Takim dypalësh në fushën e inspektimit të mbrojtjes

Në periudhën nga 26-28 tetor, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi nga Departamenti i Inspektimit të Mbrojtjes vizituan Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vizita u realizua në përputhje me planin për bashkëpunim dypalësh të mbrojtjes për vitin 2021 mes dy vendeve.
Gjatë vizitës, delegacioni u takua me sekretarin shtetëror Dragan Nikoliq dhe pati një takim me përfaqësues të Sektorit për Inspektim të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në takime u prezantuan planet e ardhshme në fushën e inspektimit të mbrojtjes nga përfaqësuesit e dy ministrive, si dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë, rregullimi ligjor dhe propozimet për përmirësimin e tyre. Gjithashtu, u diskutua për thellimin, shkëmbimin dhe përvetësimin e përvojave të reja në planifikimin dhe kryerjen e inspektimit, legjislacionin dhe aktet nënligjore të shërbimit të inspektimit në mbrojtje dhe harmonizimin e tyre me rregulloret e tjera ligjore.
Gjatë vizitës, delegacioni malazez vizitoi Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup, ku përfaqësuesit e delegacionit patën mundësinë të njihen me arsimin ushtarak të Akademisë Ushtarake dhe u takuan me kadetët nga Mali i Zi të cilët janë duke u shkolluar pikërisht këtu.

Други вести
Skip to content