SINERGJIA NË FUSHËBETEJË – „SHKËLQIMI I MAQEDONISË 9“

29-lanseriNË POLIGONIN USHTARAK “KRIVOLLAK” DHE NË QENDRËN E TRAJNIMIT “PEPELISHTË” NGA 14 – 18 TETOR U REALIZUA STËRVITJA USHTARAKO-TAKTIKE “SHKËLQIMI I MAQEDONISË 9”. STËRVITJA U PARAPRI NGA PARAPËRGATITJET INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE ME QËLLIM TË KRYHET TRAJNIMI DHE PRAKTIKIMI NË SITUATA TË NDRYSHME, NË PËRPUTHJE ME LISTËN E DETYRAVE QË DUHET KRYER GJATË OPERACIONEVE TË NATO-S NË MBËSHTETJE TË PAQES „Shkëlqimi i Maqedonisë 9“ është një vazhdimësi e një sërë stërvitjesh bazuar në skenarin e sajuar për operacione të ruajtjes së paqes të udhëhequra nga NATO dhe të deleguara nga OKB. Stërvitja kishte për qëllim të tregojë nivelin e arritur të ndërveprimit dhe të ofrojë një pasqyrë të gatishmërisë luftarake të njësive të deklaruara për përdorim në operacionet e drejtuara nga NATO. Themelimi i forcave për detyra të veçanta si formë tejet komplekse është një sfidë edhe për ushtritë më të mëdha dhe më moderne dhe paraqet majen më të lartë të një organizate ushtarake. Ushtria arriti të bëjë atë dy herë në më pak se një muaj dhe nga modestia nuk mbi atë se ç’farë mund të bëjnë oficerët tanë“ tha gjeneral-majori Metodi Veliçkovski në brifingun para stërvitjes „Shkëlqimi i Maqedonisë 9“. Stërvitja u ndoq nga 1300 pjesëmarrës dhe si drejtor i kësaj stërvitje të rëndësishme u emërua koloneli Zoran Ilov. Skenari parashikonte 33 ngjarje dhe 60 incidente, me masat e sigurisë maksimale të marra kundër rreziqeve të mundshme. Në aktin e ceremonisë së hapjes së „Shkëlqimi të Maqedonisë 9“, para pjesëmarrësve në stërvitje u drejtua zëvendës komandanti i Komandës për Operacione të Përbashkëta ( KOP ), gjeneral brigade Doc . Dr. Muhamet Racaj, i cili theksoi se zbatimi i stërvitjes ,„Shkëlqimi i Maqedonisë 9“ për Armatën e Republikës së Maqedonisë është një detyrë me prioritet të lartë, nga ku do të del edhe vetë –vlerësimi i Nivelit 2 të Këmbësorisë së Mesme të Batalionit dhe vlerësimi i NATO-s për spitalin e lehtë manovrik. Gjithashtu, ai vuri në dukje se notat e larta që ata marrin në vazhdimësi nga NATO në kryerjen e misioneve paqeruajtëse, por edhe për realizimin e stërvitjeve teknike për vlerësimin e njësive të deklaruara, me garancinë më të madhe tha se këtë, edhe pse një stërvitje komplekse, do t’a realizojmë me sukses. Sipas skenarit, stërvitja u realizua në katër faza dhe përfundoi më 18 tetor me konferencën fillestare për vlerësimin e arritjeve. VLËRËSIMI I SPITALIT TË LEHTË MANOVRIK NË KUADËR TË STËRVITJES „SHKËLQIMI I MAQEDONISË 9“ Më 15 tetor 2013 në Qendrën e Trajnimit „Pepelishtë” në kuadër të stërvitjes „Shkëlqimi i Maqedonisë 9”, filloi procesi i vlerësimit të NATO-s për spitalin e lehtë manovrues. Sipas konceptit të aftësive operative u vlerësua edhe ndërveprimi i spitalit, i cili është një parakusht kryesor për zbatimin e niveleve të mëposhtme të vlerësimit në përputhje me këtë koncept. Vlerësimin NATO 1 e ka kryer ekipi i vlerësimit i NATO-s , i udhëhequr nga drejtori i ekipit vlerësues, koloneli Viktor Ukrainec. Për zbatimin e suksesshëm të veprimtarisë, ekipi i vlerësimit ka marrë pjesë në procesin e planifikimit të stërvitjes, në përgatitjen e skenarit të stërvitjes dhe në përgatitjen e listës së ngjarjeve dhe incidenteve. Sipas skenarit të stërvitjes është vlerësuar zbatimi i procedurave standarde operative