Bashkëpunimi me SHBA – Shtytje shtesë në forcimin e kapaciteteve të menaxhimit me dezinformata

Në koordinim me Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes me SHBA, më 26 dhe 27 tetor 2021, në Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun (QRMP) qëndruan përfaqësues të Ekipit Informativ të Mbështetjes Rajonale nga Komanda e Operacioneve Speciale (Regional Support Information Team) të SHBA-së.

Qëllimi i bisedimeve ishte shqyrtimi dhe përcaktimi i mundësive dhe mënyrave për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet QRMP-së dhe Ekipit Rajonal për Mbështetjen e Informacionit të SHBA-së me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve parandaluese të QRMP-së për trajtimin e dezinformatave.

Krijimi i bashkëpunimit me Ekipin Rajonal të Mbështetjes së Informacionit të SHBA-së është i një rëndësie të veçantë dhe vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve të menaxhimit të dezinformatave të QRMP-së, por edhe për zhvillimin e sistemit të përgjithshëm të menaxhimit të dezinformatave të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbështetja nga Ekipi Rajonal për Mbështetjen e Informacionit të SHBA-së do të realizohet përmes trajnimit të trajnuesëve të certifikuar të medias nga QRMP në fushën e menaxhimit të dezinformatave bazuar në parimin “trajno trajnuesin”, por edhe përmes mbështetjes profesionale për krijimin dhe pilotimin e një kursi ndërkombëtar për përballjen me dezinformata dhe ndërtimin e rezistencës gjatë vitit 2022.

Përfundimi i të gjitha fazave të trajnimeve të planifikuara si dhe përgatitja dhe pilotimi i kursit për trajtimin e dezinformimit dhe ndërtimit të rezistencës dhe oferta e tij e mëtejshme për të gjitha vendet e NATO-s dhe partnerëve do të japë një shtytje shtesë për të forcuar kapacitetin e përgjithshëm për t’u marrë me lajmet e rreme dhe dezinformatat jo vetëm brenda Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe më gjerësisht brenda NATO-s dhe vendeve partnere.

Други вести
Skip to content