Info

WIL_2322PRANIM-DORËZIM I PRONËS TË PATUNDSHME Ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi i dorëzoi pronë të patundshme për përdorim të përhershëm kryetarit të komunës së Gostivarit , Nevzat Bejta. Dorëzimi u bë në bazë të planit për divestim të objekteve jo thelbësore të cilat Ministria e Mbrojtjes deri më tani i ka shfrytëzuar dhe në bazë të vendimit të Qeverisë për ndarjen e objekteve të njëjta organeve për vetëqeverisjes lokale, konkretisht komunave. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta pasi që së pari e faliminderoi ministrin Xhaferi shtoi se ata janë në përgaditje e sipër të plan programit për administrimin e mëtejshëm të pronës në fjalë. Pas takimit zyrtar Ministri Xhaferi dhe Kryetari Bejta u drejtuan kah lokaliteti Banjica, ku shqyrtuan pronën të cilën Ministria e Mbrojtjes e dorëzoi në përdorim të përhershëm Komunës së Gostivarit. DEKANI I RI I AKADEMISË USHTARAKE Në seancën solemne të Këshillit Akademik Shkencor në Akademinë Ushtarake, në praninë e Ministrit të Mbrojtjes Talat Xhaferi, koloneli Orce Popovski mori përsipër funksionin si dekan i Akademisë Ushtarake «Gjeneral Mihaillo Apostollski». «Kolegji ishte në gjendje të vendoset dhe të imponohet si institucion i zhvilluar shkencoro-arsimorë dhe edukativ në sistemin arsimor të Republikës së Maqedonisë» , tha ministri Xhaferi , duke shtuar se ajo që është thelbësore në lidhje me situatën para vitit 2009, është se kadetët kanë mundësi që përveç diplomës për oficerë të mbajnë edhe një diplomë për civil, me çka mundësohet që përcaktimi i tyre profesionale mos të jetë vetëm Akademia Ushtarake. Ministri Xhaferi vuri në pah gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për të dhënë mbështetje të plotë për stafin mësimdhënës-shkencor në Akademinë që t’i zbatojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Ligji i Akademisë Ushtarake. Dekani i Ri Popovski, megjithatë, premtoi se do të insistojë që Akademia Ushtarake të krijohet si një arsimim i lartë dhe institucion shkencoro-hetues me karakter rajonal. Duke falenderuar të gjithë ata që ndihmuan në vitin 2009 që Akademia Ushtarake të ristartojë , Dekani Popovski, tha se Akademia me intesitet të ngadalësuar vazhdon të kryejë funksionet themelore dhe përcaktimin e qëllimeve strategjike, në veçanti ngritjen e cilësisë së arsimit. « Mbi të gjitha, tha ai, duhet të rritet edhe cilësia e mësimdhënësve dhe stafit shkencor por dhe të programeve arsimore, dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, sidomos në kampin veror që përfshin shumë vende me nxënësit e tyre dhe kadetët.  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail