VEND VETËM PËR MË TË MIRËT – BETIMI SOLEMN I KADETËVE-STUDENTËVE TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE NË VITIN 2013/2014

28zakletva„Zgjedhja juaj tregoi se në ARM ka vend vetëm për më të mirët mes më të mirëve, ndërsa ata jeni ju. Jam i bindur se familjet tuaja krenohen me ju dhe zgjedhjen tuaj që të jeni oficerë të ardhshëm në shërbim të Armatës” – i porositi Ministri i Mbrojtjes i RM-së, Talat Xhaferi, kadetëve të klasës së 17 studentë të ciklit të parë të vitit 2013/2014 në Akademinë Ushtarake. Në solemnitetin e Akademisë Ushtarake të RM-së, me rastin e betimit solemn të kadetëve- studentë të ciklit të parë të studimeve për vitin 2013/2014, morën pjesë edhe gjenerali i Shtatëmadhërisë së ARM-së, general-nënkolonel Goranço Koteski, zëvendës ministri i mbrojtjes Emil Dimitriev, sekretari shtetëror Sasho Stefanovski dhe dekani i Akademisë Ushtarake nenkoloneli Orce Popovski, si dhe familjar e miq të kadetëve. „Në katër vitet e ardhshme, me mësimin praktik dhe teorik sipas standardeve botërore, do të përfitoni njohuri bashkëkohore në profesionin ushtarak, gjegjësisht hap pas hapi profesorët tuaj do të ju shpien e do t’ua zbulojnë shkathtësitë e komandimit. Jam thellësisht i bindur, se me përkushtim, punë të palodhëshme dhe diciplinë të padyshimtë, do të arrini t’i realizoni të gjitha detyrat e parashtruara gjatë arsimimit tuaj në Akademinë Ushtarake” theksoi ministri Xhaferi. „Në korrik të këtij viti, si ministër i mbrojtjes pata nderin të promovoj klasën e 13 të nënkolonelëve të motivuar dhe të arsimuar të Akademisë Ushtarake, apo klases së parë pas rifillimit të Akademisë në vitin 2009. Pas katër vitesh edhe ju do të promovoheni si nënkolonel, me çka edhe do të fillojë angazhimi juaj profesional në Armatën e Republikës së Maqedonisë, në Armatën e Bosnjë dhe Hercegovinës, në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Armatën e Malit të Zi” – tha ministri Xhaferi. Ministri Xhaferi u fokusua edhe në pozitën e Armatës së Republikës së Maqedonisë e cila nga viti 2002 kontribon në misionet ndërkombëtare paqësore, duke vënë në dijeni se obligimi i oficerëve të ardhëshëm është që denjësisht ta përfaqësojnë armatën, brenda, në NATO, në BE dhe në operacionet e OKB-së, gjegjësisht gjithandej ku do të jetë rasti si ambassadorë më të mirë të paqes së Rebublikës së Maqedonisë. Solemnitetit ju drejtua edhe dekani i Akademisë ushtarake, kolonel Orce Popovski, ku theksoi se para kadetëve prijnë ditë të vështira, ku profesorët do të kërkojnë dituri, ndërsa komandirët diciplinë. „Për të arritur sukses duhet mund të madh dhe njëkohësisht të këni një qëllim, pra të bëheni oficerë dhe lider të shkëlqyer” theksoi dekani Popvski. Betimin solemn e dhanë 31 kadetë, nga të cilët 26 nga Republika e Maqedonisë, nga dy kadetë nga Mali i Zi dhe Kosova, si dhe një kadet nga Bosnja e Hercegovina. R.М.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail