„VALA VJOLLCË“ – RRYMA ADRENALINE NGA THELLËSITË E OQEANIT

filmcrimsontide1Kur bashkohen në një projekt të përbashkët Tony Scott me karrierën e tij filmike të shquar të ndërtuar mbi hit-trilerat, Jerry Brukhajmer, i njohur për serit televizive të krimit “CSI – Hetimi i vendit të ngjarjes“ dhe heroit të filmit amerikan Denzel Washington, atëherë pa dyshim ky bashkëpunim do të rezultojë me një blockbuster. Edhe pse aji është gati dy dekada i vjetër, filmi “Vala vjollcë“ (Crimson Tide) është një nga filmat e luftës më të mira të Hollivudit, pjesërisht për shkak të atmosferës patriotike, e plotësuar me efekte mbreslënëse dhe me muzikë nga Hans Zimmer, e cila mbeti si një nga meloditë më të njohura në botën e artit të shtatë, të cilin autori e karakterizon si një nga kompozimet e tij të preferuara. “Alabama“ e madhërishme Sipas shumë gjërave ky film do t’ju kujtojë në “K-19 – Krijues i të vejave“, të cilin veç se më e paraqitëm në faqet e “Mburojës“, ngjarja kryesisht zhvillohet nën ujë. Këtu nëndetësja “USS Arizona“ krenaria amerikane gjashtëkatëshe e ngarkuar me raketa bërthamore dhe silurave detarë, e udhëhequr nga kapiteni legjendar Frank Ramsey (luajtur nga Gene Hackman), njeri me reputacion dhe përvojë, si dhe sharmit atëror që i jep një ndjesi të autoritetit dhe besimit , një veteran i Luftës së Ftohtë. Përballë tij është personi i dytë në bord, oficeri ekzekutiv Ron Hunter (Denzel Washington), në fillim të karrierës së tij, a veç se më emër i njohur dhe i besueshëm në Marinë, i kujdesëshëm , i qetë, i vetëdijshëm për veprimet e tij. Rrethanat do të bashkojnë shtigjet e këtyre dy personazheve, kur ata do të dërgohen në një mision të përbashkët për të ndaluar kërcënimin e një luftë të tretë botërore, e cila duke pasur parasysh natyrën bërthamore, do të ketë ndikim fatal në botë.Rreziku ndodh menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kur paqëndrueshmëria politike në Rusi rezultaton me marrjen e bazave me raketa bërthamore nga ekstremistët rusë. Zemërimi i tij është i drejtuar drejt SHBA-ve dhe Japonisë, të cilëtve u kërcënohet me lançimin e raketave. E vetmja gjë që i mungon nacionalistit në qasjen e realizimit të qëllimeve të tij janë kodet që nuk i ka. Autoritetet ruse nga frika se ai do të gjejë kodet kërkojnë ndihmë nga qeveria amerikane dhe kështu në skenë paraqitet nëndetësja “Alabama“, e cila drejtohet kah kontinenti rusë me qëllim të përgatisë mbrojtjen kundër sulmeve të mundshme.Fati i popullit amerikan dhe i mbarë botës është vënë në duart më të mira të njerëzve të përzgjedhur të marinës të cilët e përbëjnë ekuipazhin e nëndetëses. Edhe pse filmi lejon të kuptohet se do të ketë zhvillim të konflikteve të lidhura me luftën potenciale dhe zhvillimin e një tension të ndezurë midis dy vendeve, çuditërisht, veprimi dhe kulminacioni nuk zhvillohen në tokë, por në thellësitë e oqeanit, pikërisht në vetë nëndetësen. “Alabama“ merr urdhër të kryej një sulm bërthamor në Rusi, që do të thote fillimin e një luftë. Pasi çdo gjë është gati për lansim, mesazhi i dytë arrin nga Shtëpia e Bardhë. Megjithatë, për shkak të çrregullimit të radio lidhjes, mesazhi marret vetëm pjesërisht dhe përmbajtja nuk është e plotë. A kërkon mesazhi vazhdim apo ndërprerje të sulmit me rëndësi kruciale? Konflikti Në mungesë të kuptohet se çfarë është përmbajtja e mesazhit, fillon drama e vërtetë në filmin e Tony Scott, kur të dy krerët e anijes marrin pozicione të kundërta mbi hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren. Përderisa kapiteni, si një njeri i veprimit, këmbëngul të vazhdojnë me sulmin për të larguar rrezikun për