Shekerinska nga takimi ministror i SEDM: Sfidat e përbashkëta kërkojnë përgjigje të përbashkët

„Pandemia, ndryshimet klimatike që kanë rezultuar në fatkeqësi natyrore si zjarre dhe përmbytje shënuan vitin e kaluar. “Lajmet e rrejshme dhe dezinformatat që kanë rënduar të gjithë rajonin, rruta e emigrantëve që kalon nëpër rajonin tonë, kërcënimet hibride dhe kibernetike – asnjë nga këto çështje nuk do të zgjidhet vetvetiu”, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në fjalimin e saj para ministrave të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare të iniciativës SEDM, në takimin e sotëm ministror në Shkup.

Ministrja bëri thirrje për veprim dhe lidership secilin prej vendeve të rajonit sepse sfidat e përbashkëta kërkojnë një përgjigje të përbashkët dhe të bashkuar.

Shekerinska theksoi se mësimi më i rëndësishëm i nxjerrë nga të gjitha krizat me të cilat është përballur rajoni është se asnjë vend nuk mund të merret me to vetë, pavarësisht sa i pajisur është.

„Këtë verë, nga zjarret u përfshi edhe Maqedonia e Veriut. Aktivizuam jo vetëm forcat civile, por edhe ato të ushtrisë për shuarjen e zjarreve, helikopterët tanë të ushtrisë ishin çdo ditë në terren, bëmë maksimumin, vumë në dispozicion të gjitha objektet e ushtrisë, por kjo nuk mjaftoi për të frenuar zjarrin. “Po të mos ishin miqtë tanë nga Sllovenia, Serbia, Rumania, Bullgaria, Austria dhe Mali i Zi, pasojat e zjarrit do të ishin dukshëm më të mëdha”, tha ministrja, duke falënderuar për reagimin e shpejtë dhe mbështetjen e sinqertë në përballjen me zjarret.

Lidhur me interesimin e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim të zgjeruar rajonal, ministrja Shekerinska theksoi se anëtarësimi në NATO asnjëherë nuk do të thotë se vendi do të humbasë interesin për fqinjët e saj dhe për rajonin më të gjerë.

Lidhur me interesimin e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim të zgjeruar rajonal, ministrja Shekerinska theksoi se anëtarësimi në NATO asnjëherë nuk do të thotë se vendi do të humbasë interesin për fqinjët e saj dhe për rajonin më të gjerë.

„Takimi i sotëm është konfirmim i drejtpërdrejtë i interesit tonë të përbashkët për krijimin dhe zhvillimin e miqësive, për të forcuar lidhjet tona institucionale dhe besimin mes nesh”, tha ministrja Shekerinska.

Kryetari i iniciativës SEDM, Plamen Jordanov, në fjalën e tij falënderoi vendin tonë dhe ministren Shekerinska për organizimin e takimit. Jordanov iu referua edhe qëllimeve gjatë presidencës së Sofjes me iniciativën SEDM, si nxitja e bashkëpunimit të ndërsjellë, mirëkuptimi ndërmjet vendeve anëtare, kontributi për paqen dhe sigurinë në rajon, forcimi i kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë së SEEBRIG-ut, bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare. OKB, BE, NATO dhe OSBE dhe zgjerimi i SEDM me anëtarë të rinj.

Takimi SEDM i organizuar nga Maqedonia e Veriut mblodhi së bashku ministra dhe përfaqësues të mbrojtjes nga vendet e Evropës Juglindore.

Други вести
Skip to content