EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Raporti tremujor i Sektorit për Inspektim për periudhën prill – qershor 2022

Sipas nenit 166-g të Ligjit për Mbrojtje (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 42/01, 05/03, 8/06, 110/08, 51/11, 151/11, 185/11, 215 /15 dhe 42/20), Ministria e Mbrojtjes është e obliguar të përgatisë dhe dorëzojë raport tremujor, i cili publikohet në faqen e internetit të Ministrisë.
Sektori i Inspektimit të Mbrojtjes njofton se në periudhën tremujore, prill – qershor 2022, janë kryer inspektime në përputhje me Programin Vjetor të Mbikqyrjes Inspektuese për vitin 2022, të miratuar nga Ministrja e Mbrojtjes, në tre njësi të Armatës dhe pesë organe të pushtetin shtetëror.

Mbikëqyrjet inspektuese janë kryer në fushën e aplikimit dhe zbatimit të rregulloreve në fushën e mbrojtjes në tetë subjekte:
1. Në muajin prill:
– Prokuroria e Lartë Publike – Shkup;
– Gjykata e Apelit – Shkup;
– BK i 3 (Batalioni i 3 i Këmbësorisë).

2. Në muajin maj:
– Gjykata Themelore – Ohër;
– Gjykata Themelore – Ohër;
– b.art. (batalioni i artilerisë).

3. Në muajin qershor :
– Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve rajonale dhe magjistrale-Shkup;
– bl (batalioni i lidhjeve).

Raporti tremujor – akti nr.11-149/2 nga data 07.07.2022

Accessibility Menu