„PSIKOTROPE V8.3“ – PAKO E PROGRAMIT PËR ANALIZIM TË TË DHËNAVE DHE TEKSTEVE

54-binarenNë numrin paraprak diskutuam për ndjekjen elektronike të komunikimit nga ana e së misteriozes ASK (NSA) dhe GHQE-së britanike që shkaktoi reagim nga pothuajse të gjitha vendet shtetasit e të cilëve kanë qenë subjekt i këtyre aktiviteteve. Në tekst shkurtimisht e sqaruam parimin e ndjekjes së komunikimeve dhe filtrimin e të dhënave me „ngrirje” të përkohshme dhe ruajtje të të dhënave që të njëjtat të përdoren në afat të caktuar kohor. Githsesi se më tutje pasojnë mori procedurash dhe teknikash që i ndajnë të dhënat si të dhëna zëvendësuese që edhe më tutje të analizihon, ‘ndëranëtarësohen’ dhe krahasohen, e gjithë kjo me qëllim për – marrje të një prodhimi të gatshëm analitik. E gjithë kjo sigurohet me softuere komplekse dhe të ndërtuara që në mënyrë vargore dhe të përsëritshme e kryejnë përpunimin e miliona përdoruesëve, ndryshe thënë komunikimet e tyre elektronike. E tërë kjo duket mbresëlënëse dhe e madhërishme, si që në fakt edhe është. Për atë, në vazhdim të tekstit do të flasim për një mini softuer pako (që për shkak të shfrytëzimit të ilustracioneve do të përdorim version më të vjetër), që mundëson analizë semantike të tekstit dhe llojeve tjera të të dhënave. Konkretisht, për rastin do të flasim për „Tropes V8.3“ – verzionin anglez. Gjegjësisht, me këtë softuer do të interpretohet mundësia e analizës, krahasimit, matjes së frekuencisë dhe konektimit të të dhënave (tekst i shkruar) me qëllim të fitimit të një prodhimi përfundimtar analitik. Kësi lloj të softuerëve mund të gjenden të lira në hapësirën kibernetike dhe paraqesin mjete të vetme informatike gjatë ndonjë hulumtimit shkencor, përpunimi të të dhënave, teknikë të analizës së përmbajtjes së dokumentacioneve në metodologji gjatë hulumtimit shkencor, dhe paraqet një softuer të thjeshtësuar me çka mund të pranohet në zbulimin OSINT. Zbulimi nga burime të hapura është kategoria më e aplikueshme në mbledhjen e të dhënave-zëvendësuese që më tutje nënshtrohen në analizë, krahasim, matje të frekuencës, konektim dhe marrje të një prodhimi të mbaruar analitik. Patjetër që kjo kategori ka disavantazhet e veta si që janë vërtetësinë e të dhënave, (pa)mundësinë e kahjes së dhënësit të informacionit, ndjeshmërinë e mesazhit të fshehur, të pasurit-jo të pasurit kredibilitet të informacionit, marrosje dhe të ngjashme, por për atë ekzistojnë metoda dhe teknika për kontrollimin e tyre. Paketi programik Tropes V8.3 kapë 6 faza të përpunimit të tekstit: Ndarje logjike të fjalive të thjeshta. Ndarja është e bazuar në parimin e fjalive të thjeshta që mund të komunikojnë mes vete, mbahet tërësia logjike dhe bëhet lidhje me përmbajtjen e tekstit. Interpretimi gramatik, sintaksor dhe semantik (kuptimor) i fjalëve, sidomos në tekste gazetareske ku një fjalë mund të ketë më shumë domethënie. Këtu bëhet fjalë për ndarje të fjalive nëpër disa grupe dhe klasifikimin e tyre të fjalës të interpretuar sipas kuptimit të fjalisë. Pastaj merren variantet nga afati i interpretuar dhe të njejtat sintetizohen me çdo fjalë të grupit. IDENTIFIKIM I KLASAVE EKUIVALENTE Në identifikimin e klasave ekuivalente bëhet fjalë për njohjen e fjalëve apo grupë fjalëve dhe sistematizimin e tyre në klasa sipas parimit të ngjashmërisë. Për shembull, fjalët nënë dhe babë i sistematizon në klasën familje. Fjalët komunizëm dhe demokraci, i sistematizon në klasën e