për MASCAL (situata kur kemi një numër masiv të të plagosurve rëndë): dhënia e ndihmës së parë, pranimi, përzgjedhja, trajtimi kirurgjik, stabilizimi në spitalin e lehtë manovrik dhe evakuimi mjekësor nga ajri, nëse është i nevojshëm trajtimi i nivelit më të lartë të kujdesit. Duhet të theksohet përdorimi i makiazhit për prezantimin sa më real të lëndimeve me metodën „Mulazh”, me ç’rast ishte i angazhuar një ekip i posaçëm për të realizuar këtë aktivitet. Në shëtitje nëpër aktivitetet në Krivollak ishte shefi i Shtabit , gjeneral nënkolonel Goranço Koteski, komandanti i KBO, gjeneral major Metodi Veliçkovski dhe komandanti i bpmk, gjeneral brigade Paul Arsoski. NATO vlerësimi i Nivelit 1 është i një rëndësie të madhe për spitalin e lehtë manovrues dhe për ARM-në, për arsye se për herë të parë ndodh vlerësimi i këtij lloji të njësisë, e cila ishte e deklaruar në lidhje me misionet e drejtuara nga NATO, BE apo OKB. VLERËSIMI I BATALIONI TË KËMBËSORISË SË GRUPIT TË MËSËM (BKGM) Më 16 tetor 2013, në orët e mëngjesit, Batalioni i Këmbësorisë së Grupit të Mësëm (BKGM) me sukses kreu një marshim nga kazerma „Boro Menkov’ “ në Kumanovë deri në Poligonin Ushtarak (PU) „Krivollak“ me ç’rast stërvitja „Shkëlqimi i Maqedonisë 9“ hyri në fazën përfundimtare. Anëtarët e Brigadës së parë këmbësorike të mekanizuar e performuan marshin duke formuar rradhë prej mbi 180 automjete, si një nga veprimet e larta ushtarake me të cilën dhe filloi vlerësimi i kësaj njësie në përputhje me konceptin e vlerësimit të NATO-s. Deri në fund të ditës BKGM në PU „Krivolak“ vlerësohej përmes zgjidhjes së më shumë ngjarjeve dhe incidenteve, duke kryer detyrat e mëposhtme: blokim të rrugës, procedura për gjetjen e një mjeti shpërthyes, përcjellje dhe sulmim të rradhës, krijimin e pikës së kontrollit të përhershëm dhe të lëvizshëm, patrullë zbuluese dhe mobile, procedura në bazë të sulmit artilerik, sulmit ajror, kordone dhe kërkime, reagim në tokën e kontaminuar, evakuimin e të tjerëve të plagosur dhe të sëmurë (MEDEVAC , CASEVAC) etj. Në të njëjtën kohë ka vazhduar vlerësimi i NATO-s për Spitalin e lehtë manovrik, i cili u zhvillua në QT „Pepelishte“. Deri në fund të ditës projekti u përfundua në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak në rregullimin e mjedisit, me të cilin është paraparë që pjesëtarët e Batalionit të Inxhinierisë nga brigada e parë e këmbësorisë të mekanizuar të eliminojnë mbeturinat në afërsi të fshatit Krivolak për të krijuar një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm. STËRVITJA TAKTIKE ME QITJE (STMQ) NË TEMË „BATALIONI I PËRFORCUAR MEKANIK I KËMBËSORISË NË SULM“ Më 17 tetor në kuadër të stërvitjes në Poligonin Ushtarak Krivollak për Ditën e Personaliteteve të Shquar u realizua stërvitja taktike me qitje “Batalioni i përforcuar mekanik i këmbësorisë në sulm”. Në ditën për personalitete të shquar morrën pjesë: Presidenti i Republikës dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Dr. Gjorgje Ivanov, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral nënkolonel Goranço Koteski, komandanti i Komandës së Përbashkët Operative të ARM-së, gjeneral major Metodija Veliçkovski, anëtarë të Kuvendit të Maqedonisë, përfaqësues të Qeverisë, atashe ushtarak të akredituar në vend, përfaqësues të Zyrës për Lidhje të NATO-s, kryetari i komunës së Shtipit dhe personalitete të