Shekerinska nga promovimi i 70 nënoficerëve të rinj: Duhet të jemi krenarë që ushtria pas një dekade sërish ka nënoficer

Ministrja Radmilla Shekerinska sot mori pjesë në promovimin e 70 nënoficerëve të rinj që u mbajt në kazermën “Ilinden” në Shkup. Duke iu drejtuar të pranishmëve, ajo përgëzoi nënoficerët dhe tha se ky është një tjetër proces i përfunduar me sukses i transformimit dhe përmirësimit të strukturës së Armatës.

„Kur erdha në detyrën e ministres së Mbrojtjes, një nga problemet që më vunë në dukje ishte se nuk kishte patur asnjë kurs nënoficeri për një dekadë të tërë. Filluam menjëherë zgjidhjen e problemit hap pas hapi dhe rezultatet u bënë të dukshme në një kohë të shkurtër. Pavarësisht nga të gjitha sfidat e pandemisë, në dy raste kemi prodhuar 55 dhe 65 ose gjithsej 120 nënoficerë. Sfidat nuk u ndalën, por nuk ndaluam edhe ne. Kemi vazhduar me ju edhe këtë vit, që sot të kemi gjithsej 190 nënoficerë të rinj në gradat e ushtrisë”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se duhet të krenohemi me sukseset sepse janë rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm dhe e vuri në dukje integrimin ushtarak si një nga rezultatet që e forcoi edhe më tej pozitën e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në mesin e aleatëve, për çka morëm vlerësime nga më të lartat.

„Këtë të martë komandanti i Komandës së Transformimit, një nga dy komandat strategjike të NATO-s, gjenerali Filip Lavinj, vizitoi Maqedoninë e Veriut. Gjatë bisedimeve ai përmendi faktin se Maqedonia e Veriut ka përfunduar procesin e integrimit të plotë ushtarak në NATO në një periudhë të shkurtër rekord, periudha më e shpejtë ndonjëherë në NATO”, tha ministrja, duke shtuar se për këtë process vendeve fqinje u janë nevojitur 26, 43 dhe 55 muaj, ndërsa Maqedonia e Veriut e përfundoi procesin në 19 muaj nga anëtarësimi i plotë.

Shekerinska tha gjithashtu se imazhi i Armatës ka ndryshuar për katër vjet dhe se ambiciet për pajisje do të vazhdojnë. “Jam e bindur se e ardhmja jonë e afërt do të tregojë se jemi edhe më ambicioz. Ju dhe kolegët tuaj nga viti i ardhshëm do të filloni të merrni edhe transportuesit e rinj të blinduar, artileria do të marrë armë të reja artilerie, pjesëtarët e Mbrojtjes Ajrore do të kenë armë të reja për mbrojtjen ajrore, për pilotët tanë për vitin 2024 do të fillojmë me prokurimin e ri të helikopterëve. Dhe e gjithë kjo është e mundur vetëm sepse vitet e fundit, çdo vit arrijmë të sigurojmë fonde të qëndrueshme dhe të shtuara për mbrojtjen. Buxheti i mbrojtjes nga viti 2017 deri në këtë vit, duke përfshirë vitin 2022, po rritet çdo vit. “Kjo është rritja që çoi në të ardhurat tuaja më të larta dhe pajisjet tuaja më të mira, armët personale dhe elementët mbrojtës dhe gjithçka që e bën ushtrinë një institucion për të cilin jemi krenarë,” tha Shekerinska.

Në promovimin e sotëm të 70 nënoficerëve të rinj morën pjesë shefi i shtabit të përgjithshëm Vasko Gjurçinovski, sekretari shtetëror Dragan Nikoliq dhe zyrtarë të lartë ushtarakë nga Armata.

Други вести
Skip to content