Flamuri maqedonas u ngrit në hollin e Pentagonit të NATO -s: SHBA uron Shekerinskwn për vizionin e Maqedonisë së Veriut dhe angazhimin personal për anëtarësimin në NATO


Një ceremoni për zbulimin e flamurit maqedonas u mbajt në Sallën e NATO -s në Pentagon, e cila pas anëtarësimit në NATO u bashkua me 29 flamujt e shteteve të tjera anëtare të Aleancës.

Flamuri u zbulua në mënyrë simbolike nga ministrja Radmilla Shekerinska dhe ndihmës sekretarja e Mbrojtjes sw SHBA-sw Laura Kuper.

Duke theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ka forcuar paqen dhe stabilitetin në rajon, Kuper falënderoi ministren Shekerinska për angazhimin e saj personal në anëtarësimin në NATO dhe për kontributin e madh në zhvillimin e marrëdhënieve maqedono-amerikane.

Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërns, e cila në fjalën e saj tha se anëtarësimi ynë në NATO është vendimtar për stabilitetin dhe përparimin e rajonit, me ç’rast e përgëzoi Shekerinskwn për, siç tha ajo, udhëheqjen dhe vizionin në arritjen e qëllimeve strategjike të shtetit.

Shekerinska theksoi se suksesi me anëtarësimin në NATO është rezultat i guximit të fortë politik, 30 vjet punë të palodhur, por edhe mbështetjes së vazhdueshme të miqve si Shtetet e Bashkuara. “Faleminderit që besuat tek ne,” tha ministrja.

Ceremonia u ndoq gjithashtu nga Morin Kormak, ndihmës sekretare e shtetit për Çështjet Aziatike dhe Euroaziatike, e cila gjithashtu mbulon rajonin tonë, Drejtoresha e Agjencisë për Bashkëpunimin e Mbrojtjes dhe Sigurisë Hajdi Grant, dhe zyrtarë të tjerë të Pentagonit, si dhe nga ambasada maqedonase në Uashington dhe ambasada amerikane në Shkup.

Други вести
Skip to content