tjera të larta. Stërvitja taktike me qitje u realizua me njësitë e deklaruara të BKGM dhe njësitë tjera të gjinive, njësive logjistike dhe shërbimit luftarak mbështetës. Pjesëmarrësit në PU “Krivollak» përkrah zbatimit praktik të taktikave dhe procedurave për kryerjen e veprimeve luftarake ofensive, demonstruan edhe trajnime superiore në kryerjen e qitjes të ndryshme nga këmbësoria, artileria dhe armët e vogla me mbështetje efektive ajrore për BKGM. Pas stërvitjes, Presidenti Ivanov përgëzoi pjesëmarrësit në stërvitje për rezultatet e arritura, dhe vuri në dukje se ushtria mund të kryejë shumë veprime komplekse luftarake sulmuese të cilat janë në përputhje me standardet e NATO-s. Shefi i Shtabit, gjeneral nënkolonel Goranço Koteski theksoi se sot u realizua stërvitja më e madhe dhe më komplekse që deri tani është realizuar nga ana e ARM-së që nga formimi i saj, për shkak të pjesëmarrjes së të gjitha gjinive dhe llojeve në ushtri, duke e vlerësuar stërvitjen me notë shumë të lartë. „Unë jam ushtar i Republikës së Maqedonisë, misioni im është numër një, kurrë nuk do të dorëzohem, kurrë nuk do të pranojë humbje, kurrë nuk do të lë shokun e rënë, Unë jam luftëtar dhe anëtar i ekipit“, ishin fjalët që e prëcollën presidentin dhe komandantin suprem Gjorge Ivanov nga poligoni „Krivollak“. ARM – USHTRIA E VETME NË RAJON DHE NË EVROPË, E VLERËSUAR NË NIVELIN E VLERËSIMIT TË BATALIONIT TË GRUPIT LUFTARAK Më 18 tetor 2013 përfundoi vetë -vlerësimit i nivelit 2 të Batalionit të Këmbësorisë të Grupit të Mesëm (BKGM) dhe vlerësimi i NATO-s i Nivelit -1 për Spitalin e Lehtë Manovrik (SLM), sipas Konceptit për aftësi operative. Në përputhje me planin dhe skenarin për realizimin e stërvitjes, BKGM nga brigada e parë e këmbësorisë të mekanizuar gjatë vlerësimit i realizoi këto aktivitete: shoqërimin e një radhe humanitare me reagim nga një mjeti shpërthyes i improvizuar, vendosjen e një vend-vëzhgimi, sigurimin e bazës me kontrollin e turmës dhe fillimin e negociatave, patrullim dhe ngritja e një postblloku të përkohshëm, kërkim, patrullim me një pajisje të improvizuar shpërthyese, veprim në rastin e sulmit të këmbësorisë dhe artilerisë në bazë dhe MEDEVAC, si edhe realizimin e operacioneve ofanzive. Spitali i Lehtë Manovrik (SLM ) u vlerësua në procedurat standarde operative për ofrimin e ndihmës së parë pranimin, përzgjedhjen, trajtimin dhe stabilizimin kirurgjikal. Në përputhje me konceptin e aftësive operacionale, komandantët e njësive të deklaruar ( BKGM dhe SLM ) pranuan vlerësimin e njësive të tyre për kryerjen e misioneve jashtë territorit të pavarur si pjesë e një njësie të lartë. Vlerësimi u bë nga ekipi vlerësues i përbërë nga vlerësuesit me përvojë dhe të certifikuar. Përveç kësaj , 17 tetori ishte edhe dita e fundit e vetëvlerësimit, me ç’rast edhe praktikisht përfundoi stërvitja e „Shkëlqimi i Maqedonisë 9”. Më 18 tetor , njësitë u kthyen në garnizonet e tyre. Kjo stërvitje ishte një gamë komplekse dhe më e madhja ndonjëherë e realizuar, marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve (rreth 1,300 pjesëtarë të ARM-së), por duke përdorur përvojën e fituar dhe mësimet e nxjerra nga stërvitjet e mëparshme dhe pjesëmarrja në misionet në Afganistan dhe Irak, stërvitja u zbatua me sukses dhe arriti qëllimin e pritur. Çasllav Stojmanov

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail