FJALIMI I MM RADMILLA SHEKERINSKA PËRCJELLJA E KONTINGJENTIT TË ARM NË STËRVITJEN „SABER GUARDIAN 2017“

Të nderuar,

Është nder dhe kënaqësi që jam sot këtu në kazermën Ilinden, duke i përcjellur pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë në stërvitjen „Saber Guardian 17“.

Bëhet fjalë për një aktivitet stërvitor me përmasa të mëdha, ngjarje që përfshin më shumë se 25.000 pjesëtarë të forcave të armatosura nga 20 vende anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere ku takon edhe Maqedonia, dhe është stërvitja më e madhe në rajonin e Detit të Zi.

Armata e Republikës së Maqedonisë, me mbështetjen e Komandëës së Forcave tokësore të SHBAs-ë për në Evropë, në “Saber Guardian 17” do të marrë pjesë me 8 pjesëtarë të Batalionit Inxhinierik, 40 pjesëtarë të Batalionit të Policisë Ushtarake, 14 pjesëtarë të Batalionit për Qëllime Speciale dhe 9 pjesëtarë të Task Forcave Ballkanike Mjekësore.

“Saber Guardian 17” është një mundësi e shkëlqyer për trajnueshmërinë e forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse përfshirë edhe Maqedoninë në kuptim të forcimit të gatishmërisë dhe përmirësimit të uinteroperabilitetit dhe kapacitetit për bashkëpunim nën një komandë të përbashkët, duke kryer një spektër të tërë të misiobneve ushtarake, ndërsa në drejtim të mbështetjes së sigurisë dhe stabilitetit të rajonit të Detit të Zi.

Kjo do të realizohet në teritorin e Rumanisë, Hungarisë dhe Bullgarisë stërvitje dhe e njëjta so të demonstrojë aftësitë e përbashkëta të aleatëve dhe partnerëve për mbrojtjen e sigurisë së rajonit.

Kah mesi i këtij muaji do të kem mundësinë të udhëtoj në Rumani për të vizituar trupat dhe forcat tona, të cilët së bashku me homologët e tyre nga vendet partnere manifestojnë nivel të lartë të profesionalizmi ushtarak, për çka rregullisht marrin vlerësime të larta.

Stërvitja do të realizohet në periudhën nga 8-22 korrik, ndërsa pas mbarimit të saj, një skuadron me rreth 300 pjesëtarë të armatës së SHBA-së në Evropë në Evropë, me mbi 100 automjete dhe pajisje ushtarake nga Rumania, nëpër Bullgari do të nisen drejt Republikës së Maqedonisë ku nga 28 korriku deri më 8 gusht, bashkë me rreth njëqind pjesëtarë të ARM-së nga gjini të ndryshme do ta kryejnë aktivitetin stërvitor „Dragoon Guardian“ në Poligonin Ushtarak „Krivollak“.

Neve, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në veçanti na gëzon fakti që një armatë me kritere jashtëzakonisht të larta si që është armata e SHBA-së, ka zgjedhur pikërisht Poligonin Ushtarak Krivollak për të realizuar këtë stërvitje sepse tashmë një kohë të gjatë përpiqemi të promovojmë këtë kapacitet tonin edhe në rajon, por edhe më gjerë.

Të nderuar pjesëtaë të ARM,
Jemi veçanërisht krenar për njësitë tona të cilat, sup më sup, marrin pjesë në aktivitetet stërvitore me partnerët tanë SHBA dhe vendet tjera anëtare të NATO-s.

Vetë fakti që ARM-së i ngarkohen detyrat më të ndërlikuara flet për shkallën e profesionalizmit, gatishmërinë dhe entuziazmin e lartë të ushtarëve tanë.

Gjatë javës së kaluar isha në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve anqëtare të NATO-s dhe vendeve që marrin pjesë në misionin e NATO-s në Afganistan. Aty pata një mundësi të shkurtër fill pas mbledhjes të bisedoj me serkretarin amerikan të mbrojtjes, z. Matis. Në këtë bisedë morri pjesë edhe përfaqësuesi i përhershëm amerikan në NATO, z Litzenberger, i cili lidhur me temën e Maqedonisë dhe anëtarësimit në NATO tha fjalët që sot dëshiroj ti përsëris. Ai tha, “Kam kaluar një kohë të gjatë në Afganistan, andaj dëshiroj që në emrin tim dhe në emër të SHBA-së të falënderoj trupat e Maqedonisë të cilët kujdeseshin për paqen dhe sigurinë tonë, ata ruanin edhe sigurinë e këtij misioni të rëndësishëm”. Informacionet dhe deklaratat e këtilla dëshmojnë se sa me rëndësi është është pjesëmarrja në këto misione dhe sa i rëndësishëm është angazhimi ynë në përhapjen e paqes dhe sigurisë botërore dhe në promovimin e Republikës së Maqedonisë dhe forcat e armatosura të saj.

Dëshiroj në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Maqedonisë, të falënderoj të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetën e tyre në interes të vendit tonë.

Unë jam e bindur se stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta kryesisht kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe marrëdhënie partneriteti, por në të njëjtën kohë kontribuojnë për të përmirësuar aftësitë tona të mbrojtjes dhe për të përmirësuar aftësinë tonë për të vepruar në situata të ndryshme të natyrës së sigurisë.

Pjesëtarë të respektuar të ARM-së,
Ju uroj një rrugë të mbarë, stërvitje të suksesshme dhe kryerje të përkryer detyrava të marra, njëjtë sikur deri tani.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë besojnë në ju dhe e dijnë se do t’a paraqisni vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Rroftë Republika e Maqedonisë!
Rroftë Armata e Republikës së Maqedonisë!

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail