Info

crm20131003_15ANGAZHIM I PËRBASHKËT DREJT SFIDAVE TË PËRBASHKËTA Sfidat bashkëkohore të sigurisë kërkojnë përgjigje të përbashkëta, ndërsa kontributi i deritashëm i formatit A5 në Afganistan ka afirmuar vullnetin dhe aftësitë tona të përbashkëta për reagim të përbashkët ndaj këtyre sfidave“, theksoi ministri i mbrojtjes së RM-së, Talat Xhaferi, në fjalën e tij në panelin e parë të Konferencës së Vendeve Anëtare të SHBA -Kartës së Adriatikut që u mbajt në Bërdo, Kranj, Republikën e Sllovenisë, si pjesë e Takimit Gjithëpërfshirës Rajonal të Ministrave. Bashkëpunimi i afërm, tha ministri, është konfirmuar si një shembull i suksesshëm i reagimit rajonal të përbashkët ndaj sfidave, në kontekst të forcave ISAF në Afganistan, gjegjësisht në Shkollën për Polici Ushtarake dhe në kontributin nga ekipi mjekësor. Ministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë përshëndet çdo nismë e cila drejtohet kah angazhimi i mundshëm i përbashkët në të ardhmen, nga vendet e Grupit A5, në misionin në Afganistan pas viti 2014. Pastaj, ministri Xhaferi shtoi se Republika e Maqedonisë disponon me kapacitete në sferën e trajnimeve edhe atë në disa fusha midis të cilave në policinë ushtarake, inteligjencën, lidhjet etj. Në panelin e dytë, përkushtuar racionalizimit dhe prioriteteve të projekteve rajonale të përbashkëta, ministri nënvizoi se Republika e Maqedonisë është një promovues i fuqishëm i bashkëpunimit rajonal si një bazë për përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit, si edhe promovues i shkëmbimit të përvojave në rrugën drejt integrimeve Euroatlantike të vendeve të rajonit. „Me kënaqësi mund të them se ekziston progres në më shumë projekte si që janë BRAAD – Qasja Ballkanike për Mbrojtje Kundërajrore, forcat mjekësore rajonale, qendrat rajonale për trajnim etj. Në margjinat e Takimit Gjithëpërfshirës Rajonal të Ministrave, ministri Xhaferi realizoi takim me Evelin Farkas, zëvendës-ndihmës i sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve për Rusinë/Ukrainën dhe Euroazinë, ku u diskutua mbi angazhimin e mundshëm në misionin post ISAF si edhe mbi statusin e Forcave Mjekësore Ballkanike. Poashtu, bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi midis dy vendeve, veçanërisht nga prizmi i bashkëpunimit mes Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Gardës Kombëtare të Vermontit dhe EUCOM është në nivel jashtëzakonisht të lartë. Një pjesë nga Takimi Gjithëpërfshirës i Ministrave ishte edhe takimi i djeshëm i drejtorëve politik në kuadër të Forumit për Bashkëpunim në Siguri për vendet e Ballkanit Perëndimor ,,SEE Clearinghouse”. Takimi Gjithëpërfshirës i Ministrave u mbajtë me iniciative nga Republika e Sllovenisë, në drejtim të racionalizimit të bashkëpunimit rajonal në Mbrojtje në Evropën Juglindore dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Takimet e formatit të këtillë janë një hap përpara drejt bashkërendimit, sinkronizimit dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal. ROLI I RËNDËSISHËM NË OPERACIONET E NATO-S Komandanti i Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiral Brus Klingan, në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore në Maqedonisë realizoi takim me nikoqirin e tij, shefin e SHP së ARM-së, gjeneral – nënkolonel Gornaço Koteski dhe me ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferi. Në këto takime, para admiralit Klingan u prezantuan transformimi i ARM-së, përvojat nga misionet e udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB, kapacitetet e deklaruara të ARM-së për mbështetje dhe pjesëmarrje në misione si dhe pjesëmarrja në post ISAF. Shefi i SHP së ARM-së, gjeneral –nënkolonel Koteski, pat theksuar angazhimin dhe aspiratat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotë në NATO, si dhe përkushtimin e ARM-së për mbajtje të mëtejshme të aftësive të arritura ndërvepruese dhe operative për pjesëmarrje në misionet e udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB. Ai veçanërisht ka theksuar zbatimin e Konceptit për Aftësi Operative të NATO-s, që ARM-ja e aplikon në mënyrë konsistente për vlerësimin e njësive të veta të deklaruara, me ç’rast ka përkujtuar vlerësimin që pason për grupin e batalionit të mesëm këmbërorik dhe spitalin për terren – Role 2 që do të realizohet gjatë këtij muaji. Admirali Klingan ka theksuar se është i impresionuar nga kontributi që Republika e Maqedonisë dhe ARM-ja e japin me pjesëmarrjen e vet në misionet paqëruajtëse, duke shtuar se bashkëpunimi i ndërsjellë luan rol të rëndësishëm në procesin e reformimit të Armatës, si dhe në vendosjen vendimeve të rëndësishme në planifikimin e operacioneve të Aleancës. Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ARM-së për forcat e KFOR-it në Kosovë, si dhe për kontributin në misionet ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ISAF në Afganistan, duke shtuar se vizita e sotme do të jap një nxitës të ri në marrëdhëniet midis Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli dhe ARM-së.  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail