Maqedonia e Veriut prezantohet për herë të parë në “SHAPE Fest” të NATO-s

 

Këtë vit, Maqedonia e Veriut u prezantua për herë të parë në “SHAPE Fest” të NATO-s, një ngjarje ku secili prej shteteve anëtare prezanton trashëgiminë e saj kulturore dhe produktet e saj autentike.

Në stendën e Maqedonisë së Veriut, e cila u organizua nga Zyra Ndërlidhëse në SHAPE me mbështetjen e komunitetit maqedonas në Mons dhe Bruksel, u prezantua materiali promovues për vendin, si dhe ushqime dhe pije autentike. Stenda tërhoqi shumë vëmendje dhe u karakterizua si një nga stendat më të bukura.

SHAPE Fest është ngjarja më mbresëlënëse dhe më masive që organizohet çdo vit në shtator.

Други вести
Skip to content