sistemit politik. Fjalët ministër dhe kryeministër, i sistematizon në klasën qeveri. Klasat familje, sistem politik dhe qeveri i sistematizon në grup referencuese shoqërore apo në shtet. ANALIZË STATISTIKORE DHE KOGNATIVE Lloji i parë i analizës tekstuale është analizë statistikore e shpeshtësisë së kategorive dhe nënkategorive të fjalëve të caktuara të ndara nga teksti. Analiza tjetër është ndërlidhje analizuese e klasave ekuivalente me kategori fjalore. Vijon me analizë më të ndërlikuar dhe kap proces të grupës së analizës gjeometrike si epizoda. Analizë kognitative-diskursive është ajo e cila mundëson detektimin e pjesëve më karakteristike nga teksti që është subjekt i analizës. Të gjitha të dhënat e marra mund të jenë të interpretuara në grafike dhe të jenë të vëna si shtresa jografike për përpunim të mëtejmë të tekstit. IDENTIFIKIM I PJESËVE MË KARAKTERISTIKE NGA TEKSTI programuese ka disa mjete që mundësojnë identifikimin e pjesëve më karakteristike nga teksti. Përgjatë saj, identifikimi bie në dy kategori: stile dhe konfigurime. Stilet mund të jenë: – Të argumentuara – kur nga më shumë vende prej tekstit ka përshkrim faktografik të gjërave që ndodhin – me arsye-rjedhshëm; – tregues – stil tregues; – përshkrues – përshkrim, identifikim të dikujt apo diçkaje. Poashtu mund të jetë edhe përshkrim i ngjarjes. Konfigurimet përmbajnë: – dinamikë të ritmit të tekstit, ndryshe thënë interpretim të shprehjeve në tekst; – involvim të bartësit të tekstit me shprehje të veta, identifikim të idesë kryesore apo qëllimit të tekstit. – Poashtu, krahas identifikimit të stileve dhe konfigurimeve, me elaborimin e domethënies të secilës fjalë, grupe të fjalëve apo, përsëri, pjesë të tekstit, mundësohet edhe tregim grafik i aktivitetit në tërësi. Kjo paraqet përparësi, sidomos kur bëhet fjalë për pjesë nga teksti. Me tregim grafik lehtë vërehet bashkimi i fjalëve apo grupë fjalëve me fjalë tjera, dhe në të njejtën kohë në lentën për elaborim ka sqarim të logjikës tekstuale me varianta. TREGIM TË REZULTATEVE Tregimi i rezultateve mund të jetë vizuel, statistik dhe elaborativ. Tregimi i tërësishëm ndodhet në anën e majtë nga dritarja aplikative (Fotografia numër 1). Hap tjetër në analizën e tekstit është definimi i klasave. Gjegjësisht, që të kryhet analizë e caktuar përgatitje e nevojshme paraprake e parametrave të caktuar, sepse shumë kompleks është interpretimi i rezultateve nëse më parë nuk vendosen parametrat për analizë konkrete. Dhe, kështu, nevojitet definimi i klasave, që d.m.th. se softuerit i japim parametra që klasa ekuivalente t’i marrë parasysh gjatë analizës të një pjese të caktuar të analizës së tekstit. Njëkohësisht, si indikatorë për klasifikim mund t’i shtohen parametra që të jenë të gjitha fjalët e ngjashme frekuenca (përsëritja) e së cilave është minimum 3, apo, përsëri, për klastrime të përgjithshme të jetë grup fjalësh (klasë) që ka me frekuencë minimale 3. Kështu fitohet fotografi më e përgjithshme, edhe pse tolerimi për gabime ritet. Kjo do me thënë se sa më i lartë të jetë niveli i klastrimit po aq humbet në detaje, dhe e kundërta, sa më i ulët të jetë niveli i klastrimit aq më shumë ritet fondi i të dhënave që nuk mundemi ti klastrojmë. Në numrin e ardhshëm të Mburojës do të vazhdojmë me elaborimin e paketit programues „Tropes V8.3“, për atë se si bëhen epizodet dhe si ndërtohet një skenar.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail