OPERACIONET DHE MISIONET E ALEANCËS – KRIJIMI DHE ZHVILLIMI I NATO-S (8)

36-natoNATO është kontribues aktiv për paqen dhe sigurinë në skenën ndërkombëtare. Përmes operacioneve të saja për menaxhim me kriza, Aleanca gjithashtu e demonstron edhe gatishmërinë e saj të veprojë si forcë pozitive për ndryshim, duke pasur parasysh kapacitetin e saj të përgjigjet ndaj sfidave të sigurisë në shek.21. Që nga operacioni i saj i parë i madh në Ballkan, në vitet e hershme të 90-ta, ritmi dhe shumëllojshmëria e operacioneve të NATO-s u zmadhuan. NATO është e angazhuar në misionet të cilat mbulojnë të gjihë spektrin e menaxhimit të krizave – nga misionet paqësore e luftarake, trajnimet dhe përkrahja logjistike, deri tek mbikqyrja dhe ndihmat humanitare. Sot në misionet e NATO-s në botë janë të angazhuar rreth 110.000 personel ushtarak, ku me sukses menaxhojnë operacione komplekse tokësore, ajrore, ujore dhe të gjitha llojet e operacioneve në ambientin jetësor. Këto forca momentalisht janë duke punuar në Afganistan, në Kosovë, në Afrikë (Afrikën veri-lindore, ndonjëhere edhe në gadishullin somalez) dhe në Somali. Për shembull, në dhjetor të vitit 1992 ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s theksuan se janë të gatshëm të mbështesin misionet paqësore të kryesuara nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili mban përgjegjësinë primare për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ministrat rishikuan masat e ndërmara nga ana e vendeve anëtare të NATO-s në raport me misionet paqësore, sanksionet dhe embargon, qofshin ato masa individuale të vendeve apo bashkësi të Aleancës, me çka mbështetën rezolutën e Kombeve të Bashkuara që i referohej konflikteve në ish Jugosllavi. MISIONE DHE OPERACIONE AKTUALE – Afganistan – paraqet përkushtimin dhe kontributin më të rëndësishëm të Aleancës deri më ditën e sotme. Të lidhura me mandatin e OKB-së në vitin 2001, Forcat ndërkombëtare të sigurisë për ndihmë – ISAF (International Security Assistance Force – ISAF) janë nën kryesimin e NATO-s nga gushti i vitit 2003. ISAF për momentin përbëhet nga rreth 102.000 ushtarë, pjestarë të 50 vendeve të ndryshme të vendosura në Afganistan. Misioni ISAF paraqet zgjerimin e rolit qeveritar qendror në Afganistan me qëllim që të krijohet një ambient normal për funksionimin e institucioneve demokratike si dhe për sundimin e ligjit. Gjithashtu, misioni ka për qëllim të parandalojë që Afganistani përsëri të jetë fole e terrorizmit. Krahas kësaj, gjatë rikonstruimit përmes 28 ekipeve për rikonstruim- Provincial Reconstruction Teams (PRTs) të vendosura në tërë vendin, ISAF ka për qëllim vënien e Forcave profesionale të sigurisë- Afghan National Security Forces (ANSF), ku afganëve do të ju mundësohet që ta marrin përgjegjësinë mbi sigurinë në vendin e tyre. Deri në fund të vitit 2014,do të kryhet një tranzicion gradual për sigurinë nga trupat ISAF tek policia dhe ushtria afgane. Gjatë kësaj periudhe, ISAF do të përqëndrohet në trajnime dhe rolin vetanak, por gjithashtu do të vazhdojë të mbështes vendin edhe në operacionet luftarake së bashku me forcat afgane kur të jetë e nevojshme. Pas vitit 2014, përkrahja e NATO-s në Afganistan do të fokusohet në trajnim, këshilla, ndihmë dhe kontribut për të mbajtur në nivel Forcat e Sigurisë Kombëtare afgane. – Kosova – Deri sa Afganistani mbetet teatri primar operativ i NATO-s, Aleanca nuk u tërhoq nga obligimet tjera, sidomos në Ballkan. Sot rreth 5.500 aleatë ushtarak punojnë në Kosovë, si pjesë e