„Dyert e BE-së dhe NATO-s duhet të mbeten të hapura“

Gruzija„NATO dhe BE kanë investuar shumë në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe tani ka ardhur koha të mblidhen rezultatet“, tha ministri i Mbrojtjes së RM, Talat Xhaferi, në fjalën e tij në konferencën ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri në Batumi, Republika e Gjeorgjisë. Duke folur në panelin e titulluar „Zgjerimi i Aleancës së NATO-s – trendet dhe perspektiva për vendet aspiruese“, ministri Xhaferi theksoi progresin e madh në siguri dhe zhvillimin gjithëpërfshirës të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, proces ky i realizuar përmes bashkëpunimit rajonal dhe zbatimit të reformave kombëtare. „Zgjerimi me Republikën e Maqedonsië, Republikën e Gjeorgjisë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kaukazit, do të ketë ndikim pozitiv për NATO-n dhe BE-në. Përmes këtij procesi edhe NATO dhe BE bëhen kontribues më të fortë drejt sigurisë globale“, shtoi ministri Xhaferi. Në kontekst të sfidave bashkëkohore të sigurisë, ministri Xhaferi theksoi se ato duhet të zgjidhen bashkërisht dhe me vendosmëri, për të cilën gjë kemi si shembull aksionet kolektive të NATO-s në Evropën Juglindore të cilat sollën paqe, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin, si dhe operacionmet e suksesshme në Afganistan, Libi dhe Mali. Qëllimet e konferencës përfshijnë promovimin e diplomacisë mbrojtëse, transparente në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, zhvillim të qasjeve në mbrojtje, si dhe përmirësim të mundësive për bashkëpunim bilateral dhe multilateral. Gjatë qëndrimit në Batumi, ministri Xhaferi realizoi takim me zëvendës-ndihmës sekretarin e mbrojtjes të SHBA-ve për Rusi, Ukrainë dhe Euroazi, Evelin Farkash. Veç kësaj, në konferencë morrën pjesë edhe përfaqësues të lartë të vendeve-anëtare të NATO-s dhe partnerët, ekspertë dhe përfaqësues nga më shumë institucione ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare, si dhe përfaqësues të shquar nga institucionet e larta arsimore. SHSHP I ARM-së PËR VIZITË ZYRTARE TEK FA TË SHBA-ve Shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-major Goranço Koteski, qëndroi për vizitë zyrtare tek FA të SHBA-ve dhe në Gardën Kombëtare të shtetit federal të SHBA-ve, Vermont. Në kuadër të vizitës disa ditore në SHBA, SHSHP i ARM-së, gjeneral-major Goranço Koteski, realizoi takim me nikoqirin e tij, Komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral-major Stiven Krej dhe zhvilluan bisedime në Shtabin e Gardës Kombëtare. Në këtë rast është shprehur kënaqësia e përbashkët nga bashkëpunimi i deritashëm, veçanërisht në pjesën e trajnimeve dhe stërvitjeve të realizuara, si dhe nga vendosja e trupave të përbashkët në misionin ISAF në Afganistan. Është ngritur edhe nevoja nga zgjerimi i bashkëpunimit në nivel rajonal, duke theksuar mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta stërvitore në Poligonin Ushtarak Krivolak ndërmjet armatave të vendeve të SHBA-Kartës së Adriatikut dhe partnerët e tyre, gardat kombëtare të shteteve federale të SHBA-ve. Shefi i SHP i ARM-së, gjeneral-major Goranço koteski, në Montpelier, në Vermont, bashkë me nikoqirin, e tij Komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral-major Stiven Krej, realizuan takim me Zv/Guvernatorin e Vermontit Fil Skot, dhe vizituan edhe Kuvendin Kombëtar dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza të këtij shteti federal. Në takimin me Zëvendës Guvernatorin është konfirmuar partneriteti strategjik me Vermontin, dhe është theksuar edhe mundësia për bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Vermontit në fusha tjera si në arsim, shëndetësi, ekonomi, etj. Të dy armatat kanë konfirmuar se të gjithë kapacitetet me të cilat disponojnë vendosen në dispozicion për tu shfrytëzuar për ushtrime, trajnime të përbashkëta dhe arsimim të pjesëtarëve të ARM-së dhe Gardën Kombëtare të Vermontit, me qëllim të përgatitjes së njësive dhe kapaciteteve ekzistuese për shpërndarje të mundshme të ardhshme të përbashkët në Misionin post- ISAF në Afganistan. Vizita e SHSHP të ARM-së vazhdoi në Uashington ku u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Përbashkët të SHBA-ve, gjeneral Martin Dempsi, me ndihmës Sekretarin Shtetëror të SHBA Filip Riker, me zv/ndihmës sekretarin e mbrojtjes Evelin Farkash si dhe me drejtorin e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, gjeneral-nënënkolonel Stenli Klark. Në këto takime gjatë vizitës në SHBA, SHSHP i ARM-së bisedoi lidhur me përforcimin e bashkëpunimit ushtarak dypalësh me SHBA-të, përforcimin e partneritetit me GK të Vermontit, pjesëmarrjen e ARM-së në misionet ndërkombëtare dhe kontributin e saj në stabilitetin rajonal dhe global, si njëri nga rolet kyçe e anëtarësimit të ardhshëm të plotë të Republikës së Maqedonisë në NATO. Pritet që vizita e SHSHP të ARM-së në FA të SHBA-ve, si dhe takimet me përfaqësuesit e lartë të FA të SHBA-ve dhe shtetit të Vermontit, të japin një kontribut adekuat në zgjerimin e partneritetit strategjik me GK të Vermontit, në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me FA të SHBA-ve, si dhe në mbështetjen e SHBA-ve në anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë në NATO. Në fund të vizitës në SHBA, SHSHP i ARM-së, gjeneral-major Goranço Koteski vendosi kurorë lulesh në varrin e ushtarit të panjohur në varrezat përkujtimore në Arlington, Virxhinia.  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail