Bashkë me aleatët e pajisim Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë të Armatës– dorëzohet donacioni britanik i sistemeve për strehim gjatë natës


Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Gallouej, sot në kazermën në Gjorçe Petrov ndoqën dorëzimin e një donacioni britanik të sistemeve për strehim gjatë natës të përpunuara sipas teknologjisë më të fundit, të destinuara për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.

„Sistemet për strehim gjatë natës sigurohen me mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar përmes Agjencisë së Prokurimit Publik të NATO -s. Ky ishte shansi ynë për të marrë pajisjet që vërtetë i nevojiteten Armatës, por edhe për të parë se si funksionon sistemi i NATO -s përmes Agjencisë së Prokurimit Publik. Gjatë verës, ligjet u ndryshuan dhe tani e tutje ne si Armatë do të jemi në gjendje të bëjmë blerje përmes agjencisë së NATO -s. Ky ishte një shans me fonde nga Mbretëria e Bashkuar për të marrë pajisje me të cilat Batalioni ynë i Këmbësorisë së Lehtë do të jetë në gjendje të kampojë, për të kaluar natën në të gjitha kushtet – nga vera në dimër, me pajisje të cilësisë më të lartë të përdorur nga vendet e tjera të NATO -s ” , njoftoi ministrja.

Ministrja theksoi se si Ministria ashtu edhe Qeveria bënë gjithçka që Armata të transformohet dhe të pajiset çdo ditë, për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe sigurinë e vendit, por edhe të duket si një Armatë e një vendi anëtar të NATO -s.

„Në periudhën e kaluar, fokusi ynë, si në aspektin e personelit ashtu edhe në kushtet e punës, por edhe në aspektin e pajisjeve, ishte i vendosur në Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Shtip. Siguruam të ardhura më të larta dhe një strukturë vërtet të re të Armatës, dhe në të njëjtën kohë siguruam të ardhura shtesë për të gjithë pjesëtarët e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Shtip. “Blejmë automjete të blinduara të teknologjisë së fundit që do të jenë të destinuara për këtë grup batalioni, dhe në të njëjtën kohë siguruam uniforma komplete, pajisje të plota sportive, sisteme GPS dhe pajisje shtesë të kampimit, e cila është pjesë e pajisjeve që iu takon një grupi të këtillë ”, tha ministrja.

Shekerinska falënderoi ambasadoren Gallouej për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e mbrojtjes dhe Armatës dhe tha se në këtë mënyrë ne së bashku zhvillojmë forca që janë forca të vërteta të NATO -s.

Ambasadorja Gallouej shprehu kënaqësinë që Mbretëria e Bashkuar i dhuron pajisje jashtëzakonisht të rëndësishme Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, që ajo tha se ishte një nga më të mirat në vendet anëtare të NATO -s. “Kjo pajisje do t’u mundësojë forcave të këmbësorisë të veprojnë në misionet e NATO-s, në operacionet e ekspeditës, në të gjitha kushtet e motit,” tha ambasadorja, duke shtuar se bashkëpunimi në mbrojtje vazhdon të realizohet me një ritëm të fortë në të ardhmen.

„Ne aktualisht punojmë me Ministrinë e Mbrojtjes për të zhvilluar planet tona dypalëshe për 2022 dhe 2023. “Brenda fushave të bashkëpunimit deri më tani, ne do të ofrojmë ekspertizë shtesë brenda njësive të këmbësorisë, trajnime në Mbretërinë e Bashkuar, këshillim mbrojtës dhe do të shikojmë mundësi shtesë donacionesh si kjo që dorëzohet sot,” tha Gallouej.

Други вести
Skip to content