ZHVILLIMI I MIQËSISË – Nga ditari i Afërdita Volina, Kryetare e Klubit të grave të oficerëve në Komandën Supreme në Norfolk

34_2SACT Officers’ Partners’ Club” (SOPC) është një klub i grave të oficerëve në Komandën Supreme për transformim në Norfolk . Ajo është një organizatë jo-fitimprurëse ndërkombëtare që lehtëson përshtatjen dhe integrimin e grave të oficerëve të NATO-s në mjedisin e ri ( http://www.sopc.us/ ) . Klubi u themelua në vitin 1984 dhe që atëherë ka funksionuar njëllojë. Presidentja e klubit automatikisht është gruaja e komandantit të Komandës Supreme për Transformim , për momentin është Madame Agnes Palomeros , ndërsa kryetarja zgjedhet çdo vit me propozim dhe votim nga ana e Këshillit në përbërje të përfaqësuesve kombëtarë të vendeve anëtare dhe partnere me NATO-n. Këtë vit unë pata nderin të propozohem nga përfaqësuesja e Italisë dhe me mbështetjen e fortë të përfaqësuesve të Britanisë së Madhe , Gjermanisë, Francës, Belgjikës, dhe veçanërisht të Kroacisë dhe Sllovenisë, u zgjodha kryetare e SOPC .Për here të pare ndodh që Kryetarja të jetë përfaqësuese e një vendi partner me NATO-n. Së bashku me mua punojnë zëvendësja e ime e cila do të vazhdojë punën time në vitin 2014, dhe 9 bartës të detyrave dhe asistentët e tyre: sekretarë, mjeshtri i ueb faqes, arkëtar, gazetar, fotograf, përfitimet, rezervimet, anëtarësimi dhe aktivitetet sociale. Të gjitha këto zonja vijnë nga vende të ndryshme, por punojnë vullnetarisht për të arritur qëllimin: zhvillimin e shoqërisë dhe mbledhjen e të hollave për donacione. Ka një numër të madh të aktiviteteve të menaxhuara nga klubi ku miqtë e vjetër dhe të rinjë takohen, argëtohen dhe përjetojnë kulturat e ndryshme, dhe mbi të gjitha ndihmojnë në ruajtjen e klubit, dhe në realizimin e qëllimeve të përcaktuara. Klubi organizon dreka mujore , duke filluar nga shtatori e deri në maj, zakonisht çdo të mërkurën e dytë të muajit, në një restorant të mrekullueshme të quajtur “Yacht Norfolk dhe Country Club“ . Vende të ndryshme janë nikoqir të drekës, me përjashtim të drekës së parë të sezonit – shtator, ku gratë e gjeneralëve të komandës i sigurojnë dhuratat për lotarinë, ndërsa në muajin janar nikoqir të drekës janë përfaqësueset kombëtare të shteteve anëtare dhe vendeve partnere të NATO-s. Ky është një moment shumë i bukur, ne mblidhemi në një shtëpi së bashku (28 anëtarë të NATO-s dhe pesë përfaqësuese të vendeve partnere), dhe secila prej nesh sjell dhurata me simbole të vendit të tyre dhe i përziejmë ato. Me to mbushin 10 shporta të cilat janë të destinuara për lotarinë. Ne e bëjmë këtë me dashuri të madhe, dhe secila prej nesh përpiqet të sjellë sa më shumë dhe të dekorojmë shportat sa më bukur. Dreka të tjera organizohen në veçanti nga secili vend. Ato kanë për detyrë të organizojnë një program të sigurojnë dhurata për lotarinë dhe dhurata individuale për çdo pjesëmarrëse në drekë, dhe në këtë mënyrë ato promovojnë vendin e tyre, kulturën dhe traditat.Paratë e mbledhura përmes shitjes së biletave për lotarinë tërësisht shkojnë për organizatat bamirëse. Përderisa drekat mundësojnë njohje me shtete të ndryshme dhe traditat e tyre, klubet e vogla – rreth dy duzina të cilët punojnë në kuadër të