NATO-s në Kosovë (NATO’s Kosovo Force – KFOR). Nga qershori i vitit 1999, me qëllim që t’i vë fund dhunës së gjerë dhe katastrofës humanitare, trupat e KFOR-it vazhduan të jenë prezent në tërë teritorin. Pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, NATO u dakordua që të vazhdojë të qëndojë në pajtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244. NATO ndihmon që të formohen Forcat e Sigurisë së Kosovës, profesionale e multietnike – Kosovo Security Force, të armatosura lehtë, përgjëgjëse për detyrat e sigurisë të cilat nuk i përkasin policisë. Në ndërkohë, është shënuar përparim edhe në BE i cili e sponsoroi dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. – Deti mesdhe – përcjelljet e operacioneve të NATO-s nuk janë të kufizuara vetëm në zonat e konfliktit. Si pasojë e sulmeve teroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, NATO filloi të ndërmarrë masa për kundërvimin ndaj kërcënimeve të terorizmit ndërkombëtar. Me vënien e operacionit detar për mbikqyrje të ashtuquajtur Përpjekje Aktive – Active Endeavour në tetor të vitit 2001, NATO vuri edhe një dimension në luftën globale kundër terorizmit. Të udhëhequra nga forcat detare të NATO-s, operacioni “Përpjekje Aktive” u fokusua ne gjetjen dhe kthimin e aktiviteteve terroriste në Detin Mesdhe. – Bregu i Afrikës – misioni kundër piratëve, operacioni „Ocean Shield“, i realizuar nga forcat e NATO-s, qe miratuar më 17 gusht të vitit 2009 nga Këshilli Euroatlantik, me qëllim që të kontribojë në përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër piraterisë në këtë rajon. Në bregun afrikan gjinden shtete si Eritrea, Xhibuti, Etiopia dhe Somalia me popullsi prej rreth 90,2 milion banorë. – Unioni Afrikan – përkrahje e Unionit jashtë regjionit Euro-atlantik nga ana e Aleancës për Unionin Afrikan, UA (African Union) në misionet paqësore në kontinentin e Afrikës. Nga qershori i vitit 2007, NATO ndihmoi misionin e UA-së në Somali – AU Mission in Somalia (AMISOM) me sigurimin e mbështetjes dhe përkrahjes me bartje ajrore të forcave paqësore të UA-së. Këshilli Veriatlantik u pajtua që mbështetjen ta zgjerojë në periudhë gjashtë mujore, dhe këtë e ka bërë disa herë. OPERACIONET GJATË PERIUDHËS SË LUFTËS SË FTOHTË Në vitin 1949 kur u formua Aleanca e NATO-s, njëra ndër rolet e saja bazike ka qenë të ndikojë si faktor i fuqishëm në parandalimin e çdo agresioni të luftës. Në këtë rol, suksesi i NATO-s është evident për faktin se gjatë gjithë periudhës së Luftës së Ftohtë, forcat e NATO-s nuk kanë qenë të involvuara në angazhime luftarake. Me fundin e Luftës së Ftohtë, në fillim të viteve të 90’-ta vjen deri në ndryshimet e mëdha në sigurinë ndërkombëtare me përhapjen e kërcënimeve të reja. NATO nga roli strikt i sigurisë, mori edhe më tepër rol proaktiv në bashkësinë ndërkombëtare. Para angazhimit në operacionin e saj më të madh në Ballkan, NATO ndërmori edhe disa operacione tjera luftarake: – Operation Anchor Guard, kohëzgjatja nga 10 gushti 1990 deri më 9 mars të vitit 1991. Përgjatë invazionit të forcave irakiene ndaj Kuvajtit më 2 gusht 1990, NATO në hapësirën ajorore të Turqisë vendosi fluturake për paralajmërim të hershëm. Kjo u bë me qëllim që të ndiqet kriza dhe të sigurohet mbulimi i Turqisë juglindore në rast sulmi nga ana e Irakut përgjatë krizës apo luftës së Gjirit. – Operation Ace Guard, kohëzgjatja nga 3 janari deri 8 mars 1991. Si përgjigje ndaj kërkesës turke për ndihmë me qëllim të pengimit të kërcënimeve nga Iraku gjatë Krizës/Luftës së Parë të Gjirit, NATO shpërndau një grup forcash ajrore mobile dhe mbrojtje kundërajrore për Turqinë. – Operation Allied Goodëill I & II, kohëzgjatja nga 4-9 shkurti dhe nga 27 shkurti deri më 24 mars të vitit 1992. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në dhjetor të 1991, si dhe shpërbërjes së sistemit të tij qëndror ekonomik NATO ndihmoi me ekspertë operacionin ndërkombëtar humanitar, ekipin për ndihmë humanitare dhe këshilltarët medicinal në Rusi dhe në bashkësinë e shteteve të pavarura. – Operation Agile Genie, kohëzgjatja nga 1-19 maj i viti 1992. Gjatë periudhës së tensioneve të larta të perëdimit me Libinë, Këshilli i Sigurimit vuri sanksione me qëllim sfidimin e Libisë që ti dorëzojë të akuzuarit përgjegjës për sulmin me bombë në avionin “Pan am” mbi qytetin Lokberi në Skoci në vitin 1988. NATO siguroi mbështetje edhe në Mesdheun Qëndror dhe ndjekje të drejtimeve ajrore nga Afrika e Veriut. MISIONET DHE OPERACIONET PËRMBYLLËSE Në këtë kontekst do të cekim karakteristikat themelore të disa operacioneve të kryera të misioneve të Aleancës së NATO-s, kurse në numrat e ardhshëm të revistës, do të përshkruhen detaje të çdo misioni veç e veç (operacionet në Bosnjë e Hercegovinë, në Maqedoni, operacionet në luftën e dytë të Gjirit, marrëdhëniet NATO – Irak, tërrmeti në Pakistan, uragani “Ketrin”, misioni në Sudan dhe operacionet e NATO-s në Libi). NATO në Bosnjë e Hercegovinë. Me shbërbërjen e Jugosllavisë në prill të vitit 1992, filloj konflikti i përgjakshëm. Aleanca u përgjigj me vënien e embargos për armë nga ana e OKB-së dhe me vënien e ndalesës për fluturime ajrore, gjithashtu e vënë nga Këshilli i Sigurimit. NATO angazhoi forcat e veta ajrore në operacione luftarake për herë të parë në historinë e vet. Qenë kryer dy operacione: operacioni “Deadeye” i cili filloi më 30 gusht dhe ishte i orientuar kundër forcave ajrore të serbëve të Bosnjës. Ky opreacion nuk rezultoi me largimin e forcave serbe ndaj dhe pasoi edhe opreacioni i dytë “Delibarte Force” i cili qe orientuar ndaj komandës dhe kontrollit të instalimit të armëve. Kjo kampanjë ajrore ishte faktor kyç për të ulur palët në tavolinën e bisedimeve dhe shpiu në nënshkrimin e Marëveshjes së Dejtonit që u nënshkrua në dhjetor të vitit 1995. NATO menjëhere vendosi 60.000 ushtarë në të ashtuquajturën Implementation Force (IFOR). Në dhjetor të vitit 1996 erdhi deri te vendosja e 32.000 pjestarë të forcave për stabilizim SFOR- Stabilization Force (SFOR). Në gjendjen e përmirësuar të sigurisë, në dhjetor të vitit 2004, Bashkimi Evropian vendos forca të reja të quajtura operacioni ALTEA ku marrin pjesë edhe pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë NATO në Republikën e Maqedonisë. NATO në Republikën e Maqedonisë iu përgjigj kërkesës së Qeverisë së Maqedonisë për ndihmë në zbutjen e tensioneve etnike. Aleanca ndërmorri tre operacione gjatë përiudhës gusht 2001 deri në mars 2003. Së pari, operacioni “Korrja e Domosdoshme” („Essential Harvest“) fillimisht çarmatosi grupet etnike shqiptare në teritorin e Maqedonisë ndërsa në vazhdim operacioni “Dhelpra Qelibare” („Amber Fox“),e cila siguroi mrojtjen e vëzhguesve ndërkombëtar të cilët e ndiqnin implementimin e planit paqësor. Në fund, operacioni “Harmonia e Aleatëve” (Allied Harmony) qe lansuar në dhjetor të vitit 2002 për të siguruar elemente konsulatative të Qeverisë në krijimin e stabilitetit në tërë teritorin e Maqedonisë. Dragan Pavllovski

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail