Ministrja Shekerinska hapi turneun perkujtimor në futboll të vogël për mbrojtësit e rënë

Turneu Qendror Përkujtimor në futboll të vogël në nder të mbrojtësve të rënë u hap këtë mëngjes në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, ku u drejtuan ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshme Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski.

„Turneu përkujtimor është mënyra jonë çdo vit për të përkujtuar në mënyrë aktive mbrojtësit e rënë, për t’i falënderuar ata dhe për të shprehur ngushëllimet tona për familjet e secilit anëtar të forcave të armatosura që dhanë jetën në shërbim,” tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila hapi turneun e këtij viti.

Shekerinska theksoi se motivimi dhe angazhimi i përfaqësuesve të Shoqatës së Mbrojtësve – Heronjtë e Maqedonisë, për të organizuar këtë turne në futboll të mbyllur, tregon më së miri respekt për guximin e mbrojtësve tanë, bijve tuaj, burrave tuaj, baballarëve, heronjve tanë.

Ajo shtoi se pjesëtarët e Armatës, Policisë, të gjitha shërbimeve të sigurisë, së bashku me zjarrfikësit, stafin mjekësor dhe të gjithë të tjerët që janë pjesë e një sistemi të tillë janë njerëz që janë gjithmonë të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve të tyre dhe vendit të tyre.

„Është detyra e jonë të japim më të mirën dhe të krijojmë kushte që ata të bëjnë punën e tyre më mirë. Është detyra dhe detyrimi ynë të krijojmë mundësi të reja për prosperitet, zhvillim dhe përparim të tyre. Është detyra dhe detyrimi ynë ta japim atë maksimum çdo ditë, para tyre dhe në emër të së ardhmes së fëmijëve tanë,” tha Shekerinska.

Në fjalën e tij, ministri Spasovski theksoi: “Një nga vlerat që na bashkon, na fisnikëron moralisht dhe njerëzisht – është tradita, në të cilën, ndër të tjera është thurur kujtesa kolektive e asaj që është e vyrtytshme, domethënëse, ajo që është afër ne dhe e pavdekshme. Në këtë kontekst, kjo ngjarje sportive përkujtimore ka të njëjtin qëllim të lartë – të na mbledhë së bashku, të na kujtojë vazhdimisht të gjithë kolegët dhe miqtë tanë të dashur, personazhet dhe veprat e tyre sublime në emër të lirisë së vendit tonë dhe qytetarëve të tij.

Spasovski shtoi se me respekt të thellë për të gjithë pjesëtarët tanë të rënë në institucionet e sigurisë, por edhe për të dashurit e tyre, humbja e të cilëve është e pariparueshme, ne dërgojmë një mesazh të fortë dhe të rëndësishëm: “Ne kurrë nuk duhet të harrojmë atë që u detyrohemi heronjve, që ne kemi një detyrim të qartë që vazhdimisht synojmë për më mirë, për njerëzit, duke shfrytëzuar sa më mirë mundësitë që na janë dhënë, pa dyshim, falë mbrojtësve tanë.“

Në ngjarjen e sotme folën gjithashtu edhe kryetari i Shoqatës “Heronjtë e Maqedonisë” Vlado Stojanovski dhe sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së Policisë Maqedonase, Kiro Trajkovski.

„Ata, si pjesëtarë të forcave të sigurisë, mbrojtën atdheun e tyre, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin, duke dhënë me fisnikëri jetën e tyre për të jetuar në liri dhe paqe. Heronjtë tanë me veprat e tyre do të kujtohen gjithmonë dhe do të jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen kolektive të popullit maqedonas. “Nëse mund të flasim nga përjetësia, do t’ju themi se heronjtë nuk vdesin, humbja e tyre ndihet, jo vetëm në familje por edhe në forcat e sigurisë”, tha në fjalën e tij kryetari i shoqatës, Vlado Stojanovski.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë Maqedonase, Kiro Trajkovski në emër të anëtarëve të sindikatës policore shprehu mirënjohjen për veprën heroike të kolegëve të rënë, e cila është shumë e vogël në krahasim me fisnikërinë e tyre që është themeli i të ardhmes së atdheut tonë. Ai shtoi se ata janë gjithmonë këtu sipas mundësive për t’u dalë në ndihmë familjarëve të mbrojtësve.

Други вести
Skip to content