FJALIMI I MINISTRES SË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ZNJ. RADMILLA SHEKERINSKA-JANKOVSKA ME RASTIN E “18 GUSHTIT – DITËS SË ARMATËS SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SHKUP, 18 GUSHT 2017, STADIUMI USHTARAK

I nderuari Kryetar,
Të nderuar ministra,
I nderuar Shef i Shtabit të Përgjitshëm, gjeneralë të ARM-së,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të RM-së,
Ekselenca, përfaqësues të korrit diplomatik,
Të nderuar pjesëtarë të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes,
Përfaqësues të mediave, mysafirë të nderuar,

Është një nder i veçantë për mua, që si ministre e mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, t’ua uroj 18 Gushtin – Ditën e Armatës, të gjithë pjesëtarëve të ARM-së, Ministrisë së Mbrojtjes për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe për angazhimin e pashoq në kuadër të realizimit të obligimeve dhe detyrave të deritanishme.

18 gushti është njëri ndër simboleve të shtetësisë së vendit tonë. Në ditën e sotme, para 74 viteve në malin Sllavej u formua batalioni “Mirçe Acev”, i cili gjatë Luftës Nacionalçlirimtare u shëndrrua në ushtri e cila e çliroi territorin e vendit tonë. Në atë luftë, shumë luftëtarë dhanë jetën e tyre për lirinë e Maqedonisë, ndërsa veprën e tyre e vulosën edhe në themelet e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Lavdi !

Dyzet e nëntë vjet më vonë mbi thmelet. Traditën dhe veprën e këtyre luftëtarëve trima, u formua Armata e Republikës së Maqedonisë në të cilën pasqyrohet karakteri multietnik dhe multikulturor i vendit tonë. ARM-ja 25 vite mbron dhe siguron integritetitn territorial dhe pavarësinë e vendit dhe me dinjitet e përfaqëson Republikën e Maqedonisë gjithandej ku ka nevojë si “Ambasadori ynë më i mirë i paqes”.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Rruga drejt formimit të Armatës gjatë 25 viteve të fundit ishte e mbushur me sfida të shumta. Përgjatë kësaj rruge ne mësonim nga përvoja, tradita, mësonim nga miqtë dhe aleatët tanë dhe me partneritet u qaseshim sfidave të sigurisë në rrafshin rajonal dhe në atë global. Sot Armata në mënyrë të barabartë merr pjesë në kuadër të misioneve paqësore dhe merr vlerësimet më të larta për aftësinë dhe gatishmërinë e saj. Guximi dhe sakrifica e pjesëtarëve të Armatës të cilët e arsyetuan besimin e qytetarëve, nuk do të ngelë pa u vlerësuar.

Armata në shpatullat e veta mban përgjegjësinë për sigurinë tonë, ndërsa rreziqet ndaj sigurisë, në skenën vendore dhe në atë ndërkombëtare, pësojnë ndryshime dramatike. Rreziqet nga terrorizmi, nga ekstremizmi i dhunshëm nuk njohin shtete e as kufij. Akti barbar terrorist që ndodhi dje në Barcelonë, e që pati pasoja tragjike me hubje të jetës së njerëzve, na e rikujton faktin se askush askund nuk është i sigurt. Jostabiliteti me mijëra kilometra larg nesh, ka ndikim edhe ndaj sigurisë dhe ekonomisë tonë. Askush nuk mund të mbetet i izoluar nga këto rreziqe, por ka mundësi që ta rritë nivelin e rezistencës. Për këtë, në masë të madhe do të ndihmojë realizimi i qëllimit tonë strategjik – anëtarsimi i plotë në NATO.

Konsenzusi i gjerë rreth NATO-s nuk është floskul, nuk është mit për një siguri absolute dhe të përhershme. Qytetarët e Maqedonisë e shohin botën rreth tyre. Ata konkludojnë dhe shohin gjithçka, përmes shembujve të tyre, nga përvojat e tyre se vendet të cilat u anëtarsuan në NATO, u shëndrruan në vende më të sigurta. Njëkohësisht rrethanat politike u bënë më të parashikueshme, stabiliteti solli më tepër investitorë, shtet funksional juridik dhe rritje më të madhe ekonomike. Këtë e pamë edhe në fqinjësinë tonë kur disa vende na kaluan. Këtë e shohim edhe me zgjerimin e fundit dhe me përvojën e Malit të Zi . “Vështirë por me dobi të jashtëzakonshme” – ishte komenti më i qartë i kolegëve tanë malazias.

Në emër të këtij konsenzusi të gjerë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, i ftoj të gjithë pjesëtarët e ARM-së dhe MM-së që të punojmë në vizionin tonë të përbashkët: Maqedonia anëtare e NATO-s, e sigurt dhe përparimtare, me Armatë me të cilën krenohet, por edhe për të cilën kujdeset.

Nuk kam dilema se ky vision do të na mbajë të bashkuar. Por vizioni pa plane konkrete, pa hapa të qartë është vetëm një ëndërr që ngjall dëshprim.

Maqedonia tashmë disa vite vonohet sa u përket dokumenteve strategjike të mbrojtjes, detyrë e të cilave është pikërisht kjo: të definojnë hapat konkret, me data dhe me obligime konkrete. Për t’i arritur këto qëllime dhe reforma na nevojitet disciplinë dhe konsenzus.

Procesi i reformave në fushën e mbrojtjes do të mbështetet pikërisht në këto dokumente të reja strategjike të cilat do të bazohen në nevojat reale dhe në mundësitë kombëtare, e jo në dëshirat e disa individëve. Kjo do të mundësojë edhe përshpejtimin e procesit të pajisshmërisë dhe modernizimit me pajisje të re dhe moderne luftarake në përputhje me kërkesat, si dhe financim stabil dhe investime në mbrojtjen e shtetit, ashtu siç i ka hije një Armate bashkëkohore.

Procesi i reformave do të thotë edhe funksionim më i mirë i ARM-së dhe MM-së, duke i përfshirë këtu edhe kushtet elementare për punë dhe trajnim e stërvitje të pjesëtarëve të ARM-së.

Sepse Armata është pran nesh në momentet më të vështira, në rradhët e para në mbrojtje të qytetarëve dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Në jehonën e krizës së refugjatëve, Armata e Republikës së Maqedonisë u përfshi në ruajtjen e kufirit tonë jugor, në ditët më të vështira pas vërshimeve të vjetshme ushtarët iu përgjigjen thirrjes për ndihmë, kur zjarret gjatë verës u shpërndanë nëpër disa pjesë të vendit, pjesëtarët e ARM-së dhe helikopterët tanë arritën të shpëtojnë shumë familje dhe fshatra nga zjarri.

Kjo sakrificë dhe ky përkushtim i pashoq meriton të vlerësohet. Personalisht marr përgjegjësi – të gjithë ushtarët dhe eprorët të cilët ishin pjesë e shuarjes së zjarreve do të jenë të shpërblyer materialisht. Guximi nuk paguhet me para, por edhe kujdesi nuk duhet të ngel vetëm me fjalë. Guximi dhe përpjekja heroike e ushtarëve tanë nuk do të kalojnë pa u vlerësuar.

Të nderuar pjesëtarët të Armatës,

E ardhmja e Republikës së Maqedonisë është në anëtarsimin e plotë në NATO dhe në BE, qëllime këto të cilat kanë mbështetje të fuqishme e publike duke e bashkangjitur këtu edhe konsenzusin politik. Qeveria dhe të gjitha institucionet shtetërore janë duke punuar në mënyrë intenzive dhe janë tërësisht të përkushtuar në realizimine këtij qëllimi strategjik. Ne do të ngelim të përgatitur për marrjen e përgjegjësive dhe obligimeve që dalin nga anëtarsimi në Aleancë, duke përfshirë këtu edhe kontributin afatgjatë në kuadër të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe euroatlantike.

Ju e keni mbështetjen e plotë nga ana e Qeverisë dhe nga ana e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për realizimin e suksesshëm të misioneve tuaja dhe jam e bindur se besimi i plotë do të jetë motiv shtesë për të vazhduar me realizimin e detyrave të dhëna denjësisht dhe në mënyrë profesionale, ashtu siç u ka hije pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë .

Mbretëresha më e njohur ruse ka thënë: “Po fryen erë e fortë. Ajo mund të na sjell ide apo kokëdhembje”. Ka menduar për erën e ndryshimeve e cila mund të sjellë problem apo shansë. Nuk jemi më të mëdhenjtë. Nuk jemi më të fortët. Nuk duhet të jemi. Por, mundemi dhe duhet patjetër të jemi të mençur dhe të shpejtë. Duhet të sjellim vendime të duhura. Të krijojmë partneritete të duhura. Të shohim më larg dhe të veprojmë më shpejtë.
Kemi humbur shumë kohë dhe shumë shanse. Por, çështja nuk është se çfarë kemi lënë pas, por se çfarë kemi para nesh.
Ju ftoj që ta shfrytëzojmë erën e ndryshimeve. Të bëhemi më të mirë. Të funksionojmë në mënyrë më efikase. Të investojmë me syçelësi. Të investojmë para se gjithash tek njerëzit tanë. T’u ofrojmë mundësi të dëshmojnë se sa dhe çfarë dinë. Ata e meritojnë një gjë të tillë.

Në fund, i falenderoj partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e plotë, ndërsa pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për shërbimin e tyre.

RROFTË 18 GUSHTI – DITA E ARM-SË
RROFTË REPUBLIKA E MAQEDONISË
RROFTË ARMATA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail