Sekretari shtetëror Nikoliq hap seminarin me temë “Dialogu Global mbi Politikat Kibernetike: Dialogu Kibernetik në Ballkanin Perëndimor”

Sekretari shtetëror Dragan Nikoliq hapi sot punëtorinë e projektit “Dialogu Global për Politikat Kibernetike – Dialogu Kibernetik në Ballkanin Perëndimor”, i cili bashkëorganizohet nga Ministria e Mbrojtjes, Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski”, Fondacioni Kërkimor “Observer” nga Shtetet e Bashkuara, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës dhe Fondacioni “Metamorfosis”.

Në fjalën e tij, sekretari shtetëror Nikoliq theksoi se mbrojtja kibernetike dhe rritja e rezistencës kibernetike përmes bashkëpunimit ndërmjet ekipeve të reagimit ndaj incidenteve kompjuterike është një tjetër qasje dhe koncept modern për këtë çështje të rëndësishme. Natyrisht, është shumë e rëndësishme që kjo temë të diskutohet në vendet e Ballkanit Perëndimor që përballen me të njëjtat sfida dhe kërcënime të sigurisë si vendet e tjera të zonës evropiane dhe euroatlantike.

„Progresi në integrimin evropian dhe euroatlantik po e shtyn udhëheqjen e Ballkanit Perëndimor të përmbushë standardet e qeverisjes kibernetike të Bashkimit Evropian dhe NATO-s duke iu përmbajtur ‘kompetencave kombëtare në zhvillim’, pasi gjasat e sulmeve kibernetike do të rriten gradualisht. “Dihet mirë se agjenda aktuale e zgjerimit të BE-së përfshin partnerët nga Ballkani Perëndimor”, tha sekretari shtetëror.

Nikoliq shtoi se Maqedonia e Veriut themeloi Qendrën e saj Kombëtare për Reagimin ndaj Incidenteve Kompjuterike (MKD-CIRT) në vitin 2015, e cila shërben si pikë kombëtare e kontaktit dhe koordinimit, raportimit dhe menaxhimit në trajtimin e incidenteve të sigurisë në rrjetet dhe sistemet e informacionit të institucioneve kombëtare.

„Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbeten fuqishëm të përkushtuara për modernizimin e sistemit të mbrojtjes dhe në vazhdimësi do të bëjnë përpjekje maksimale për përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse. Përmes zbatimit të postulateve bazë të dokumenteve strategjike të miratuara, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ruajë dhe forcojë sistemin kombëtar të mbrojtjes dhe sigurisë në përputhje me pritjet e NATO-s”, tha Nikoliq.

Други вести
Skip to content