Përfundoi me sukses trajnimi në temë “Siguria Ndërkombëtare”

Në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke u realizuar projekti për trajnim gjithëpërfshirës dhe mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë dhe Armatës, i cili realizohet në bashkëpunim me Institutin holandez për bashkëpunim ndërkombëtar “Klingendael” nga Haga. Projekti zbatohet në një periudhë trevjeçare (2021-2023) ku janë planifikuar disa aktivitete në fusha të ndryshme të mbështetjes së ofruar nga ana e holandezëve. Nëpërmjet realizimit të aktiviteteve në kuadër të këtij projekti do të ndikohet drejtpërdrejt në forcimin e kompetencave të punonjësve për punë efektive në kuadër të NATO-s dhe do të kontribuohet në rritjen e kapaciteteve trajnuese të Qendrës së Trajnimit “Dr. Xhoseph Kruzel” dhe të Qendrës Rajonale për Trajnime për Marrëdhënie me Publikun (QRMP).

Sipas aktiviteteve të planifikuara, në maj të vitit 2022 u zhvillua trajnimi me temë “Siguria Ndërkombëtare”, si moduli i parë i serisë së trajnimeve në fushën e diplomacisë së mbrojtjes. Ai u realizua në qendrën stërvitore “Dr. Xhoseph Kruzel”, me pjesëmarrjen e shtatëmbëdhjetë përfaqësuesve nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata. Trajnuesit që e përfunduan me sukses trajnimin ishin ekspertë nga Instituti Klingendael, si dhe ekspertë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Trajnimi u zhvillua përmes zhvillimit të diskutimeve dhe punës në grup, gjatë të cilit u shqyrtuan tendencat dhe zhvillimet në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare, funksionimi i organizatave ndërkombëtare në fushën e sigurisë, interesat e tyre dhe procedurat e vendimmarrjes, vlerësimi kombëtar i rrezikut, Strategjia e Mbrojtjes, si dhe mundësitë që Maqedonia e Veriut të kontribuojë në qëllimet strategjike të NATO-s.

Други вести
Skip to content