Intervistë me Oleg Shçerbak, ambasador i Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë Gatishmëri për realizimin e projekteve të përbashkëta

scherbiak_1Maqedonia dhe Rusia, edhe pse në teori dhe nga numri i banorëve janë shumë të ndryshme, megjithatë janë të lidhura historikisht, që shumë herë në të kaluarën është konfirmuar. Sot, bashkëpunimi ruso-maqedonase është i shumëllojshëm dhe realizohet në shumë fusha, edhe pse akoma ka hapësirë për zgjerim të bashkëpunimit, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ushtarako-teknik në fushën e mbrojtjes. Kjo edhe ishte arsyeja për këtë intervistë me shkëlqesinë e tij, Oleg Shçebak, ambasador i Rusisë në Republikën e Maqedonisë. Cilat janë përshtypjet tuaja nga Maqedonia dhe njerëzit në Maqedoni? – Përshtypjet janë shumë pozitive. Keni një vend të mrekullueshëm dhe të bukur. Parasegjithash, e kam fjalën për natyrën magjepsëse, bukuria dhe paprekshmëria e së cilës më mahnit dhe më plotëson me energji, pavarësisht nga kushtet e motit dhe cila kohë e vitit është. Në ditët e nxehta verore këtu nënkuptoj hijet e Liqenit të Ohrit dhe freskia e ajrit malor nga parku kombëtar i Galiçicës, në mëngjeset vjeshtore, shpërthimet e ngjyrave në kodrat e maleve të Mavrovës. Në malet e parkut kombëtar të Pelisterit mund të kënaqemi edhe në një dimër të vërtetë rus që na mungon shpesh këtu. Një ndjenjë e veçantë më kaplon mua si një sllav kur, duke shikuar monumentet e Ohrit, kuptoj se këtu, edhe para 1150 vjetëve Shën Klimenti dhe pasuesit e tjerë të shenjtë, vëllezërit apostuj, Kirili dhe Metodi, krijuan cirilikën tonë të përbashkët. Sipas traditës, por edhe në baza të traditës shkencore, pikërisht në dhjetor të vitit 2012 shënuam datën jubilare që ka domethënie të madhe për të gjithë sllavët. Kam përshtypjen se këtu, mbi këtë jubile, flitet shumë më pak se, të themi, tek na në Rusi, edhe pse pikërisht Maqedoninë me të drejtë e quajmë „djepi i shkrimit sllav “. Nga vërejtjet e mia të tjera si diçka më interesante do të theksoja përzierjen unike të civilizimit perëndimor me atë lindor, e veçantë për vendin dhe kulturën tuaj, bashkëjetesa e ngushtë mes krishterimit dhe islamit. Mendoj se kjo krijon një ambient shumë të veçantë dhe të papërsëritshëm. Sa i përket njerëzve, do të thoja se çdoherë në takimet e mia me ata më gëzon sinqeriteti, thjeshtësia në komunikim dhe perceptimi i tyre shumë pozitiv për realitetin. Mendoj se nga maqedonasit mund të mësojmë se si mos të dëshpërohemi, mos të përulemi, pavarësisht nga të gjitha sprovat. Cilat janë mendimet tuaja të para kur përmendet Republika e Maqedonisë? – Menjëherë do të doja të theksoj se mendimet e mia të para, si një njeri që tanimë dy vjet punon në Maqedoni, kuptohet se nuk janë të njëjta me dikë i cili vetëm ka dëgjuar për vendin tuaj. Edhe mendimet e mia janë njëlloj të shumëllojshme, sikur shumëllojshmëria e vetë Maqedonisë. Si një i krishterë ortodoks dhe përfaqësues i një vendi ku numri më i madh i popullatës i takojnë fesë ortodokse, nuk mund të mos kujtoj shenjtorët e krishterë të mëdhenj nga këtu, parasegjithash nga Ohri, Jerusalemi ynë i sllav i përbashkët, si dhe shenjtorët e shumtë që na ka dhënë ky vend. Si një diplomat, kuptohet do të kujtoj edhe punën vetë flakëruese këtu të përfaqësuesve rus paraardhës, parasegjithash, konsullin perandorak në Manastir, Aleksandar Arkladieviç Rosotovski, një diplomat i shkëlqyer i ri të cilin Perandoria Ruse, në fund të shek. XIX, e pat dërguar në Maqedoni të mbrojë të drejtat e popullit të krishterë. Ai ka kryer misionin e tij me plot ndërgjegje, edhe pse, siç e dini edhe ju, atë e ka paguar me jetën e tij. Kuptohet, do të përmendja edhe natyrën bukur të Maqedonisë për të cilën njëherë fola. Si një shtetas i Rusisë nuk mund të mos kujtoj edhe afërsinë e kulturave dhe gjuhës sonë. Kjo listë mund të vazhdojë edhe më tej. Federata Ruse ndër të parët njohu pavarësinë e Maqedonisë. Edhe në të kaluarën kemi pasur shumë gjëra të përbashkëta. Sot ka një bashkëpunim të suksesshëm midis dy vendeve në shumë fusha (bujqësi, për shembull). Por kjo ende nuk ndodh në sferën e mbrojtjes? Pikërisht. Me njohjen e Republikës së Maqedonisë në vitin 1992 nën emrin e saj kushtetues, Rusia zgjedhjen e saj e bëri një herë dhe përgjithmonë. Vazhdimisht kemi mbështetur dhe akoma mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona me të vërtetë ndodh në shumë fusha. Ne përpiqemi që t’i kushtojmë vëmendje të veçantë zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve. Rusia tradicionalisht mbetet një partnere e madhe ekonomike e Maqedonisë. Tërësia totale e investimeve tona në ekonominë e vendit tuaj është më shumë se 600 milionë dollarë amerikan, dhe shkëmbimi bilateral tregtar vitin e kaluar ka tejkaluar 700 milionë dollarë. Ne kemi shumë pika të përbashkëta dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Maqedoninë në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë. Ne mendojmë se ka potencial të mirë për bashkëpunim edhe në fushën e mbrojtjes. Dhe për këtë tashmë ekziston edhe korniza e nevojshme ligjore. Fatkeqësisht, partneritetin tonë të plotë në këtë fushë e pengojnë një numër i madh i problemeve, të imponuara nga jashtë, që do t’i karakterizoja si konjuktura. Unë shpresoj se me përpjekje të përbashkëta do të gjejmë mënyra për afrim edhe në këtë fushë. Maqedonia këmbëngul në aspiratat për pranim në NATO dhe BE. Sipas jush, a ekzistojnë alternativa tjera? Sigurisht që po. Në botën e lirë gjithmonë ekzistojnë alternativa. Kjo është çështje zgjedhjeje, në rastin konkret – zgjedhje sovrane e vendit tuaj. Absolutisht e mbështes këtë zgjedhje dhe jemi fortë të bindur se i njëjti nuk duhet në asnjë mënyrë të përfaqësojë pengesë për bashkëpunimin tonë bilateral. Nënkuptohet, ne kemi qëndrimet tona lidhur me proceset aktuale integruese, thelbin dhe rolin e tyre në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë globale. Dhe këto qëndrime gjithmonë i ndaj me kënaqësi me partnerët tanë maqedonas. Në dekadat e fundit në skenën botërore u paraqitën disa organizata rajonale të cilat i bashkojnë potencialet e një numri të madh të vendeve në fushën e ekonomisë dhe sigurisë, të cilët, sipas neve, premtojnë shumë. Për vendin tonë, p.sh., rëndësi shumë të madhe kanë vendet e BRIKS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, RJA), Bashkësia e Shteteve të Pavarura, Organizata e Marrëveshjes për Siguri Kolektive, Organizata për Bashkëpunim e Shangait, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik në Rajonin Aziatiko-Pacifik, Iniciativa e Detit të Zi për Bashkëpunim Ekonomik, Komisioni Ekonomik Euroaziatik. Jam i bindur se disa prej tyre mund të jenë interesante edhe për Maqedoninë. Duhet vetëm me kujdes të studiohet potenciali i tyre.   BASHKËPUNIMI RUSO-MAQEDONAS ËSHTË I SHUMËANSHËM Cili është vlerësimi juaj i përgjithshëm mbi bashkëpunimin mes Federatës Ruse dhe Maqedonisë, veçanërisht në sferën e mbrojtjes? Si që përmenda edhe më herët, bashkëpunimi ruso-maqedonas është i shumanshëm, në forma shumë të ndryshme, ai ndërtohet në parimin e barazisë dhe partneritetit me dobi reciproke. Më e rëndësishme është, dhe këtë dua ta theksoj në veçanti, se në marrëdhëniet midis vendeve tona nuk ekzistojnë probleme politike, dhe kjo në masë të madhe lehtëson zgjidhjen e të gjitha çështjeve praktike. Në frymën e ndodhive në botën e sotme për ne prioritet është bashkëpunimi ekonomik. Nuk e kam fjalën vetëm për tregti të rëndomtë, por për investimet, kooperimin, turizmin, sferën e shërbimeve. Mirëpo, si drejtim më perspektiv dhe më interesant për të dyja anët paraqet bashkëpunimi në sferën e sektorit energjetik. Këtu, p.sh., dëshiroj të theksoj punën shumë vjeçare të suksesshme në Maqedoni të kompanisë „Lukoil“, falë së cilës këtu u implementuan standardet botërore të karburanteve dhe shërbimeve. Këtu përfshij edhe QTE „ТЕ-ТО“ si një projekt i parë energjetik privat në Evropë. Kuptohet, nuk mund që të mos përmendim edhe projektin e rëndësishëm për ndërtimin e rrjetit të gazit në Maqedoni dhe ngjitjen e saj me „Rrjedhën Jugore“. Këtu dua të theksoj se bëhet fjalë jo vetëm për projekte të mëdha me vlerë prej disa qindra miliona euro. Secili prej tyre paraqet një kontribut të realtë për të tashmen dhe të ardhmen e Maqedonisë, garancë serioze për sigurinë e saj energjetike, që d.m.th. edhe për stabilitetin socialo-ekonomik të vendit tuaj. Bashkëpunimi ushtarako-teknik mes vendeve tona realizohet në pajtim me Marrëveshjen Ndërqeveritare të nënshkruar më 16 tetor 2003. Mirëpo, për shumë arsye, mundësitë e kësaj marrëveshjeje aktualisht shfrytëzohen shumë pak nga Maqedonia. Ndërsa këto janë shumë të gjera: këto janë furnizimet me armë dhe pajisje ushtarake, mirëmbajtja, servisimi dhe modernizimi i tyre, si dhe kooperimi në fushën e prodhimit të tyre, këmbimi i ekspertëve dhe trajnime të kuadrit ushtarak, personelit teknik etj. Ne jemi të gatshëm për partneritet në këtë sferë. A ka hapësirë për bashkëpunim më konkret midis dy vendeve në planin e mbrojtjes? Zhvillimi i marrëdhënieve në sferën ushtarake është njëri nga më të rëndësishmet, por deri tani mbetet drejtim jo mjaftueshëm i realizuar për përforcimin e bashkëpunimit bilateral të plotë. Mendoj se për përmirësimin e situatës në këtë aspekt do të mund, p.sh. të shërbejë hapja e pozicionit të atasheut ushtarak në përbërje të Ambasadës së R. së Maqedonisë në Moskë. Jam i sigurt se kjo, jo vetëm se do të paraqiste një konfirmim të qartë për ambiciet politike të zhvillimit të bashkëpunimit në linjën e mbrojtjes, por në masë të madhe do të kontribuonte në dobi të zgjidhjeve të një numri të madh të detyrave. Për shembull, siç përmenda më parë, tek ne në Rusi ekzistojnë mundësi për oficerët dhe ushtarët maqedonas për trajnime në lëmi të ndryshme. Meqë ra fjala, kohëve të fundit në Ministrinë e Mbrojtjes kemi dorëzuar projekt-marrëveshje për trajnim të ekspertëve. Kemi përvojë të madhe në pjesëmarrjet në operacionet paqeruajtëse, gjë që mund të jetë e dobishme edhe për ushtarët maqedonas. Sigurisht, ekzistojnë edhe fusha tjera të bashkëpunimit. Një pjesë e mirë e armatimit dhe pajisjeve të ARM-së kanë prejardhje ruse. A ekziston mundësia për bashkëpunim në planin e mirëmbajtjes së armatimit dhe pajisjeve të ARM-së? Pala ruse është e gatshme për të realizuar projekte të përbashkëta në sferën ushtarako-teknike. Nga ato më të dukshmet, ku interesi dhe dobia, siç thuhet, ndodhen afër dorës, mund të theksoj aktivitetet në planin e modernizimit të avionëve SU-25 prodhim rus, servisimi dhe mirëmbajtja teknike e helikopterëve MI-8/17, MI-24, furnizim me autoblinda BTR-90, kompleksi raketor PZRK „IGLA-S“ për njësitë e MKA. Për shembull, në vitin 2011 nga kompania ruse SPARK është bërë servisimi i dy helikopterëve MI-8/17. Në vitin 2014 dy helikopterë MI-24 dhe dy helikopterë MI-8/17 të ARM-së do të kenë nevojë të servisohen dhe riparohen. Gjithashtu, pala ruse është e gatshme të bisedojë për mirëmbajtje të rregullt për të gjitha llojet e armatimit dhe pajisjeve nga prodhimi rus ose sovjetik pas prokurimit të tyre. Shpresoj që për Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë do të ishte shume e rëndësishme të ketë bashkëpunim me kompaninë shtetërore ruse „Rosoboroneksport“, koncern kryesor dhe i vetëm nën kompetencat e së cilës është bashkëpunimi ushtarako-teknik i vendit tonë me shtetet tjera. Përfaqësuesit e kompleksit ushtarako-industrial rus janë të gatshëm të bëjnë prezantime të armatimeve dhe teknikës ushtarake me të cilat disponon vendi ynë, dhe të cilat janë të domosdoshme për Maqedoninë. Pala maqedonase do të mund të shpreh nevojat e saja për riparime, mirëmbajtje teknike, modernizim të armatimit dhe teknikës ushtarake me prejardhje ruse ose sovjetike me të cilat është e pajisur armata e Maqedonisë, si dhe për prokurimin e modeleve të reja. Federata Ruse apo siç thirret akoma, „zemra“ e Evropës, ka ndikim të madh në botë. Cili është mendimi juaj mbi të ashtuquajturën siguria globale në botë dhe mbi përpjekjet që bëhen në këtë drejtim? Operues i vetëm i secilës siguri ka qenë dhe mbetet Organizata e Kombeve të Bashkuara si një organ më i përgjithshëm reprezentativ dhe demokratik. Opinioni botëror disa herë është vërtetuar se përpjekjet për të „imponuar“ paqen, duke anashkaluar OKB-në, nuk kanë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate, por vetëm prodhojnë probleme të reja dhe nganjëherë edhe më të ndërlikuara. Në kushte të kompleksitetit ekstrem dhe ndërvarësisë reciproke në botën e sotme do të ishte, tek e fundit, naive të besojmë se dikush është i aftë të mundësojë siguri të veten për të tjerët. Bindjet e ngjashme paraqesin atavizëm të pashpresë dhe të vjetruar i cili, fatkeqësisht, akoma është prezent tek disa politikan dhe burrështetas të cilët nuk mund të largohen nga mënyra e të menduarit në „blloqe“ dhe të ashtuquajturat vija kufizuese. Sot siguria duhet të jetë një dhe e pandashme. Sfidat me të cilat ballafaqohet ajo janë të një rëndësie globale. Ndërtimi i një sistemi të besueshëm të sigurisë është i mundshëm vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta. POPUJT TANË I LIDH NJË HISTORI SHUMËVJEÇARE Më 4 tetor 2012 në Strumicë, me rastin e 55 vjetorit të lançimit të satelitit të parë artificial në Tokë dhe fillimin e epokës kozmike u zbulua busti përkujtimor i kosmonautit të parë në planetë, Jurij Gagarin. Sigurisht që ka hapësirë edhe për gjëra të tjera të këtilla, të bukura, që lidhin popujt e dy vendeve? Pajtohem me ju plotësisht. Vendet tona dhe popujt tanë i lidh një histori shumë shekullore që nga koha e ardhjes së sllavëve në hapësirën e Evropës dhe përhapjes së krishterimit në Rusi, dhe deri tek ngjarjet e turbullta të shekullit të kaluar dhe kontaktet e ditëve të sotme. E gjithë kjo është pjesë e kulturës sonë të përbashkët, dobi për civilizimin tonë të përbashkët. Busti përkujtimor i Jurij Gagarinit nuk është i buste parë në Maqedoni që ju dedikohen përfaqësuesve të shquar të Rusisë. Me kënaqësi mund të konstatoj se edhe në vendin tonë mund të gjeni buste që u dedikohen bashkatdhetarëve tuaj. Dhe kjo është një gjë e mrekullueshme! Ruajtja e busteve historike është obligim i ynë, edhe atë jo vetëm para paraardhësve tanë të përbashkët sllav, por edhe për brezat e ardhshëm të Rusisë dhe Maqedonisë. Prandaj, jemi të gatshëm që gjithmonë të përkrahim iniciativat që kanë të bëjnë me përjetësimin e kujtimit për përfaqësuesit e popujve tanë. Cilat vende në Maqedoni i keni vizituar, dhe cilat bashkë me familjen tuaj dëshironi t’i vizitoni? Pavarësisht agjendës së ngarkuar, për dy vjet në Republikën e Maqedonisë kam vizituar një numër të madh të qyteteve në vendin tuaj të bukur. Vizita zyrtare, por edhe udhëtime private duke synuar, parasegjithash, të njihem me njerëz dhe të vizitoj monumentet. Gjatë udhëtimeve të mia vizitoj ndërmarrje industriale dhe mbaj takime me udhëheqës të kompanive. Ne shqyrtojmë baza të mundshme për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtaro-ekonomik midis Rusisë dhe Maqedonisë. Gjatë udhëtimeve të mia të shkurtra me familjen nëpër Maqedoni kemi vizituar disa manastire dhe kisha, të cilat paraqesin një thesar të vërtetë shpirtëror të vendit tuaj. Fuqia jetë-dhuruese e tyre na mundëson të pushojmë nga obligimet ditore dhe mbetet në kujtesën tonë edhe shumë kohë pasi të largohemi. Edhe përkundër faktit që Maqedonia në shikim të parë duket si një vend i vogël, sa më gjatë qëndrojmë këtu, aq më tepër shfaqen vende të cilat planifikojmë t’i vizitojmë, kuriozitete të cilat ia vlen të vizitohen. Veç kësaj, ekzistojnë vende të cilave do të donim t’ju kthehemi shumë herë, edhe pse realizimi i këtyre planeve është një detyrë vërtetë e vështirë. V.D.  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail