Muzeu Ushtarak i Republikës së Maqedonisë së Veriut është themeluar në vitin 2006 si muzeu i parë kombëtar i specializuar në historinë ushtarake 28 shekullore të Maqedonisë përmes së cilit manifestohet pavarësimi i vendit tonë dhe lufta për liri dhe fitimin e pavarësisë shtetërore. Muzeu Ushtarak është hapur solemnisht më 1 gusht, 2006 me vendndodhje në Kazermën „Goce Delçev“ në komunën Aerodrom. Për shkak të afrimit të përmbajtjeve të Muzeut Ushtarak ndaj publikut të gjerë dhe pasurimin e ofertës kulturo-historike për vizitorët vendas dhe të huaj me vendim të qeverisë në vitin 2008 Muzeu Ushtarak është zhvendosur në zonë qendrore të qytetit në hapësirën nën Kalanë e Shkupit. Me pozicionimin e Muzeut Ushtarak, si institucion i specializuar për hulumtimin e historisë ushtarake të Maqedonisë në qendër të Shkupit, forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional dhe riplotësohen përmbajtjet e paraqitura në monumentet e udhëheqësve të shquar ushtarak dhe ideologëve të luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi të vendosur në zonën e qendrës së qytetit, si dhe përmbajtjet e Muzeut të Luftës Maqedonase për Shtetësi dhe Pavarësi – Muzeu i VMRO-së dhe Muzeu i Viktimave të Regjimit Komunist, Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë, Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë, Muzeu dhe Varri i Goce Dellçevit në “Kishën Shën Spas”, Muzeu i Maqedonisë dhe institucione të tjera në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës të vendosur në bërthamën e ofertave më tërheqëse turistike në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Hapësirat administrative dhe hapësira e brendshme për ekspozitë e Muzeut Ushtarak janë vendosur në objektin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit që shfrytëzohet bashkërisht nga Institucioni Nacional Muzeu i Maqedonisë, Qendra Kombëtare e Konservimit të Republikës së Maqedonisë dhe Muzeu Ushtarak në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë. Muzeu Ushtarak përdor kapacitetin e disponueshëm të godinës ku ndodhet Salla e Kinemasë, Dyqani i Suvenireve, Depoja Qendrore, Laboratorët e Konservimit dhe hapësira për ekspozita të përkohshme. Ekspozita muzeale në ajër të hapur për Muzeun Ushtarak të Maqedonisë është projektuar nën kalanë e Shkupit. Në vitin 2012, Muzeu Ushtarak u bë anëtar i përhershëm i Rrjetit të njohur Ndërkombëtar të Muzeve të Paqes me qendër në Hagë, Holandë si muzeu i parë dhe i vetëm kombëtar në Ballkan dhe rajonin e Evropës Juglindore së bashku me Qendrën Nobel të Paqes në Oslo. Muzeu i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Gjenevë dhe muzetë e tjerë me famë botërore, misioni kryesor i të cilëve është promovimi i paqes në botë (lidhja http://www.inmp.net). Pas hyrjes në rrjetin ndërkombëtar të muzeve për paqen, Muzeu Ushtarak në mënyrë organizative shndërrohet në Muze të Kërkimeve të Paqes dhe Sigurisë-Mbrojtjes në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Muzeu Ushtarak deri më tani është vizituar nga një numër i madh i kopshteve për fëmijë, shkollave fillore dhe të mesme dhe studentëve, si dhe delegacione ushtarake të huaja dhe vizitorë të shumtë pothuajse nga e gjithë bota.

HISTORIA E FORMIMIT

  • 1995-2005 Veprimtaria kërkimore-arsimore-shkencore në kuadër të lëndëve Historia Ushtarake e Maqedonisë dhe Historia Ushtarake në studimet universitare dhe lënda Evolucioni i Luftës në Akademinë për Komandë dhe Shtab të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup.
  • 1997 në Shkup nënshkruhet Protokolli për Bashkëpunim në Fushën e Historisë Ushtarake, Arkivave Ushtarake, Muzeologjisë Ushtarake dhe Botimeve Ushtarake ndërmjet Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Turqisë;
  • 1997 realizohet zbulimi më i madh në fushën e historisë ushtarake të vendit tonë – në Muzeun Ushtarak të Forcave të Armatosura Turke në Stamboll Dr. Vançe Stojçev si anëtar i një delegacioni ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes zbuloi ekzemplarin origjinal të Topit të Qershisë të përdorur në Kryengritjen e Ilindenit në mbrojtje të Republikës së Krushevës në gusht të vitit 1903.
  • 2000 Ministria e Mbrojtjes botoi për herë të parë në historinë e Maqedonisë librin “Historia Ushtarake e Maqedonisë” e prof. Dr.Vançe Stojçev, i cili po atë vit mori çmimin shtetëror “13 Nëntori“.
  • 2002 Në Shkup është realizuar takim dhe shkëmbim përvojash me Qendrën për Histori Ushtarake të Armatës së SHBA.
  • 2002 Pjesëmarrja e një përfaqësuesi të Ministrisë së Mbrojtjes në një simpozium shkencor ndërkombëtar të organizuar nga Konsorciumi i Partneritetit për Paqe të mbajtur në Sofje, Republika e Bullgarisë, me temë “Politika Ushtarake e Evropës nga viti 1870-1914” me punimin “Politika e Mbrojtjes në Ballkan dhe ndarja e Maqedonisë në vitin 1913“.
  • 2002 Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes në fushën e Historisë Ushtarake u takua dhe kreu një kërkim shkencor në Shërbimin e Historisë Ushtarake të Ushtrisë së Republikës Franceze në Paris.
  • 2003 Me rastin e jubileut “100 vjet nga Kryengritja e Ilindenit”, Ministria e Mbrojtjes realizoi miratimin e përkohshëm dhe ekspozimin e kopjes origjinale të “Topit të Qershisë” në Shkup dhe Krushevë. Në periudhën korrik-shtator 2003, Topi origjinal i Qershisë ishte atraksioni më i madh gjatë festimit të jubileut dhe u pa nga shumë qytetarë të vendit tonë dhe vizitorë nga jashtë. Sot kjo ekspozitë e vlefshme, në përputhje me aktet strikte ndërkombëtare dhe ligjet vendase në R. e Turqisë, e cila rregullon aktivitetet muzeale, ndodhet në Muzeun Ushtarak në Stamboll.
  • Ministria e Mbrojtjes ka mbështetur financiarisht xhirimin e filmit dokumentar për Topin e Qershisë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Maqedonisë.
  • 2003 Në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup është mbajtur forum shkencor me rastin e “100 Vjet nga Kryengritja e Ilindenit” dhe janë prezantuar rezultatet e projektit kërkimor shkencor “Përkrahje Informative për Mësimin e Historisë Ushtarake”. Në simpoziumin shkencor të organizuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë me rastin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit, morën pjesë edhe mysafirë të Ministrisë së Mbrojtjes nga Shërbimi i Historisë Ushtarake të Armatës së Republikës së Francës.
  • 2004 Ministria e Mbrojtjes përktheu dhe solemnisht promovoi librin “Historia Ushtarake e Maqedonisë” në gjuhën angleze
  • 2005 Një ekip i ekspertëve nga Ministria e Mbrojtjes i udhëhequr nga kolonel prof. Dr. Vançe Stojçev përgatiti projektin për themelimin e Muzeut Ushtarak
  • 28 qerhor, 2006 Vendimi i Qeverisë për fillimin e punimeve për Muzeun Ushtarak
  • 1 gusht, 2006 Solemnisht është hapur Muzeu Ushtarak në Kazermën “Goce Dellçev” në Shkup, Komuna e Aerodromit.

MISIONI

Muzeu Ushtarak është një institucion kombëtar i specializuar veçanërisht i rëndësishëm që:
– zbulon, mbledh, hulumton, konservon dhe ruan objekte, dokumente dhe dëshmi të tjera në lidhje me Historinë Ushtarake të Maqedonisë.
– organizon ekspozita të përhershme dhe të përkohshme
– organizon programe dhe manifestime edukative.

Detyrat themelore të Muzeut Ushtarak janë:
– afirmimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe e kaluara ushtarake e vendit
– едукација на младите
– forcimi i vetëdijes kombëtare duke bashkuar qytetarët rreth trashëgimisë kulturore të vendit.

ORGANIZIMI
Në përputhje me rregulloret ligjore dhe aktet e brendshme organizative të Ministrisë së Mbrojtjes, Muzeu Ushtarak është një muze kombëtar i specializuar në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, me përgjegjësi direkte hierarkike ndaj ministrit të Mbrojtjes.

Republika e Maqedonisë së Veriut

  • 2009-2011 Mbështetje për kompletimin e koleksioneve muzeale të Muzeut të Luftës Maqedonase për Shtetësi dhe Pavarësi – Muzeu i VMRO-së dhe Muzeu i Viktimave të Regjimit Komunist
  • 2010 Pjesëmarrja në një projekt për çminimin e ujërave të liqenit të Ohrit dhe identifikimin e trashëgimisë së zbuluar ushtarako-historike
  • 2011 Punëtori në Muzeun Ushtarak për përgatitjen e projektit konceptual për uniformat e reja të rojeve të Armatës së Republikës së Maqedonisë
  • 2011 Në bashkëpunim me Komunën e Aerodromit, në parkun e Komunës së Aerodromit është ekspozuar avioni reaktiv T-33 Lokid i prodhimit amerikan.
  • 2012 Mbështetje me rekuizita filmike për një projekt të Ministrisë së Kulturës për xhirimet “Deri në Balçak“
  • 2013 Në bashkëpunim me Institucionin Nacional Instituti dhe Muzeu Manastir, në pamjen e jashtme të Muzeut të Manastirit janë ekspozuar ekspozita muzeale të mjeteve të blinduara luftarake dhe mjeteve artilerike nga garnizoni i ARM-së në Manastir.

Ndërkombëtare

  • 2010 – 2014 Aktualisht bëhen përgatitjet për nxjerrjen e një publikimi të përbashkët nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë me temën “Marrëdhëniet Turko-Maqedonase nëpër Histori“.
  • 2013 – 2018 Pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në shënimin e njëqindvjetorit të ngjarjeve të Luftës së Parë Botërore në Republikën e Maqedonisë dhe ndërkombëtarisht në nivel bilateral dhe multilateral
Vizitë në muze

Antikiteti dhe Mesjeta

Ilindeni

LNÇ

Kontakt:
Adresa: Rr. Josif Mihajloviq nr. 7, 1000 Shkup
Telefon: +389 2 3118 421
Faks: +389 2 3227 835
е-mail:voenmuzej@morm.gov.mk
Orari i punës:
Ekspozita:
„Laureatët e Nobelit dhe ARM për Paqe“
Çdo ditë nga ora 09:00 deri në 17:00, përveç të hënave dhe festave “Dhoma përkujtimore e gjeneralit Mihailo Apostolski” – me paralajmërim
Administrata: e hënë-e premte 8.30 – 16.30
Çmimi i biletës: hyrja falas

Skip to content