NDJEKJA E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE – (MOS)RESPEKTIMI I STANDARDEVE LIGJORE NDËRKOMBËTARE NGA FUSHA E KOMUNIKIMIT INFORMATIK (1)

54binarenkod_1Në këtë numër dhe në disa numra të ardhshëm të ,,Mburojës”, për shkak të aktualiteteve të shkaktuara nga informatat për ndjekje të komunikimeve elektronike nga ana e agjencioneve për zbulim (për shkak të cilave u gjallërua auditoriumi botëror), do të shkruajmë për gjenezën e ndjekjes së komunikimeve elektronike. Njëkohësisht do të cekim edhe lustracionin e këtyre (jo)veprave, si dhe elaborimin e programeve të cilat janë përdorur nga ana e shfytëzuesve të internetit, por janë qëllim i agjencioneve të interesuar për privatësinë e shfrytëzuesve të tyre. Në të kuptuarit, por edhe në kuptimin pragmatik të ndjekjes së komunikimeve elektronike me (mos)respektimin e standardeve ligjore ndërkombëtare nga fusha e komunikimit informatik do të rikthehemi edhe në obligimet ligjore për mbrojtje të privatësisë së qytetarëve shfytëzues të internetit. Jo aq më parë ,,informatori” (ish i punësuari i NSA – National Security Agency), Eduard Snouden, shpalli që ky agjencion zbulues amerikan i ndjek komunikimet elektronike të qytetarëve të botës. Kjo shkaktoi dyshime dhe revoltë te qeveritë e shteteve-aleatë të SHBA-së, por edhe tek publiku vendas. Njëkohësisht, kundërshtarët e Perendimit e akuzuan për hipokrizëm dhe thyerje të të drejtave të njeriut. Në fakt, siç raportuan të njohurit “The Guardian” dhe “The Washington Post” (si shembull “The Guardian” gjindet në vendin 210 në botë, ndërsa në vendin 184 në SHBA. me lexim në kohë kur u raportuan këto të dhëna) për këtë qëllim u fillua projekti PRISM nga ana e NSA dhe Tempora nga ana e GSHQ (Tempora and Global Surveillance). DEFINIMI I PRISM PRISM është program për ndjekje masive elektronike të të dhënave të shfrytëzuesve të internetit nga ana e NSA. PRISM është projekt për mbledhjen e targetuar të mega të dhënave, analizën e tyre, dallimi dhe përdorimi si produkt final për qëllime të veta ose për politikë të jashtme të shfrytëzuesit të tyre. Shkurtesa PRISM do të thotë projekt për planifikim, integrim, sinkronizim dhe menaxhim me resurset dhe oficialisht është e evidentuar si US-984XN. Nëse bëjmë një retrospektivë, do të shohim që PRISM si një projekt ka filluar në vitin 2007 si mbeturinë ose postulat i projektit Real Time Regional Gateway të vitit 2005. Ky projekt pa pasur për qëllim mbikqyrjen dhe ndërprerjen e informatave të cilat indikonin aktivitet armiqësor të rebelëve në Irak. Sipas gayetës “The Guardian”, drejtori i NSA, Keith B. Alexander, për shkak të përvojës pozitive nga ky projekt, sipas të njejtit model e ka formuar dhe e ka filluar projektin PRISM me qëllim të mbikqyrjes dhe ndërprerjen e gjith informatave “interesante” dhe përmbajtjeve që datojnë në internet-trafikun, posaçërisht tek gjith rrejetet sociale. Ajo që e bën këtë projekt impresiv është mundësia për të grumbulluar të dhënat drejt për drejtë (duke menduar në komunikim dhe shkrimet e mediave), aftësi shumë e madhe, gjallëri dhe fuqi në konvertimin analitik të të dhënave dhe kthimi i tyre në informatë të kodifikuar në mega dosje që mund të përdoren në çdo kohë dhe të kryqëzohen me kode. Këto mega dosje sigurojnë epërsi në menaxhimin me kodet identifikuese të gjith popujve të botës. Duke pasur parasysh globalizimin si proces (jo si progres), ai i cili i ka të dhënat (jo) të rëndësishme për “qytetarin” e ka epërsinë në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe, para së gjithash, politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare. Pa dyshim që “Vikiliks” i pari mësoi që pikërisht ato përmbajtje kompromituese për individin ose kolektivin mund të shkaktojnë ndryshime të gjith regjimeve , dhe ngjajshëm me atë parashtrohet pyetja a do të thotë që sigurimi i të dhënave të çdo qytetari nënkupton thyerjen e ashpër të të drejtave të njeriut dhe drejtës për mbrojtje të privatësisë ose paraqet vetë projekt preventiv për mbrojtje nga terrorizmi vendas dhe ai i importuar (oficialisht është i miratuar nga ana e administratës së Bush-it për luftë kundër terrorizmit). NDJEKJA E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE – VETË MBROJTJA PARANDALUESE OSE SHKELJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT Kur flasim për lirinë e informatave dhe lirinë e të të shprehurit në internet si medium elektronik ekzistojnë disa ligje dhe standarde për respektimin e tyre në korniza globale. Edhe pse në realitet ekziston legjislativë ligjore, në disa shtete përdoret cenzurë e lirisë të të shprehurit, edhe pse e njejta interpretohet si pjesë e Të drejtave Univerzale të vitit 1948 të garantuara nga KB. Por, kur flasim për mbrojtjen e privatësisë së informatave tek shfrytëzuesit e internetit atëherë duhet të dihet që rreth dyzet shtete kanë forma të ndyshme të rregullimeve ligjore, për sigurimin e tyre. Në fakt, në Unionin Evropian ajo është e rregulluar me Direktivën 95/46/EC dhe Direktivën 2002/58/EC për mbrojtjen e të dhënave të shfrytëzuesve të internetit. Kur flitet për mbrojtjen e të dhënave mendohet në gjith të dhënat të cilat paraqesin informata personale dhe bazë të të dhënave të krijuara nga shfytëzuesi me menaxhimin e tij të qasjeve të të dhënave. Posaçërisht neni 25 nga kjo direktivë e garanton imunitetin e privatësisë të të dhënave, të kualifikuara si bisedë interne. Poashtu, UE nënshkoi programë të ashtuquajtur “Safe Harbor” në SHBA në vitin 2000 e cila paraqet kornizë për mbrojtjen e të dhënave të subjekteve fizik dhe juridik. Britania e madhe e ka sjellë Aktin për mbrojtje të të dhënave dhe Aktin për mbrojtje të subjekteve (privatësia e të dhënave) nga viti 1998. Sipas asaj cilat standarde i trajtojnë pyetjet për sigurim në një nivel të përgjithshëm ose gjeneral(ISO 17799/ISO 27001, Common Criteria – ISO 1543, ISO/IEC 13335, ITIL ose SOX, HIPAA, Graham Bel), duhet të bëhet shqyrtim në akte të ndryshme ligjore dhe nënligjore për përcaktimin e plotë të (jo)detyrave të agjencioneve të cilat i kanë (keq)përdorur të dhënat e subjekteve të cilët nuk kanë qenë të “targetuar” si të rrezikshme ndaj sigurisë nacionale të shtetit shfrytëzues të të dhënave. Projekti “Terrorist Survaillance Program” i vitit 2001, i miratuar nga administrata e Bush-it, ju mundëson internet aktivitete agjencioneve për zbulim, por edhe kompanive dhe agjencioneve të ndryshme të cilët në punën e tyre përdorin INTEL-aktivitete për nevojat e qeverisë amerikane (ky projekt nuk është i miratuar nga ana e Foreign Intelligence Survaillance Court (Gjyqi Ndërkombëtar për Mbikqyrje dhe Zbulim)). Por për atë shkak, PRISM në pajtueshmëri me ,,Protect America Act” të vitit 2007 dhe ,,FISA Amendments Act “ të vitit 2008 është i miratuar dhe ju jep imunitet kompanive private të cilat punojnë dhe i mbledhin të dhënat në interes të agjencioneve qeveritare për zbulim (këtu parashtrohet pyetja edhe për internet-korporatat multinacionale – Microsoft, Zahoo, Paltalk, AOL, Applem Facebook, a kanë mbledhur të dhëna nga ana e shfyrtëzuesve të tyre në mënyrë jolegale). Sipas “The guardian”, NSA ka pasur mundësi për mbikqyrje dhe akumulim të të dhënave në bankën e të dhënave, gjith llojet e dokumenteve të punuara në Microsoft Word, gjith shënimet në 6 vitet e fundit, dëgjimi i komunikimeve gojore, ndjekja e komunikimeve të shkruara , gjith aktivitetet dinamike të çdo profili të rrjeteve sociale pa miratimin e gjyqit ose autoritetit të përshtatshëm ndërkombëtar. Kështu që, pas shpalljes së kësaj afere, u paraqitën Facebook, Apple dhe Microsoft të cilët prezantuan të dhëna në lidhje me atë sa kërkesa i kan fituar nga autoritetet e autorizuar për shfrytëzuesit e tyre. Duke bërë dallimin e 6 muajve, Facebook ka siguruar të dhëna për 12,000 shfrytëzues të vet përshkak të kërkesave për kriminal ose rrezikimin e sigurisë nacionale të SHBA-së. Microsoft llogarit të dhëna të 32,000 shfrytëzuesve të vet, ndërsa Apple për 10,000 shfrytëzues. Gjith të dhënat janë të lidhura për periudhën nga Janari deri në Qërshor të vitit 2012. Përveç këtij projekti ekzistojnë edhe projekte tjera paralele të cilët janë të udhëhequr nga agjencionet (jo)qeveritare, dhe bëjnë fjalë për mbledhjen e informatave. Kështu që, për shembull, BLARNEY është metodë e mbledhjes të të dhënave nga bashkësia e zbulimeve, si dhe për nevoja komerciale. Ashtu është edhe FOSS-teknologjia e njohur si gjuetar i informatave në vend të lirë