jetë e mijëra amerikanëve, Hunter përpiqet të shtyjë sulmin derisa të ndreqin radio lidhjen, se në qoftë se mesazhi urdhëron për të anuluar sulmin, atëherë lansimi i raketave do të thotë shkaktimin e luftës me pasoja shkatërruese. Konfrontimi në mes të dyve, e sjellur në një nivel të lartë të tensionit ushqehet nga ideja se tjetri është në gabim dhe se zbatimi i saj do të çojë në një katastrofë të madhe. Sigurisht, krijimi i dy qendrave kundërshtare të gravitetit, vjen dhe me ndarjen e ekuipazhit, veçanërisht për shkak se “pa sy“ dhe “pa veshë“ pa asnjë kontakt me tokën, askush nuk është i sigurt kush është në të drejtë. Nën ujë, në hapësirë të kufizuar, brenda divizionit të nëndetëses, rebelimin në mesin e ekuipazhit lehtë mund të çojë në një situatë që nuk do të përfundojë mirë. Si edhe cili nga të dy kapiteni apo oficeri ekzekutiv, do të jetë në gjendje të marrë kontrollin e nëndetëses dhe të realizoi vendimin e tij? Së fundi, a do të jetë ai vendim i saktë? Ajo çfarë mbetet si çështje e hapur është se a duhet në situata të veçanta të ndjeken rregullat ushtarake me çdo kusht apo të lihet në gjykimin e eprorëve për të marrë vendime të menjëhershme? A do të thotë mos bindja e praktikës ushtarake në rrethana të caktuara kryengritje dhe tradhti? Këto çështje janë forca shtytëse e filmit. Dhe ideja që i referohet rrezikut dhe fuqis të armëve bërthamore, zbulohet që në skenën e parë, në bisedën mes kapitenit Ramsey dhe Hunter në të cilën Hunter, thotë: “Mendimi im modest është se në epokën bërthamore, armiku ynë i vërtetë është vetë lufta. “ Ekuipazhi filmik me cilësi të lartë Filmi ndërton tensione në rritje të vazhdueshme, të cilat nuk janë të bazuara në të shtënat, turma dhe kaosit të përgjithshëm, material i cili shfrytëzohet në shumicën e filmave të luftës, por bazohet mbi pritshmërinë, kthesave të vazhdueshme dhe paparashikueshmërisë. Kështu, në të nuk mungon transferimi i fuqishëm i rreziqeve të pranishme në nëndetëse: zjarr, përmbytje, fundosje deri në thellësinë maksimale, goditjet nga raketat e armikut. Veprim realizohet shpejt, në garë me kohën për të ruajtur adrenalinën lartë tek shikuesit . Skripta është e solide e strukturuar dhe asnjëra skenë nuk është e tepërt dhe e panevojshme, gjë që është një arsye e mirë që filmi të ju tërheq në historinë e tij dhe të mos ndjeni bezdi në asnjë sekondë të vetme.Edhe pse si nënshkrues i tij paraqitet vetëm Michael Schiffer, në skriptë kanë përzier gishtërinjët edhe autorë të tjerë, përfshirë këtu edhe regjizorin Quentin Tarantino. Pesha shtesë mbi cilësinë e “Valës Vjollcë” është muzikë e jashtëzakonshme instrumentale ,pothuajse në mënyrë të përkryer e montuar me pjesën vizuale, pa të cilat skenat nuk do të shndritnin me intensitet të tillë dhe ngarkim patriotik. Apsolutisht me meritë, kompozitori Hans Zimmer për të është shpërblyer me çmime prestigjioze, duke përfshirë këtu “Oskar“, “Grammy“ dhe çmim nga kanali muzikor MTV. I krijuar sipas recetës klasike për sukses, ky film duhet patjetër të jetë në mesin e top 10 filmave në listën e juaj të cilët duhet t’i shikoni në qoftë se ju jeni një adhurues i filmave ushtarak. Loja artistike e Xhin Hekman dhe Denzel Uashington si kundërshtarë pa dyshim është pa të meta , veçanërisht tek Uashingtoni ,i cili edhe në filmat e tij të pasardhshëm në karierën etij vërtetoi se i përshtaten rolet e heroit amerikan. Ky film është ngjarje e mirë e besnikërisë, komandës, disiplinës, praktikës ushtarake, përuljes dhe fuqisë të mbledhur në formën e një filmi modern ushtarak. Elena Gjorgjievska

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail