Shkupi, nikoqir në takimin ministror mtë nismës rajonale SEDM, bisedime për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska bashkë me kolegë ministra dhe përfaqësues të lartë të ministrive të mbrojtjes të vendeve anëtare të nismës SEDM (Southeast Defense Ministerial)sot në takimin në Shkup do të bisedojnë për sfidat kyçe të sigurisë me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit të Evropës Juglindore.

Ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e lartë të shteteve anëtare, në fund të takimeve të punës do të nënshkruajnë një Deklaratë të Përbashkët që përcakton drejtimin e zhvillimit dhe funksionimit të ardhshëm të kësaj nisme të rëndësishme rajonale.

Nisma SEDM, e themeluar në vitin 1996, ka 15 anëtarë – Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Gjeorgjinë, Greqinë, Italinë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë, Turqinë, Ukrainën dhe SHBA, ndërsa Moldavia është vend vëzhgues. Kryesimi i kësaj nisme është në baza rotacioni dhe aktualisht me të kryeson Bullgaria.

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore përmes zhvillimit të bashkëpunimit ushtarako-politik.

Një nga projektet më të rëndësishme të SEDM është Brigada e Evropës Juglindore – SEEBRIG komanda e së cilës deri në vitin 2026 ndodhet në Maqedoninë e Veriut. Gjashtë nga vendet anëtare të SEDM – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Turqia – janë anëtarë të kësaj Brigade.

Në kuadër të SEDM janë edhe disa projekte të tjera si SEESIM – projekti për ushtrime simuluese, projekti për gratë lidere në mbrojtje dhe siguri, projekti për ndërlidhjen e spitaleve ushtarake, si dhe portali i përhershëm i SEDM për shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informatave të sigurisë ndërmjet vendeve – anëtare të kësaj nisme.

Други вести
Skip to content