Fjala përshëndetëse e ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska me rastin e 18 gushtit Ditës së ARM-së

Të nderuar !

Është kënaqsi dhe privilegj që sot të jem këtu para jush, me rastin e 25 vjetorit të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Jubile i vogël për botën, por i madh për ne dhe për vendin tonë.

Zonja dhe zotërinj, ata të cilët i bartin uniformat e Armatës së Republikës së Maqedonisë, ata të cilët sigurinë tonë e kanë përgjegjësi të vetën, ata të cilët në detyrë janë të gatshëm që edhe jëtën e tyre t’a rrizikojnë për vlerat tona, pikërisht atyre, si ministre e mbrojtjes dhe si qytetare, u shpreh nderime dhe mirënjohje të sinqerta.

Kujdesi lind guxim – ka thënë një filozof nga lindja. Patjetër se duhet të vlejë edhe e kundërta: guximi i ushtrisë sonë e meriton kujdesin tonë.

Armata është në mesin tonë edhe në ditët e vështira, në rradhët e para për të mbrojtur qytetarët dhe për t’a ruajtur paqen e sigurinë. Në jehonën e valës së refugjatëve Armata e Republikës së Maqedonisë u përfshi për të siguruar kufirin tonë jugor dhe ushtarët tanë janë edhe më tutje atje. Në ditët më të vështira pas vërshimeve të vjetshmë 580 ushtarë iu përgjigjën thirrjes për ndihmë të qytetarëve. Kur zjarret gjatë kësaj vere zgjeroheshin në territorin e vendit, Armata përsëri e para erdhi për të ndihmuar. Me helikopterë të cilët ndihmuan shumë fshatra dhe shumë familje. Me njësi të cilat dy javë nuk pushuan fare, duke realizuar aksone të mundimshme dhe të rrezikshme. Me gjashtë pjesëtarë plotësues të forcave të armatosura tokësore luftonin me zjarret duke e vënë në rradhë të parë mirëqënien e bashkëvendasve të tyre, para mirëqënies personale.

Kjo sakrificë dhe ky përkushtim i pashoq meriton të vlerësohet. Personalisht marr përgjegjësinë – të gjithë ushtarët dhe eprorët të cilët ishin pjesë të fikjes së zjarreve materialisht të shpërblehen. Guximi dhe trimëria nuk paguhen me para, por edhe kujdesi nuk mund të ngelet vetëm në fjalë. Guximi dhe përpjekja heroike e ushtarëve tanë nuk mund të kalojnë pa u vlerësuar.

Sot këtu jemi mbledhur për të njejtin shkak: të shprehim mirënjohjen tonë ndaj pjesëtarëve të ARM-së dhe MM-së të cilët janë dëshmuar në realizimin e detyrave të tyre. Një pjesë e tyre këto mirënjohje do t’i marrin këtu, pjesa tjetër, nëpër kazerma së bashku me kolegët e tyre të parë. Shumica prej jush sot do të marrin avancime dhe mirënjohje – u uroj përzemërsisht për mundin dhe përvojën me të cilat edhe i keni merituar avancimet dhe mirënjohjet..

Por, nuk dua të jem vetëm formale. Dëshiroj që rastin në fjalë t’a shfrytëzoj që t’ju ftoj të gjithë juve, të gjithë pjesëtarëve të ARM-së dhe MM-së që së bashku ta realizojmë vizionin tonë të përbashkët: Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s, e sigurt, e prosperuese, me Armatë me të cilën krenohet, por edhe së cilës i përgjigjet.

Nuk kam dilemë se ky vizion na bashkon. Por, vizioni pa plane konkrete, hapa konkret është vetëm ëndërr dhe ngjall dëshpërim.

Maqedonia vite me rradhë vonon në procesin e dokumenteve strategjik të mbrojtjes, detyra e të cilave është pikërisht kjo: të definojnë hapa konkret, me data dhe përgjegjësi konkrete.

Në mënyrë që t’i arrijmë këto qëllime, na nevojitet disciplinë dhe konsistencë. Na nevojitet lidership te secili prej jush.

Disa nga ju do të punojnë në dokumentet e sipërpërmendura strategjike. Do të kemi nevojë që t’a kompenzojmë kohën e humbur. Disa nga ana tjetër, do ti përkushtohen funksionimit të përditshëm të Armatës dhe MM-së. Zotohem se do të ndihmoj në përmirsimin e kushteve elementare të punës, trajnimit dhe funksionimit. Dikush do të vazhdojë me fuqizimin e mirëbesimit te partnerët ndërkombëtarë, me rezultatet e përkryera që u arritën në misionet e vështira nëpër botë.

Maqedoni, stabile, Maqedoni e sigurt, Maqedoni anëtare e plotë e NATO-s, aleanca paraqet hap të madh përpara për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë, por edhe të rajonit në tërësi. Vetëm së bashku do të mund t’i tejkalojmë dhe të ballafaqohemi me sfidat dhe kërcënimet dhe të orientohemi kah vlerat në të cilat besojmë.

U jam mirënjohëse për shërbimin e deritanishëm. Së bashku mund të bëjmë më shumë.

Rroftë Armata e Republikës së Maqedonisë

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail