Grupi i batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Shtip fiton kushtet më moderne të punës – rindërtimi i plotë i objekteve të Armatës në rrjedhë


Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot vizitoi kazermën e Shtipit ku ndodhet Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, e cila është edhe njësi ushtrake e NATO -s dhe ku për momentin në fazën e rindërtimit të plotë janë dy ndërtesa që do të marrin një pamje të re dhe moderne, dhe me efikasitetin më të lartë të energjisë.

„Në Shtip ne nuk vendosëm rastësisht të gjejmë këtë kapacitet të NATO -s, Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, sepse menduam se kemi mjaft të rinj dhe përvojë dhe se kemi një numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve të Armatës të cilët do të jenë në gjendje të arrijnë kriteret e nevojshme. Në këtë periudhë, fokusi ynë kryesor si në aspektin e stafit ashtu edhe në aspektin e pajisjeve dhe në aspektin e kushteve cilësore të punës ishte vërtetë Shtipi. “Edhe sot jam e kënaqur që mund të dëshmoj këtu se aktivitetet në lidhje me rinovimin serioz të dy ndërtesave të kazermës po shkojnë sipas planit, të përshpejtuara dhe pres që të gjitha të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara”, tha ministrja.

Shekerinska tha se njësia e Shtipit është vendosur si një nga prioritetet në zhvillimin e Armatës.

„Përveç rritjes së pagave dhe shtesave, përveç faktit se fokusi në pajisje, armatim, mbrojtje, uniforma, pajisje sportive u vendos në njësinë në Shtip, ne edhe në aspect të investimit në infrastrukturë tregojmë sa e rëndësishme është njësia e Shtipit, si dhe kazermat e Shtipit për ne. Bëhet fjalë për rinovim të plotë të ndërtesave që janë tashmë më të vjetra se 50 vjet dhe të cilat nga ndërtesat e vjetra dhe të mirëmbajtura në mënyrë të pamjaftueshme do të shndërrohen në ndërtesa moderne dhe me efikasitet energjetik, ku pjesëtarët e Armatës dhe veçanërisht pjesëtarët e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë do të jenë në gjendje të punojnë vërtetë në kushte shumë më të mira. “Do të fitojmë më shumë se 3,000 m2 hapësirë të rinovuar plotësisht, moderne, me efikasitet energjetik, me një sistem të plotë të shuarjes së zjarrit që do të garantojë siguri të shtuar,” tha Shekerinska. Ajo shtoi se në këtë mënyrë ne tregojmë se çfarë do të thotë të jesh një ushtri e NATO -s, dhe gjithashtu tregojmë se sa i vlerëson vendi ushtarët dhe oficerët e vet dhe sa ka ndryshuar politikën e tij për të investuar në atë që është më e rëndësishmja, ndërsa shpesh thuhet se sigurinë dhe mbrojtja nuk kanë çmim.

Aktualisht është duke u zhvilluar rindërtimi i një numri të ndërtesave kapitale të Armatës dhe Ministrisë – përveç dy ndërtesave në kazermën në Shtip, është duke u zhvilluar rindërtimi i objekteve dhe ndërtesave të mëdha në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup, përfshirë ndërtimin e Akademisë Ushtarake dhe një ndërtesë të madhe në kazermën “Ilinden”. Së shpejti do të fillojë rindërtimi i dy objekteve shtesë në kazermën “Ilinden” në Shkup, si dhe objekteve në kazermat në Petrovec, Kumanovë, Tetovë dhe Veles, ndërsa po punohet për gazifikimin e kazermës në Petrovec dhe Kumanovë, e cila në mënyrë të konsiderueshme ndikon në ruajtjen e mjedisit.

Други вести
Skip to content