„LOTËT E DIELLIT“ HESHTJA SI MPOSHTJE PËR NJERËZINË

52tearsofthesun_1Historiani amerikan Hauard Zin njëherë ka thënë që nuk ekziston aq flamur i madh që do të mund të mbulon turpin nga vrasja e njerëzve të pafajshëm. Ne do të shtojmë që një e keqe e njëjtë si vrasja është të mbikqyret anësh se si bëhet një padrejtësi, pa u përgjigjur kundër asaj. Për fat të keq, në luftë rrallë ekziston lojë e ndershme, ndërsa ndonjëherë, që të detyrohen anët të respektojnë disa rregulla të luftimit, është e nevojshme edhe intervenca nga jasht, shtypje nga faktori ndërkombëtar. Rasti me keqpërdorimin e fuqisë dhe shkelja e rregullave ndërkombëtare është shumë mirë e njohur në kontinentin e zi dhe duket që edhe shumë gjatë do të jetë pjesë e tij. TEJKALIMI I VIJËS SË KUQE Në fokusin e trilerit ushtarak me kohëzgjatje prej dy orësh “Lotët e diellit” është misioni i njësisë speciale “Vula” (“Seals”), e udhëhequr nga togeri A.K. Voters për boshatisje të mjekes amerikane Lena Kendriks jasht Nigerisë, shtet i cili gjindet në fillim të luftës qytetare. Siç kuptuam nga raporti i gazetarisë në vetë fillimin e filmit, në Nigeri është i ekzekutuar sulm me të cilin u mposht nga pushteti kryetari i shumë viteve Semjuell Azuka, anëtar i bashkësisë etnike Fullani të cilët menjëherë shkojnë drejt pastrimit masiv të gjithë jo-myslimanëve me qëllim që të krijojnë një shtet të pastër etnik, dhe gjenocidi i filluar së pari ishte drejtuar ndaj Igbo-popullatës. Mjekja Lena Kendriks, e cila i shëron të sëmurit dhe të lënduarit së bashku me misionerët krishterë në një kishë thellë në xhungël, si jo-myslimane është qëllim potencial i policisë ushtarake e cila shpejt dhe pa mëshirshëm e ekzekuton gjenocidin në gjith shtetin. Për atë, ekipi special i togerit Voters duhet të vepron shpejt, të arrijë deri te ajo dhe ta merr jasht kufive, në Kamerun. Operacioni rrjedh sipas planit të dhënë, Lenën Kendriks e gjejnë shpejt dhe ajo pajtohet që të largohet me ato, por nën nji kusht – me të të jenë të evakuuar dhe 70 pacientë nga spitali i saj i cili refuzon t’i lë nën mëshirën e Fullanëve. Sipas reputacionit të tij si njeri i cili nuk ka pasur mision të pasusksesshëm, togeri i premton që pacientët e saj do të jenë të evakuuar por, në fakt, ai ka plan tjetër – të sjell mjeken deri tek helikopteri dhe vetëm atë ta tejkalon jasht shtetit. Por, diku në gjysëm të rrugës të ekzekutimit të urdhërave, Voters ndërron mendje. Çka është ajo që ai do të shkakton ndryshim të papritur tek ai dhe do të zgjon keqardhjen nuk e kemi shumë të qartë, por si do që të jetë, ai e ndërron rrjedhën e misionit dhe kundër urdhërave, involvohet në konflikt. Me kthesën e papritur në mendjen dhe zemrën e tij, qëllimi i tij do të jetë transporti i sigurt i gjith pacientëve të Kendriks, së bashku me të deri në kufirin me Kamerunin, ku do të mund të kërkojnë azil si refugjatë. ÇMIMI I ANGAZHIMIT Me sa duket një mision i lehtë fiton një nivel të lartë të komplikimit kur “Vula-t” (“Seals”) zbulojnë që pas hapave i ndjekin dhe ju afrohen rebelat, edhe atë më të mirët nga ato. Njësitë speciale nuk kanë ide pse ushtria Fullani ka aq interes të madh t’i arrijë para se ta tejkalojnë xhunglën nigeriane, deri sa nuk e zbulojnë që në mes këtyre pacientëve të mjekes Kendriks fshehet një njeri shum i rëndësishëm – i vetmi pasardhës i kryetarit Semjuell Azuka, i cili arriti të ik disa çaste para ekzekutimit të familjes së tij. Ushtria është maksimalisht e koncentruar në gjetjen dhe zhdukjen e tij, sepse deri sa ai është gjall, pozita e tyre asnjëherë nuk do të jetë e sigurt. Ndeshja mes njësisë speciale dhe suhtrisë së shumënumërt Fullani është e pashmangshme. A do të arrije Voters të mbron Artur Azukën, nl tani operacionin e rrezikshëm në