organizatës , mundësojnë njohje më të ngushtë dhe krijimin e miqësive mes zonjave. Ka klube të gjuhës (anglisht, frengjisht , spanjollisht , gjermanisht) , klube sportive: (bouling, tenis, kalërim) Lojra ( ura, mahzhong ) dhe klube të tjera me interes të përgjithshëm: (klub i librit, “Bon Apetit“ gatim Italian, gatim turk, kopshtari, etj.). Pothuajse 70% e klubeve janë të organizuar në shtëpitë e anëtarëve të klubit përmes rotacionit. Ekipi ynë shoqëror organizon nga një aktivitet çdo muaj, si vizita në muze, vizita në universitetet e vjetra në rajon, vizita të punëtorive prodhuese, teatrove dhe atraksioneve të tjera. Këto aktivitete sociale mundësojnë njohje më të ngushtë me mjedisin e ri jetësor. Duke filluar nga përvoja ime personale, ky klub me të vërtet ofron një mundësi unike të shpejt dhe të lehtë gjatë përshtatjes në mjedisin e ri. Ne jemi familja e vetme këtu nga Maqedonia dhe kur kemi ardhur këtu tre vjet më parë në fillim hasëm në disa vështirësi, gjë që është mjaft normale në një mjedis të ri dhe të panjohur. Bashkëshorti, kolonel Blerim Volina shpejt filloi me detyrimet e tij në komandën, vajzat Xhana dhe Nora filluan në shkollë, dhe pasdite përqëndroheshin në të mësuarit në mënyrë që të arrijnë rezultate të shkëlqyera. Më vështirë ishte për mua personalisht, sepse isha mësuar të kem një jetë hiperaktive ndërsa tani duhej të përshtatem jetës si amvise. Pas 5-6 muajve kuptova se patjetër e kam të gjej mënyrë të dalë nga getoizimi dhe të bëj diçka efektive. Ne nuk kemi asnjë të drejtë për të punuar në SHBA, mundësia e vetme ishte të jem aktive në jetën sociale të organizuar nga klubi. Shumë shpejt krijova një vend të denjë në mesin e mikeve ku mendimet dhe pikëpamjet e mia respektoheshin në nivel të lartë, këtë e dëshmoi edhe fakti se lejuan, dhe mundësuan që nga një përfaqësuese e vendit partner të jetë e barabartë gjatë zgjedhjes së kryetares të klubit me kandidatët e tjerë. Puna si kryetare mbart barë të madhe dhe përgjegjësi . Kontaktet personale, marrëveshje, planifikimin, zbatimin, koordinimi dhe monitorimin e aktiviteteve, përgjigjja e postës elekrtonike dhe pjesëmarrja personale në pothuajse të gjitha aktivitetet e klubit, dhe aktivitetet e komandës, marrin një pjesë të madhe të kohës sime dhe të ju them të vërtetën nga buxheti im në shtëpi. Megjithatë, unë jam shumë e lumtur dhe e kënaqur! Nësë më parë, vetëm një rreth i caktuar i Komandës Supreme të Transformimit e dinin se ekziston një përfaqësues kombëtar i Republikës së Maqedonisë, tani e tërë komanda di rreth nesh dhe gjithashtu për aftësitë dhe potencialet tona … Unë mendoj se puna në këtë klub më mundësoi mua të mësoj shumë gjëra në fushën e diplomacisë, në fakt ajo është edhe fusha ime e studimeve të magjistraturës. Sinqerisht, nuk është një gjë e lehtë që denjësisht të përfaqësohet vendi amë, por gjithashtu është gjë shumë e ëmbël në qoftë se ajo bëhet nga zemra. Mësova se sa jeta është e çmuar dhe sa me vlerë është mundësia e dhënë për të takuar njerëz të rinj dhe përjetimi i kulturave të reja. Pas të gjithave, dallimet tona janë të rëndësishme, por njerëzimi ynë i përbashkët është edhe më i rëndësishëm.  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail