Mbahen konsultimet e rregullta me ekipin e SHBA për Transformimit të Mbrojtjes

Nga data 1 deri më 4 nëntor, një ekip nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Transformimin e Mbrojtjes (ISG) vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, gjatë së cilës u zhvilluan konsultime të rregullta me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm me qëllim për të shkëmbyer përvoja dhe qëndrime në lidhje me proceset e mbrojtjes.

Gjatë takimeve u diskutuan disa tema që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe u ndërmorën hapat e mëtejshëm, duke përfshirë drejtimin në karrierë të personelit, ngritjen në detyrë, strukturën e re të propozuar të Armatës, prezantimin e një modeli të ri vlerësimi, por edhe shkëmbimin e përvojave në lidhje me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që janë specifike për çdo vend. Në takime u theksua se me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë do të lind nevoja për të bërë përditësime dhe ndryshime të përshtatshme në strukturën e personelit në të ardhmen dhe se lidhja e një marrëveshjeje me Agjencinë e Furnizimit të NATO-s (NSPA) do të ulë kostot e modernizimit dhe zvogëlojë kohën e dorëzimit të fondeve dhe pajisjeve.

Në emër të ministres së Mbrojtjes dhe në emër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, drejtorit të SHP, gjeneralmajor Zoran Mileski falënderoi për mbështetjen e ekipit të ISG-së për përkushtimin dhe transferimin e njohurive, përvojës dhe kontributit të vazhdueshëm në ndërtimin funksional dhe kapaciteteve të qëndrueshme dhe për proceset të cilat drejtohen në Ministri dhe Armatë.
Si konkluzion nga vizita e realizuar janë konstatuar aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e arritura, në përputhje me planet për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, si dhe rekomandimet për aktivitetet e ardhshme në procesin e transformimit të mbrojtjes.

Други вести
Skip to content