FJALA E MM RADMILLA SHEKERINSKA PRANIM-DORËZIMI I DETYRËS MINISTËR I MBROJTJES 01.06.2017

I nderuar, Z. Jolevski,
Më lejoni të falënderohem në emër të të gjithëve për shërbimin tuaj në Armatë dhe Ministrinë e Mbrojtjes,
Të nderuar pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm,
Të nderuar nëpunës të Ministrisë së Mbrojtjes,
Të nderuar mysafir dhe përfaqësues të mediave,

Jam mirënjohëse për besimin dhe mundësinë në këtë fushë të rëndësishme për vendin tonë për të investuar të gjithë dijen, mund dhe përvojën, në mënyrë që para jush dhe publikut maqedonas si ministre e mbrojtjes të zotohem se do të angazhohem forcimin e reputacionit ndërkombëtar dhe pozitën e vendit tonë lidhur me qëllimin e deklaruar konsensual strategjik të anëtarësimit në NATO dhe se do të angazhohem për reformat e nevojshme që do të rrisin sigurinë tonë, që do të garantojnë një ushtri profesionale dhe efikase.

Republika e Maqedonisë ishte iniciator dhe lider i Kartës së Adriatikut. Sot është vendi i vetëm në këtë grup i cili, për fat të keq, ende nuk është anëtar i NATO-s.

Aktivitetet e reformave në kontekst të NATO-s pr shumë arsye u ngadalësuan. Për më tepër, treguan edhe shenja të regresionit, ndërsa së bashku ne do ta ndryshojmë këtë.

Mbrojtja e vendit, ushtria e tij, vite me rradhë dhe për arsye të ndryshme me është me buxhete më të ulëta. Modernizimi ka filluar vetëm kohët e fundit. Gjithashtu, në aspektin e sigurisë tonë dhe rreziqeve të reja me të cilat përballet bota moderne, presionet e ndryshme kanë qenë të dukshme por presioni edhe më i fortë ka qenë edhe nga politizimi dhe motivimi i reduktuar në mesin e profesionistëve në këtë sektor. Së bashku ne mund ta ndryshojmë këtë.

Maqedonia do të ketë Armatë të vogël profesionale e cila do të jetë krenaria e vendit, por do jetë krenari edhe pjesëmarrja në të.

Kthimi i procesit të integrimit në NATO i cili ndodhet në majë të prioriteteve të Republikës së Maqedonisë, do të nënkuptojë një sistem shumë më të hapur dhe transparent i menaxhimit me personelin e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Profesionalizim më i lartë, depolitizimi dhe lëvizja në karrierë për pjesëtarët e armatës do të bazohet në standarde thelbësore, e jo fiktive.

Kjo do të thotë parashikueshmëri më të madhe në karrierën tuaj dhe karrierën e të gjithë atyre që punojnë në këtë sektor kyç për sigurinë dhe të ardhmen e vendit tonë
Angazhohem për transparencë dhe ndershmëri maksimale dhe këtë do ta kërkoj nga të gjithë. Këtë do ta dëshmojmë së bashku çdo ditë në mbështetje të reformave, në marrëdhëniet me publikun, marrëdhëniet me mediat dhe me të gjithë të punësuarit në këtë sektor. Këtë do ta dëshmojmë edhe ndaj ambasadorëve tanë kryesorë në mbrojtje, pjesëtarëve të misioneve paqeruajtëse të Maqedonisë jashtë vendit, të cilët nuk duhet të jenë lëndë manipulimi apo presioni të çfarëdo lloji.

Nëse kam mësuar diçka në jetë, për të cilën foli edhe z. Jolevski, ajo është se profesionistët e ndershëm i bëjnë institucionet e fuqishme dhe efikase. Profesionistë të ndershëm të vendosur në vendet e duhura. Dëshiroj t’i siguroj të gjithë se kjo do të jetë politika ime nga dita e parë dhe më tej. Kjo do të detura ime dhe obligimi im përderisa kryej këtë funksion të rëndësishëm. Të siguroj për të gjithë të cilët e ruajnë këtë vend, të gjithë që nën flamurin e tij luftojnë për të, të gjithë ata të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre për Maqedoninë dhe të ardhmen e saj. Këtë ta bëjnë me dinjitetin që i takon secilit shërbim ushtarak të rëndësishëm, me dinjitetin që ju takon pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, me kokën lartë dhe sigurinë se këtë vendi i tyre do ta vlerësojë lartë. Është vështirë të rish kokëlartë kur ke xhepat zbrazët, është vështirë kur uniforma është e grisur dhe çizmet e vjetra. Jam e vetëdijshme për këtë dhe prandaj dëshiroj të ju them senga dita e parë do të angazhohem në ritjen e standardit dhe kushteve në të cilat punojnë dhe funksionojnë të gjithë pjesëtarët e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Do të punoj të siguroj që shteti të jetë i ndershëm ndaj pjesëtarëve të armatës së vet dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ashtu sikur janë ata ndaj shtetit. Të paguajë në kohë detyrimet financiare ndaj tyre. Kjo nuk do të jetë lehtë dhe nuk do të ndodhë për një natë, mirëpo është patjetër të fillojmë.

Ju siguroj se do të përkushtohem në për ngritjen e standardit jetotësor dhe punues në ARM dhe MM, sepse një vend që nuk mendon për mbrojtësit e vet, nuk mendon as për veten as për të ardhmen e vet. Karrierën time e kam filluar si asistente në Akademinë Ushtarake në Shkup dhe saktë mbaj mend fjalët që e shkruara në mur, “Nder – Shërbim – Atdhe”.

Postin e ministrit të Mbrojtjes që kam marrë është një nder i madh që bashkë me ju t’i shërbej atdheut. Do të investoj të gjitha njohuritë dhe përvojën time bashkë reformat në forcat e dhe strukturat e mbrojtjes, së bashku me ushtrinë, së bashku me të gjithë ju në MM për të garantuar unitetin dhe sigurinë e shtetit, për të siguruar të ardhmen sigurtë dhe kjo mund të vërtetohet me plotësimin e qëllimit të madh – Republika e Maqedonisë, anëtare e NATO-s.

Ju ftoj t’i shërbejmë Maqedonisë, së bashku, të bashkuar pikërisht drejt këtij qëllimi dhe të jemëi më të fortë pikërisht për shkak të këtij uniteti.

Të rrojë Armata e Republikës së Maqedonisë!
Të rrojë Republika e Maqedonisë!

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail