MIQËSIA PËRMES SPORTIT – KUPI I PESTË I FUTSALIT PËR PAQE

40-1Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi më 30 shtator në sallën e sportit “Rasadnik” në Shkup, bëri hapjen solemne “të Kupit të 5 Ndërkombëtar të Futsal-it për paqe” i cili u mbajtë prej 30 deri më 2 tetor 2013. Kupi Futsal për paqe organizohet me përkrahjen e Këshillit Ndërkombëtar për Sporte Ushtarake, përderisa pranë ekipit të Armatës së Republikës së Maqedonisë si nikoqir, morrën pjesë ekipat për futsal të armatave të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Xhaferi duke theksuar rëndësin e kësaj gare si mënyrë e afrimit të popujve dhe kombeve, tregoi bindjen se Ministria e Mbrojtjes dhe ARM-ja do t’i ndjekin të gjitha hapat në mirëmbajtjen, kujdesin dhe avansimin e sportit, me orvatje për zhvillim të “miqësia përmes sportit” si parojë e KNSU-së Gjenerali Koteski në fjalën e tij përshëndetëse pjesëmarrësve të kupit ju porositi se me këtë garim ato tregojnë se sporti nëpër armatat e mbarë botës përfaqëson segment të rëndësishëm në trajnim por edhe mjet për zhvillimin e shoqërisë, miqësisë dhe afrimin e popujve nga anët e ndryshmë të botës. Ekipet e ushtrive përfaqësuese të gjashtë vendeve në frymë sportive dhe me sukses zbatuan projektin “Kupi Futsal për Paqe“. Në luftën fair-play u vërtetua se sporti në ushtritë është një segment i rëndësishme në trajnim dhe është një mjet i rëndësishëm për të sjellë së bashku njerëzit të kombeve të ndryshme. Nëpërmjet këtij garimi, në mënyrë më të mirë është përhapur mesazhi për miqësi nëpërmjet sportit. Fituesi i “Kupit Futsal për Paqe“ këtë vit është ekipi i Ushtrisë Kroate, vendi i dytë shkoi për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe në luftën për vendin e tretë më i mirë ishte ekipi Serbisë, i cili mundi ekipin e Malit të Zi Ceremonia e mbylljes së Kupës së u mbajt në sallën në “Rasadnik“ Hall ndërsa ndarja e çmimit trofe për ekipin më të mirë, medaljet dhe titulli për golashënuesin më të mirë, portierin më të mirë dhe për Lojtarin më të vlefshëm të turneut u ndanë në ceremoni të veçantë në Shtëpinë e Armatës. Kupat dhe medaljet të gjithë konkurrentëve ua ndau Komandanti i Komandës Operative të Bashkuar KOP), Gjeneral Major Metodi Veliçkovski ndërsa shpalljen e mbylljes së Kupit e shpalli gjeneral brigade Stojan Dimçov. Kjo garë në futsal mes armatave të rajonit është e pesta në rradhë, ndërsa iniciativa për mbajtjen e saj për herë të parë është ngritur në Lojërat e Katërta Ushtarake Olimpike në Indi, në vitin 2007, në suaza të seminarit “Sport për paqe”. “Futsal kup i parë për paqe”, fillimisht u mbajt në vitin 2009, në çastet kur nikoqir qe Ushtria e Serbisë, ndërsa garat e tjera të këtij lloji u mbajtën në Kroaci (në vitin 2010), Slloveni (2011) dhe në Malin e Zi (2012). Kupi i futsalit për paqe i gjashti me rradhë vitin e ardhshëm do të mbahet në Bosnjë dhe Hercegovinë. R.M.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail