FJALIM I ZORAN JOLEVSKI, MINISTËR I MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË FESTIVAL I MUZIKËS USHTARAKE „MAQEDONIA HAPËRON FUQISHËM PËRPARA” Shkup 02 maj 2017

Të nderuar,

Mirësevini në Shtëpinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë ku jemi nikoqir të Festivalit të Parë për Muzikë Ushtarake të organizuar në historinë e Republikës së Maqedonisë sovrane dhe të pavarur. Me tingujt e orkestrës ushtarake të ushtarëve dhe oficerëve tanë të cilët në mënyrë të vendosur nën hapërojnë nën flamurin kombëtar dhe flamurin e njësisë së tyre si bartës krenarë të traditave libertariane dhe si mbrojtës të paqes dhe sigurisë brenda dhe jashtë vendit.

Ceremonia e sotme është rezultat i përpjekjeve të Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes për promovimin e vazhdueshëm dhe rritjen e trashëgimisë kulturore dhe ushtarako-historike e cila kultivohet në njësitë e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Njëzet e pesë vjet më parë Armata e Republikës së Maqedonisë ndërtohet mbi traditat luftarake të detashmenteve revolucionare dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë.

Në këtë ditë, më dy maj 1903 është bërë një hap i rëndësishëm në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë së Maqedonisë. Më dy maj 1903 në fshatin Smilevë filloi Kongresi i Organizatës Revolucionare të Maqedonisë ku është sjellë vendimi që populli maqedonas bashkë me bashkëatdhetarët e saj të kombeve dhe feve të tjera të fillojë një luftë të armatosur për liri, të përjetësuar në Kryengritjen e Ilindenit.

Në Kongresin e Smilevës në vitin 1903 u zgjodh Shtabi i kryengritjes i udhëhequr nga Damian Gruev dhe u miratua Kushtetuta Kryengritëse Disiplinore ku përcaktohet që “kryengritësit, gjersa të ishin gjallë, të ruajë flamurin dhe të gjithë janë të detyruar të bëhen mburojë për flamurin nga trupi i tyre, dhe pastaj edhe të bien.”

Sot më 2 maj, 2017 me festivalin e muzikës ushtarake nderojmë paraardhësit tanë të famshëm që me këngë në buzëkanë ecur pa frikë edhe në vdekje për të liruar Maqedoninë. Me britma te mëdha për “Liri ose vdekje” gjatë luftës revolucionare dhe “Vdekje Fashizmit – Liri Popullit” Gjatë luftës Nacional Çlirimtare dhe Antifashiste, në janar paraardhësit tanë fituan me luftë shtetësinë e Maqedonisë.

Në kujtim të të gjithë heronjve të cilët e kanë dhënë jetën për një Maqedoni të pavarur me besimin dhe përkushtimin se “Maqedonia hapëron të fortë përpara,” Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, shpalli “Konkurs për kompozim origjinal maqedonas për marshim” që ka për qëllim pasurimin e fondit të muzikës origjinale ushtarake maqedonase. Sot ju do të dëgjoni dhe zgjidhni kompozimet më të mira të konkurrsit në performancë të Orkestrit Ushtarak të ARM-së.

Më lejoni që me këtë rast të shpreh mirënjohjen time për të gjithë meritorët për realizimin e kësaj ngjarjeje, për bashkëpunëtorët e mi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë, Orkestrën Ushtarake, Shkollën e Muzikës në Shën. Kirili dhe Metodi – Shkup, Korin Shën. Zlata Meglenska, pjesëmarrësit e konkursit dhe anëtarët e komisionit të konkursit, si dhe për të gjithë mediat që raportojnë për ngjarjen e sotme.

Ju falemnderit!

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail