Sekretari shtetëror Nikoliq e hapi punëtorinë e dytë „Buxhetimi“ pjesë e procesit të PPBZ

Më 14 dhe 15 tetor në Shtëpinë e Armatës në Shkup u mbajr punëtoria e dytë “Buxhetimi“ pjesë e procesit të filluar të avancimit të sistemit për planifikim, programim, buxhetim dhe zbatim (PPBZ) në Ministrinë e Mbrojtjes ku morrën pjesë sekretari shtetëror Dragan Nikoliq dhe drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës gjeneral major Zoran Milevski.

Punëtoria u hap nga sekretari shtetëror Dragan Nikoliq i cili në fjalën e tij u ndal në rëndësinë e adaptimit të proceseve shumëvjeçare për zhvillim në nivel të Ministrisë së Mobrojtjes me Proceset Strategjike të Zhvillimit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për procesin e planifikimit mbrojtjes në përputhje qëllimet që dalin nga anëetarësimi i plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në fund të fjalimit të tij, sekretari shtetëror Nikolq, potencoi nevojën për shqyrtim gjithëpërfshirës dhe thelbësor të sistemit për planifikim shumëvjeçar si një parakusht për sukses në mbrojtje.

Qëllimi kryesor i punëtorisë, ku morën pjesë shefat e sektorëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe shefat e seksioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, si dhe këshilltari amerikan Leri Suift, ishte të analizonte funksionimin aktual të sistemit me një fokus të veçantë në “buxhetimin”, mangësitë dhe mundësitë për përmirësimin e të njëjtit.

Други вести
Skip to content