VENDI I KOMANDËS SË ARDHMËRISË – SISTEMET PËR PËRKRAHJE GJATË SJELLJES SË VENDIMEVE USHTARAKE (3)

54-Link_PMATSSistemi taktik për integrim të hapësirës ajrore – STIHA paraqet zgjidhjen materiale për integrimin dhe sinhronizimin e hapësirës ajrore dhe kontrollës së fluturimit në kornizat e Sistemit komandues të fuqive tokësore (SKFT). Ai, si pjesë e automatizuar e sistemit komandues të fuqive tokësore, siguron menaxhimin me hapësirën ajrore dhe kryerjen e shërbimeve nëpërmjet komunikacionit ajror. Ky sistem mundëson interoperabilitet, softwear të standardizuar, ngjajshmëri të komponentave të hardwea-rit dhe konfiguracione me sistemet koalicione,me sistemet e aviacionit civil dhe forcat e armatosura të SHBA-së. Shpesh herë vendoset në kutia të ashpëra metalike të cilat transportohen me dy “hamvi” automjete. Sistemi kryen vizualizim në katër dimensione dhe jep pamje të qartë për situatën e aktiviteteve shoqërore dhe armiqësore në hapësirën ajrore, para së gjithash për t’iu shmangur veprimeve ndaj forcave të veta. Pothuaj se në kohë reale mundëson informata të integruara për fushë betejën, siç janë informatat për zbulim, informata për: përkraje të zjarrit, mbrojtje kundër ajrore, manovrimin e forcave ajrore dhe manaxhmentin me hapësirën ajrore. Në atë mënyrë dukshëm do të sigurohet që mjetet e aviacionit të përdoren në mënyrë të drejtë, të jenë të mbrojtur dhe nën kontrol. Mjeti për menaxhimin e hapësirës ajrore, si pjesë e Sistemit Komandues të Forcave Tokësore (SKFT), është plotësisht kompatibil me sistemet e forcave ajrore. Integrimi i këtyre dy sistemeve, gjegjësisht interoperabiliteti i tyre i përbashkët, sjell deri te forcimi plotësues i stabilitetit gjatë kryerjes të këtyre dy llojeve të operacioneve të bashkuara. Ky sistem iu mundëson komandantëve të veprojnë mbi armikun nga distancat e mëdha me precizitet të madh. Sistemi për ndjekje të forcave të veta (SZSSNS) Sitemi për ndjekje të forcave të veta-SZSSNS, mundëson mjete softwear-ike dhe hardwear-ike të cilët e përkrahin komandantin dhe shtabin e tij, dhe pothuajse në kohë reale mundëson pamje të situatës nga niveli i brigadës deri tek ai ushtarak. Sistemi mund të integron mbi 1.000 pjesëmarrës dhe mund t’a mbulojë gjith fushatën e interesit të brigadës, duke i përfshirë edhe automjetet ushtarake, transporterët e blinduar, automjetet ushtarake të këmbësorisë, tanqe, helikopterë, artileri dhe elemente të tjera mbështetëse ushtarake. Mbulimi i sistemit shtrihet larg nga linja e komunikimit vizuel. Sistemi mbështetet në pajisjet e sofistikuara te komunikimit të cilët e integrojnë navigacionin e pozicionuar dhe aftësinë e lajmërimit. Po ashtu, ka aftësi të identifikimit të fushë betejës (si dhe ndjekjen e fuqive të veta gjatë performancës së veprimeve ushtarake). Ky sistem e ka të integruar në vete edhe sistem alarmik i cili gjeneron sinjal instant kur ndonjëra nga forcat shoqërore është në rrezik, me lajmërim për lokacionin e saj të saktë në zonën e operacionit. Sistemi ka për detyrë t’i mbështet komandantët e skalioneve më të ulta për tregimin e situatës në kohën reale, me qëllim që në ekran të jep identifikim dhe pamje grafike. Informatat transferohen nëpërmjet kanaleve pa tel dhe kanale të sigurta për përdorim të internetit, që mundëson që gjithë anëtarët e rrjetit të fitojnë informata të rëndësishme për fuqitë shoqërore, dhe krijon harta të shpeshta dhe të rinovuara digjitale në fushë betejë, të cilat i ndajnë me gjith stalionet luftëtare me lartë ose më poshtë në nivel të brigadës. Kjo fotografi e përbashkët tregon pozicione dhe detaje të fuqive armiqësore, dhe fuqi specifike, fuqi shoqërore dhe të veta, logjistikë, informacione etj. Sistemi është i dizajnuar të punojë me sistemet e tanishme dhe është plotësisht funkcional me relativisht i ngadalshëm gjatë transmetimit të të dhënave. Për mbështetje të operacionit, ky sistem mundëson numër të madh të mesazheve të përbashkëta dhe dorëzim momental të mesazheve tekstuale. Sisteme plotësuese të integruar me Sistemin e komandave të fuqive tokësore Si sisteme komanduese të cilët janë të integruar me Sistemin e komandave të fuqive tokësore paraqiten edhe sistemet që vijojnë për mbështetje gjatë vendimeve luftëtare: Sistemi digjital për mbështetje topografike. Ky sistem mundëson analizë digjitale të reliefit, baza e të dhënave për terenin, të dhëna të reja për terenin dhe produkte në formë të shkruar, gjithënë shenjë të mbështetjes të vizualizimit të terenit për përkrahje të shtabit gjatë sjelljes të vendimeve luftarake. Sistemi përdoret prej nivelit të brigadës deri nivel të korpusit. Sistemi global për komandim dhe kontrol. Ky sistem mundëson pamje të përbashkët të operacioneve të përbashkëta dhe operacioneve të cilët kryhen së bashku me forcat koalicione, dhe e lehtësojne interoperabilitetin e sistemeve të fuqive tokësore të SHBA-ve me sistemet e llojeve të tjera dhe sistemeve të fuqive koalicione. Vendi komandues i ardhmërisë. Ky sistem kompjuterik mundëson shkëmbim simultan të data të dhënave, mesazhe gojore dhe fotografi në kohë reale mes operatorëve të të gjithë niveleve. Me këtë sistem në saso të mëdha është përmirësuar vizualizimi në fushë betejë për nevojat e komandantëve dhe shtabeve të tyre gjatë sjelljes të vendimeve luftëtare. Sistemi i integruar meteorologjik. Ky sistem u mundëson komandantëve dhe shtabeve të tyre nga gjith stalionet sistem automatik për analizim, për mbikqyrje dhe parashikim të kohës si dukuri meteorologjike. Po ashtu, siguron analizë të ndikimit dhe efekteve të kohës mbi bashkësinë jetësore si mbështetje e shtabit gjatë sjelljes të vendimeve luftarake. Major Zoran Stojanovski

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail