Raport tremujor i Sektorit për Inspektim për periudhën korrik – shtator 2021

Sipas nenit 166-g të Ligjit për Mbrojtje (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 42/01/05/03, 8/06, 110/08, 51/11, 151/11, 185/11, 215/15 dhe 42/20), Ministria e Mbrojtjes është e detyruar të përgatisë dhe paraqesë raport tremujor, i cili publikohet në faqen e internetit të Ministrisë.
Sektori për Inspektimin në Mbrojtje në periudhën korrik-shtator 2021, kreu një inspektim të jashtëzakonshëm të dokumenteve në fushën e mbrojtjes në Institucionin Publik Komunal Kopshti i fëmijëve (JOUGD) “11 Tetori” Shkup, në përputhje me Urdhrin e ministres së mbrojtjes.
Sektori për Inspektim në Mbrojtje ka përgatitur dhe dorëzuar një Propozim për ndryshimin e Ligjit për Mbikëqyrjen e Inspektimit dhe një Propozim për ndryshimin e Rregullores për mënyrën e pagesës dhe shumën e kompensimeve për shpenzimet e zhvendosjes, kostot e transportit, kryerjen e detyrës në kujdestari, në shërbimin e rojes dhe shërbimin në objekte të veçanta ushtarake dhe gjatë kohës së kaluar në trupë gjatë udhëtimit dhe shërbimit nën kushte të veçanta të personelit aktiv ushtarak dhe atij civil me detyrë në Armatë nr. 01-1582 / 1 nga data 15.03.2021, në pjesën e neneve 6 deri në 9, të cilat rregullojnë mënyrën dhe kushtet për ushtrimin e të drejtës për kostot e transportit.

Други вести
Skip to content