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Vermontit në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak. Koloneli Evans, nga ana tjetër, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Akademisë Ushtarake në realizimin e stërvitjes “CSIRT Management Ëorkshop” në periudhën nga 13 deri më 22 shtator, në të cilin morën pjesë pjëtarë të Armatës dhe punonjës të Ministrisë, ndërsa ligjërues ishin ekspertë të mbrojtjes kibernetike nga Garda Kombëtare e Vermontit.

Fokusi i takimit me atasheun norvegjez, nënkolonel Lunde, ishte në koordinimin e aktiviteteve për shkëmbimin e kadetëve midis Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë – tre kadetë norvegjezë do të qëndrojnë në Akademinë Ushtarake gjatë semestrit të dimrit, ndërsa dy kadetë Akademisë Ushtarake gjatë semestrit të verës do të jenë pjesë e Akademisë Ushtarake norvegjeze.

Në takim, koloneli Bogdanoski falënderoi kolonelin Lunde për mbështetjen e vazhdueshme norvegjeze në zhvillimin e arsimit ushtarak dhe e informoi atë për Institutin për Siguri Kibernetike dhe Mjekësi Ligjore Dixhitale të Akademisë Ushtarake, i cili është në proces të themelimit.

Други вести
Skip to content