Takim Shekerinska– Barishiq: Kroacia mbështet Maqedoninë në rrugën drejt NATO-s

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë Danijela Barishiq gjatë takimit të sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes me ministren Radmilla Shekerinska fillimisht shprehu urimet për emërimin e ministres dhe theksoi se shihet një fryme e re në bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Kroacisë. Ajo theksoi se bashkëpunimi bilateral është në një nivel të shkëlqyer dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë në këtë vijë.

Ministrja Shekerinska shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme dhe porositi se qëllimi strategjik do të realizohet nëprmjet realizimit të reformave të vërteta. „Qëllimi ynë është të shfrytëzojmë përvojat tuaja në reforma, profesionalizim, modernizim dhe shpresojmë të kemi këtë mbështetje nga ju“.

Ambasadorja Barishiq tha se Maqedonia ka mbështetjen e Kroacisë në realizimin e qëllimeve strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE dhe shprehu besimin se reformat në Maqedoni do të realizohen dhe kjo do të jetë me interes për të gjithë rajonin.

Gjatë takimit morri pjesë edhe atasheu mbrojtës i Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, kolonel Marijana Plesha Çadoniq e cila përcolli urimet nga ministri i mbrojtjes së Kroacisë, Damir Kërstiqeviq për emërimin në këtë detyrë dhe prosinë për mbështetje të Kroacisë se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë saj të ndihmojë Maqedoninë në realizimin e qëlimit të saj.

Други вести
Skip to content