Ministrja Shekerinska i shpërbleu pjesëtarët e Armatës që morrën pjesë në shuarjen e zjarreve: Keni treguar se jeni lider me parime, integritet dhe guxim, faleminderit për sakrificën tuaj


Pjesëtarët e Armatës që morrën pjesë në luftimin e zjarreve që përfshiu Maqedoninë e Veriut këtë verë, sot u shpërblyen me çmime në të holla dhe masa stimuluese.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në fillim të fjalës së saj në kazermën Ilinden u bëri thirrje pjesëtarëve të Armatës që me një minutë heshtje t’i nderojnë viktimat e aksidentit në Bullgari.
„Çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut bashkëndjen me këtë pikëllim. Çdo pjesëtar i Armatës që ka ndihmuar shumë herë në shpëtimin e jetëve të qytetarëve tanë, për të parandaluar një katastrofë më të madhe, vuan ndoshta edhe më shumë sepse në atë tragjedi – askush nga ju nuk kishte mundësi të ndihmonte. Por sa herë që keni pasur mundësi e keni shfrytëzuar atë shans dhe keni qenë të parët që keni ndihmuar bashkëqytetarët tuaj”, tha ministrja.

Ajo shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e Armatës që këtë verë në 13 lokacione në Koçan, Berovë, Dellçevë, Kumanovë dhe kudo që kishte nevojë, nga toka dhe nga ajri pamëshirshëm u përfshinë në shuarjen e zjarreve.
„Faleminderit që treguat se jeni njerëz të vërtetë me parime, integritet dhe shumë guxim në të trembëdhjetë vendet ku rrezikoheshin zjarret. Ushtarë me karakter të fortë dhe motivim të fortë. Liderë që edhe në kohët më të vështira keni treguar se fjala “dorrëzim” nuk ekziston në fjalorin e tyre”, tha ministrja.

Për profesionalizmin dhe suksesin e tyre në përballjen me zjarret, mbi 1000 pjesëtarë të Armatës u shpërblyen me çmime në të holla, pushime shpërblyese apo lavdërime. Por, çmimet nuk ishin motiv për guximin dhe sakrificën e pjesëtarëve të Armatës, por fjala e tyre e dhënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve – tha Shekerinska.

„E di që atë që bëtë dhe sakrificën që bëtë nuk e bëtë për para, për falenderim apo ditë pushimi, por për fjalën tuaj, se do të shërbeni dhe do të bëni gjithçka për të mbrojtur vendin dhe për të mbrojtur popullin e tij. Ne nuk e bëjmë këtë sot as për para, as për falenderim dhe as për ditë pushimi, por sepse fjala juaj dhe shërbimi juaj kërkon që ne ta mbajmë fjalën dhe të justifikojmë shërbimin tonë. Ajo që shpallëm në Ditën e Armatës tregoi se nuk është thjesht një fjalë e lehtë, por një detyrim që e kemi marrë përsipër dhe e dinim se do të përmbushej. Më lejoni edhe një herë t’ju falënderoj në emër të gjithë Qeverisë, sepse qëndruat të fortë dhe me guxim kur të gjithë kishin nevojë për guximin dhe forcën tuaj. Faleminderit dhe urime!”, përfundoi ministrja Shekerinska.

Други вести
Skip to content