të cilin e humb edhe përkrahjen e fuqive amerikane? A do t’i bashkon refugjatët me fëmijët e tyre, refugjatë të cilët në këtë njësi speciale e shohin të vetmen shpresë të barabartë me atë të cilën njeriu e kërkon në Zot? Dhe, më në funda do të kthen ekipin e vet në një copë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve lehtë do të zbulohen nëse e shikoni filmin por, ai mister për të cilin do të mendoni pas tij është pyetja çka është ajo e cila nuk i lejon njeriut të shikon anësh dhe të hesht kur etika është e zhlyer moti, dhe kur drejtësia është e humbur? PËRSHTATSHMËRIA NË SHABLLONIN E HOLIVUD-IT Ajo që është jotipike për filmin është zgjedhja të krijohet një përrallë e cila rrotullohet rreth konfliktit fiktiv, lufta e imagjinuar në Nigeri, në vend që të merret një ndodhi aktive, i sotshëm ose i të të kaluarës, duke pasur parasysh që elementet në luftën e përshkruar qytetare nuk janë një risi në tokat afrikane. Të dhënat e hororit afrikan, kalazhi i dhunimeve, masakrimet dhe brutaliteti ekstrem janë një fotografi reale e Afrikës, e shkatërruar nga luftërat qytetare, pastrimet etnike, konfliktet mes fiseve. Saktësisht kjo e identifikon këtë kontinent si “vend i harruar nga Zoti”. Por, Nigeria në këtë rast, nuk është vetëm e harruar nga Zoti, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare e cila vendos mos të ndërhyn në konfliktet e brendshme të një shteti. Këto rregulla të (mos)involvimit (momentalisht tejet aktuale me gjendjen në Siri), e tërheqin linjen e kuqe të cilën togeri A.K. Voters nuk guxon , por prap se prap, vedos ta tejkalon. Fotografitë e vrasjeve dhe dhunimeve janë thellë shqetësuese, posaçërisht skena prej disa minutash e maskarit në fshatin në afërsi të kufirit me Kamerunin. Posaçërisht e shqetësueshme është përcjellja kur ia presin gjitë nënës infermiere (dado), që mos të ushqen fëmiun e saj. Poashtu, impresiv është edhe momenti i identifikimit të refugjatëve të vdekur dhe gjysme të vdekur bahskëvendas në fshatin nëpër të cilin kanë kaluar rebelët ushtarak dhe ballafaqimi me vdekjen. Skenari është i zhvilluar sipërfaqshëm, ose të themi më mirë, i pazhvilluar, pa klasifikim dhe jo-tipike për klishetë e Holivud-it të cilët e mbyllin filmin në një kornizë të parashikueshme. Aty përmbushet edhe ngurtësia e personazhit kryesor,togeri A.K.Voters, të cilin e luan Brus Villis, duke prezentuar një lojë aktruese sterile dhe statike. Si kompenzim i asaj, personazhet dytësor krijuan nivel të mjaftueshëm të prekshmërisë që t’i japin filmit “shpirt”, të përkrahur nga ana e duetit të njohur të përbërë nga kompozitori Hans Cimer dhe vokalistes Liza Zherar. Si përgaditje për rolet e “Vula-ve” (“Seals”), aktorët kaluan trajnim dy javor në kampin ushtarak që të japin një prezentim të besueshëm të roleve. Po ashtu, e kanë pasur të udhëzuar edhe jasht inçizimit, pas kamerave, të emërohen njëri mes tjetrit me emrat e roleve të cilat i luanin me qëllimq ë të zhvillojnë interakcion më të mirë. I bërë me shumë lëshime dhe mospërputhje “Lotët e diellit” nuk është në listën e përfaqësimeve më të mira të zhanrit luftarak në industrinë e filmit. Megjithatë, vendosëm të paraqesim këtë film për shkak idesl e cila tani është aktuale, gjegjësisht çmimi i përfshirjes ose plogështisë e cila mund të sjell deri në tragjedi të madhe. Ashtu që, nuk është rastësi që filmi rrethohet me thënien e njohur të Edmund Berk: “Që të mbisundon e keqja, është e nevojshme që njerëzit e mirë të mos ndërmarin asgjë”, si përkujtim që gjith ne kemi përgjegjesi ndaj njerëzisë dhe pa marrë parasysh ku ndodhin konfliktet, brenda tyre jemi të përfshirë gjithë dhe epilogu i fundit varet nga ne. Elena Gjorgjievska

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail