KONKURS PUBLIK për punësimin e 1 (një ) këshilltari special në Kabinetin e Ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për kohë të caktuar

Sipas nenit 22, pika (1) artikulli 6, pika (5) dhe pika (8) nga Ligji për Nëpunës në Sektorin Publik („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18), dhe në pajtim me nenin 22 dhe nenin 23 nga Ligji për Marrëdhënie Pune (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16 dhe 120/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 110/19, 267/20, 151/21 dhe 288/21), ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:

KONKURS PUBLIK
për punësimin e 1 (një ) këshilltari special në Kabinetin e Ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për kohë të caktuar

1. Ministria e Mbrojtjes ka nevojë për punësimin e 1 (një) Këshilltari Special në Kabinetin e Ministres së Mbrojtjes si vijon:
– Këshilltar Special i Ministres për Çështje Politike dhe Ekonomike;

Kandidati duhet të plotësojë kushtet e përgjithshme në vijim:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
– të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore, dhe
– me vendim gjykate mos t’i jetë lëshuar dënim/ndalesë për kryerje të ndonjë profesioni, veprimtarie apo detyre.

Kandidati, krahas kushteve të përgjithshme të parapara me ligj, gjithashtu duhet të posedojë:
– nivelin e kualifikimeve VI A sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe së paku 240 kredi të marra sipas ECTS ose të ketë kryer shkallën VII/1 – Shkenca Juridike.
– të ketë 10 vjet përvojë pune,
– të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut së Veriut të cilët plotësojnë kushtet e theksuara.

Bashkë me aplikacionin, kandidatët duhet të dorëzojnë dëshmi për plotësimin e kushteve të theksuara në konkursin publik, në origjinal ose kopje të noterizuara, si vijon:

– Dëshmi për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
– Dëshmi për aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,
– Dëshmi se me vendim gjykate nuk i është lëshuar aktgjykim për ndalesë të kryerjes së ndonjë profesioni, veprimtarie apo detyre,
– Vërtetim – Diplomë për shkallën e arsimit të kryer,
– Vërtetim – Çertifikatë për njohjen e një gjuhe të huaj,
– Biografi të shkurtër,
– Letër motivimi;

Orari i kohës së punës:
– orë pune në një javë: 40,
– orari ditor i punës nga 07:30 – 08:30 deri 15:30 – 16:30,
– ditë punë: nga e hëna deri të premten.

Si kushte speciale për punën në kabinet parashihen: punë gjatë pushimeve të fundjavës, punë gjatë festave të caktuara me ligj, për kryerjen e punëve emergjente dhe të paanulueshme.
Shuma e parave në bazë të pagës neto është nga 35.000 denarë deri 50.000 denarë.
Me kandidatin e përzgjedhur do të nënshkruhet kontratë pune për kohë të caktuar.
Punësimi i këshilltarit zgjat më gjatë deri në mbarimin e mandatit të ministres së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Afati për dorëzimin e aplikacionit bashkë me dokumentet e nevojshme është 3 (tri) ditë pune (duke e llogaritur edhe ditën e shpalljes).
Kushtet e theksuara në konkurs, kandidatët duhet ti kenë plotësuar në momentin e aplikimit.
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në afat prej 5 (pesë) ditëve pas mbarimit të afatit për aplikim, varësisht nga numri i kandidatëve të paraqitur.
Aplikacionet bashkë me dokumentet e nevojshme të dorëzohen në arkivin e Kabinetit të Ministres së Mbrojtjes, Rr.“Orce Nikolov” nr. 116, 1000 Shkup, me titull “për konkursin për këshilltar special “.
Aplikacionet e dorëzuar përmes postës duhet tëdorëzohen me dërgesë të rekomanduar sipas ligjit me shënim “për shpalljen për këshilltar special”, dhe për të cilën data e dorëzimit do të konsiderohet dita e pranimit, dhe për të cilën data e dorëzimit do të konsiderohet data e pranimit, që duhet të jetë brenda afatit të përcaktuar në shpallje.
Aplikacionet jo të kompletuara dhe jo të dorëzuara në kohë nuk do të merren në shqyrtim.

2. Procedura e punësimit e përmendur në pikën 1 të kësaj shpallje publike kryhet nga Komisioni për Përzgjedhjen e Kandidatëve sipas Konkursit Publik.

3. Konkursi publik për punësim në vendin e caktuar të punës duhet të publikohet në së paku dy gazeta ditore, nga të cilat së paku, në njërën nga gazetat që botohen në gjuhën maqedonase dhe një në gazeta që botohen në gjuhën e folur nga së paku 20% e qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare tjetër, ndryshe nga maqedonishtja.

Други вести
Skip to content