Konsultime dypalëshe të mbrojtjes me RF të Gjermanisë

Sot dhe nesër në Ministrinë e Mbrojtjes mbahen konsultime dypalëshe të mbrojtjes midis Maqedonisë së Veriut dhe RF të Gjermanisë.

Ministria e Mbrojtjes përfaqësohet në këto konsultime nga një delegacion i kryesuar nga Shefja e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, nënkolonel Biljana Nikolovska, ndërsa pjesë ekonsultimeve është edhe kolonel Ali Hajro, atashe i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut në Gjermani.

Delegacioni gjerman kryesohet nga kolonel Kristian Shmid, Shef i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar me vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, si dhe zyrtari i Zyrës për Republikën e Maqedonisë së Veriut, nënkolonel Mikael Push.

Theksi kryesor i takimeve dy-ditore është në harmonizimin e planit vjetor për bashkëpunimin në mbrojtje për vitin 2022, gjatë të cilit nevojat e dy ushtrive do të diskutohen në fushën e kurseve dhe trajnimeve të ushtrisë, si dhe bisedimet e ekspertëve në fushën e mbrojtjes.

Përveç harmonizimit të planit për vitin 2022, delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes do të prezantojë kapacitetet e poligonit ushtarak “Krivollak”, Qendrës Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, si dhe nevojat e brendshme për trajnime dhe kurse.

Други вести
Skip to content