Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

SLLAVJANKA PETROVSKA

Sllavjanka Petrovska është Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga 17 janari 2022.

Në periudhën nga viti 2020 deri në marrjen e pozitës së Ministres së Mbrojtjes, ka qenë deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtare e Komisionit Ligjvënës, Komisionit për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masave për Përgjimin e Komunikimeve dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë të Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës.

Në periudhën nga janari deri në korrik 2020, Petrovska ishte zëvendësministre plotësuese e Punëve të Brendshme në Qeverinë që organizoi dhe mbajti Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të mbajtura në korrik 2020. Nga qershori i vitit 2017 është shefe e kabinetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe nënkryetare e dy grupeve punuese të ngarkuara me zbatimin e reformave në shërbimet e sigurisë-inteligjencës dhe në sistemin e përgjimit të komunikimeve. Nga dhjetori 2015 deri në maj 2016 dhe nga shtatori deri në dhjetor 2016 është pjesë e kabinetit të ministrit të Brendshëm.

Nga viti 2008 deri në vitin 2015 ka punuar në Kuvend, në Sektorin për Mbështetjen e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka punuar në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Nga viti 2003 deri në vitin 2006 ka punuar në Sekretariatin për Çështje Evropiane.

Sllavjanka Petrovska është e diplomuar në Fakultetin Juridik “Justinijani i Parë” pranë Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup, dhe aktualisht është magjistrante në të Drejtën Administrative, në Departamentin e këtij Fakulteti.

Njeh shkëlqyeshëm gjuhën angleze.

 

e-mail: kabinetMO@mod.gov.mk

Skip to content