Bëhet promovimi i 23 oficerëve-nëntogerëve të rinj në Armatë dhe betimi i klasës së 25-të të kadetëve në Akademinë Ushtarake

Sot në një ceremoni ushtarake në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup, u promovuan oficerët e rinj të Armatës, nga klasa e 21-të, në gradën nëntoger, ndërsa betimin solemn e dhanë edhe kadetët e rinj të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” nga klasa e 25-të.

Në ceremoni morën pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejnënkolonel Vasko Gjurçinovski, mysafirë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, përfaqësues nga ministritë mbrojtjes të Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe mysafirë të tjerë.

Gjatë ceremonisë, presidenti Pendarovski, ministrja Shekerinska dhe shefi i Armatës, gjeneral Gjurçinovskit, tre kadetëve të renditur të parë Rexhep Mustafovski, Ilço Gjorgievski dhe Damjan Angjeleski iu ndanë dhurata përkatëse për suksesin e arritur.

Nga klasa e 21-të u promovuan 23 nëntogerë, nga të cilët 17 burra dhe 6 gra, të cilët do të vazhdojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në njësitë e Armatës dhe, duke dhënë betimin solemn, po kaq kadetë nga klasa e 25-të e nisën arsimin ushtarak katërvjeçar nga cikli i parë i studimeve në Akademinë Ushtarake.

Други вести
Skip to content