Rajoni bashkohet në reagimin e përbashkët ndaj fatkeqësive natyrore dhe sfidave të tjera të reja – mesazh nga vendet e Evropës Juglindore në takimin ministror në Shkup


Rajoni duhet të mbetet paqësor, stabil dhe i sigurt, vendet duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi ushtarako-politik duhet të vazhdojë të zhvillohet. Ky është mesazhi i ministrave të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare të nismës SEDM të dhënë në deklaratën e përbashkët në fund të takimit ministror të mbajtur sot në Shkup.

“Ne jemi të vendosur të ruajmë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe duhet të vazhdojmë në rrugën drejt një bashkëpunimi edhe më të ngushtë rajonal,” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Rëndësi e veçantë gjatë takimit iu kushtua menaxhimit të krizave dhe nevojës për mbështetje të ndërsjellë në kohë krizash dhe fatkeqësish natyrore të shkaktuara nga ndryshimet tashmë të dukshme klimatike.

„Nevojitet një përgjigje ndaj pasojave të pandemisë 20-mujore, e cila ka krijuar një situatë të paprecedentë globale që ka ndikuar negativisht në jetën e njerëzve, ekonomive dhe qeverive dhe ka krijuar një krizë të paprecedentë”, thuhet në deklaratë, duke shprehur mirënjohje për forcat ushtaraketë vendeve anëtare për mbështetjen e tyre në përballjen me pandeminë. “Ushtritë tona kanë demonstruar aftësinë dhe kapacitetin për të ndihmuar popullatën dhe autoritetet shtetërore në këtë krizë”, thuhet në deklaratë.

Pjesëmarrësit në takimin ministror iu referuan edhe krizës së emigrantëve, duke theksuar nevojën për vendosjen e paqes dhe sigurisë, si dhe të stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik në vendet nga vijnë emigrantët.

Në takim u diskutua edhe për tregtinë e paligjshme të armëve, drogës dhe njerëzve, të cilat, si kërcënimet hibride në fushën kibernetike dhe ndikimi i lajmeve të rreme dhe dezinformatave, përbëjnë një rrezik serioz për stabilitetin e të gjithë rajonit.

Ministrat e mbrojtjes dhe krerët e tjerë të delegacioneve riafirmuan politikën e dyerve të hapura për çdo vend që dëshiron të anëtarësohet në SEDM dhe dhanë mbështetjen e tyre të plotë për projektet në kuadër të iniciativës, si Brigada e Evropës Juglindore, projekti për Gratë Lidere në Mbrojtje dhe Siguri, projekti për ndërlidhjen e spitaleve ushtarake, si dhe për portalin e përhershëm të SEDM për shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informatave të sigurisë.

Други вести
Skip to content