kibernetik. Projektet tjera sigurojnë mbledhjen e informatave në kushte kur platforma burimore nuk lejon qasje deri tek të dhënat e shfrytëzuesit ose “off net” punëve. Sidoqoftë, bëhet fjalë për për aktivitete të cilat e rrezikojnë privatësinë e shfrytëzuesve, dhe me atë rrezikohet edhe liria e të shprehurit , posaçërisht tek mediat. Pikërisht Tim Berners – Lee, shpikësi i World Wide Web, mendon që spiunimi kibernetik ka kufi të hollë rreth asaj çka është legale dhe çka është jolegale, dhe thot që interneti duhet të jetë i mbrojtur pikërisht nga kontrolli i fuqive të mëdha dhe kompanive të mëdha përshkak të lirisë së informatave. Në vend të imperializmit kibernetik, ai flet për demokracinë kibernetike. GCHQ – ,,GOVERNMENT COMMUNICATION HEADQUARTERS” ,,Government Communication Headquarters” (GCHQ), paraqet ekuivalent britanez të NSA të Amerikës. Në vend të PRISM, këtu e kemi “Tempora” – projekti i përgjegjshëm për ndjekjen e më së paku 600 milionë shfrytëzues të telefonëve dhe për shfrytëzimin dhe enkriptimin e 90% të të dhënave të cilët marrin pjesë në komunikacion nëpërmjet serverëve në Britani. Për ilustrim, trafiku i të dhënave është 21,6 petabajt ose duhet të kontrollohet gjith literatura britanike në bibliotekë britanike 192 herë. Sipas “The Guardian “, qendra britanike për spiunazh në Cheltenham, duke përdorur Hi-tech teknologji ka pasur qasje në pothuaj se gjith kabllot optike për internet trafik dhe mesatarisht në ditë janë akumuluar (deri 30 ditë deri sa janë bërë analizat semantike) qindra milionë përmbajtje private tl komunikimeve elektronike (këtu mendohet në bisedat telefonike, postat elektronike, videokomunikimet).”Tempora” dallon nga programet tjera për ndjekje të komunikimeve elektronike sepse tek të tjerët akumulohen vetëm meta-të dhënat (pako të informatave), ndërsa tek “Tempora” çdo bit i data-të dhënave. Tek “Tempora” gjith të dhënat të cilat kalojnë nëpërmjet kabllove optik rreth Britanisë ruhen “online” deri 3 ditë në memorje kohore (përshkrimisht për lexuesit të cilët nuk janë të informuar për informatikën). Ajo e cila e bën impresive fuqinë e “Tempora”-s janë disa përmbajtje të cilat më vonë, në periudhën analitike, filtrohen dhe si të tilla ruhen gjegjësisht arkivohen dhe mudnësojnë hulumtim retroaktiv, dmth përdorimin e tyre. Arkitektura e “Prizma”-s dhe i “Tempora”-s si platformëkomplekse e përkryer është e dizajnuar dhe fizikisht dhe në sofware për kriptimin dhe dekriptimin e të dhënave hyrëse dhe dalëse. Poashtu, të dhënat hyrëse, pasi të dekriptohen filtrohen (nëpërmjet filtrave të shumëfishta), përpunohen, dizajnohen dhe si një produkt përfundimtar përsëri kriptohen dhe dokumentohen si arkiv në bërthamën e njësisë informative. Mënyra e përpunimit të të dhënave dhe filtrimi i tyre ose analiza është e tipit, gjegjësisht i kufizuar, sipas nevojave të shfrytëzuesit, dhe ajo ju është e njohur krijuesve të këtyre sistemeve. Në disa numra të ardhshëm të revistës do të flasim dhe plotësisht do të përshkruajmë strukturën dhe funksionin e platformave programike burimore të cilët shfrytëzuesit e internetit përditësisht i përdorin (posaçërisht shfrytëzuesit e rrjeteve sociale), dhe janë të bazuar në Web 2.0-teknologjinë. Në fakt, “Web 2.0” është revolucion profesional në industrinë kompjuterike, e shkaktuar nga dinamika shoqërore e njeriut modern ndaj internetit si platformë. Në fakt, krijuesit e konceptit “Web 2.0” sugjerojnë që teknologjitë si ueb-blogjet, RSS-standardet, të mirë njohurit wiki-aplikacionet, ueb shërbimet në rrjet, ueb faqet për rrjete sociale, mjetet për komunikim dhe shumë të tjera vendosin ndryshim të madh dhe të rëndësishëm në përdorimin e Ueb-it. Poashtu, do të flasim për krimin kibernetik, gjegjësisht do të interpretojmë disa ushtrime për pirateri, me qëllim që të prezantohet serioziteti i këtij kërcënimi. Në vazhdim, do të vijojmë me prezantimin e pakove softuerike dhe programuese të cilët mund të përdoren për analizë të teksteve semantike dhe analitika të njësisë, frekuencioni dhe dallueshmëria dhe lidhshmëria e termeve, posaçërisht gjatë analizës së informatave nga burimet e hapura (zbulime nga burimet e hapura). Maja Rzhanova

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail