Mitko Bogdanoski dekani i ri i Akademisë Ushtarake, e mori postin nga Orce Popovski

Nga sot, dekani i ri i Akademisë Ushtarake është kolonel Mitko Bogdanoski, profesor në akademi dhe prodekan i deritanishëm për financa, investime dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Bogdanoski mori postin e Dekanit të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” nga koloneli Orce Popovski, i cili drejtoi me sukses akademinë në tetë vitet e fundit.

Në pranim dorëzimin e sotëm, ministrja Radmilla Shekerinska dhe zëvendësministri Bashkim Hasani falënderuan dekanin aktual për gjithë punën e madhe, dhe i uruan dekanit të sapoemëruar punë të suksesshme.

„„Akademia Ushtarake është një institucion ku kultivohen dhe avancohen dituritë dhe shkathtësitë e oficerëve ushtarak, komandantëve të ardhshëm dhe liderëve të shquar, një vend i cili disponon me kapacitete të dëshmuara të cilat mundësojnë bashkimin e teorisë me punën praktikes”, tha Hasani.

Ai se akademia nuk është vetëm një kapacitet kombëtar, por edhe rajonal i cili në vazhdimësi forcon bashkëpunimin me institucionet ushtarako arsimore të vendeve-anëtare të NATO-s.

“Sot, Akademia Ushtarake është etabluar në një institucion të arsimit të lartë dhe shkencoro-kërkimor jo vetëm i karakterit lokal, por edhe rajonal. “Si pjesë e NATO -s, ne forcojmë bashkëpunimin dhe përshtatemi me programet dhe planet me institucionet arsimore ushtarake të anëtarëve të tjerë të NATO -s,” tha zëvendësministri.

Dekani i sapoemëruar, Bogdanoski tha se akademia do të vazhdojë të përmirësojë aftësitë e saja dhe cilësinë e arsimit sipas tendencave moderne.

„Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit, do të përdoren programe të ndryshme të mbështetura nga NATO dhe BE, përfshirë Programin e Paqes dhe Sigurisë të NATO -s, programin ERASMUS +, si dhe zbatimin e aktiviteteve të ndryshme në bashkëpunim me Kolegjin Evropian të Sigurisë dhe Mbrojtjes ku Akademia Ushtarake kohët e fundit u bë anëtare e asociuar dhe tashmë ka filluar me realizimin e aktiviteteve të përbashkëta ”, tha koloneli Bogdanoski.

Dekani i deritanishëm i Akademisë, koloneli Popovski tha se në tetë vitet e fundit si dekan fokusi ka qenë në profesionalizimin e stafit, etablimin e Akademisë ndërkombëtarisht dhe ngritjen e standardit të jetesës dhe punës së kadetëve. Ai informoi se personeli akademik është rritur me 50 përqind, dhe Akademia ka zhvilluar bashkëpunim me Universitetin e Noruiç, Akademinë Ushtarake Austriake, akademitë në Bullgari, Serbi dhe Kroaci.

Kolonel Bogdanoski është profesor i rregullt në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” në Shkup dhe profesor vizitues në disa universitete të tjera. Ai u diplomua në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” në Shkup, dhe mori masterin dhe doktoratën në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi”. Interesat e tij kërkimore janë në fushat e sigurisë kibernetike, teknologjisë së informacionit, përdorimit të hapësirës kibernetike dhe teknologjive nga organizatat terroriste dhe kriminale, kërcënimet hibride, lufta elektronike dhe kibernetike dhe telekomunikacioni. Ai është autor i më shumë se 100 botimeve dhe është anëtar i disa instituteve, organizatave dhe shoqatave ndërkombëtare.

Други вести
Skip to content