KATIN – Masakra e heshtur në malin e Kitanit

KatinVdekja nuk është diçka e re ose e papritur në kohë të luftës. Njerëzit i humbin shtepitë e tyre, pasuritë e tyre, familjet e tyre… Por,sa do që të zgjasë një luftë, një ditë do të ketë fund edhe ajo. Atëherë kur përfundimisht do të përfundojë, të mbijetuarit do të ballafaqohen me sfida te reja: si ta harrojnë të kaluarën, atë që kanë parë, atë që kanë ndjerrë, atë që kan përjetuar në luftë, të falin dhe të vazhdojnë më tutje me të ardhmen? Kjo betejë e pas luftës me ndjenjat e tyre është e përshkruar në filmin Polak ,,Katin’’ ,i cili nuk është vetëm fragment i filmuar ne luftën e dytë botërore, por është kujtim i regjisorit Andzhej Vajda në fëmijërine e tij,si viktimë indirekte e këtij, deri më sot,akt kontroverz. PAJTIM ME HISTORINË ,,Katin’’ është një pamje subjektive e shprehjes së një ngjarjeje të hidhur në historinë polake, masakra e bërë ndaj oficerëve polak përgjatë kohës së robërisë ushtarake në vitin 1940, me urdhërin e Josif Stalin. Subjektiviteti aspak nuk është për tu habitur pasi që do ju zbulojmë se njëri nga të vrarët, ndër të cilët numri i tyre ka qenë 15.000, është pikërisht babai i regjisorit Andzhej Vajda edhe për këtë arsye paraqitet nevoja dhe dëshira tek Vajda që të na e përcjell tregimin nëpërmjet syve të tij edhe nëpërmjet të tjerëve sikur ai të cilët me padurim kanë pritur nëpër shtëpi se përsëri do ti shohin të afërmit e tyre. Pikërisht edhe personazhi i heroinës Ana është bazuar ne natyrën dhe reagimet e nënës së saj,e cila gjatë kohë nuk është pajtuar me faktin se bashkëshorti i saj nuk do të kthehet në shtëpi. Duke pasur parasysh pleqërinë e Andzhej Vajda në kohën e incizimit te këtij filmi, e cila kalon tetë dekada,kjo mund te kuptohet si tentim per pajtueshmëri me ndjenjat e veta dhe bërjen e homazheve ndaj të vdekurve. Vetë masakra dhe fundi i vetvetes së tij është vendosur ne pjesën e fundit të filmit,për ti parë emocionet dhe reagimet e familjeve,gjendja e tyre psikike dhe pritja e mundimshme e tyre. Në fillim, shohim ndarjen emocionale të oficerit Andzhej Vajda nga gruaja Ana dhe vajzës së vogel Nika, të cilat udhëtojnë me kilometra për të arritur deri tek ai në kampin e të burgosurve ushtarak për ta bindur që ti lë të burgosurit tjerë dhe të kthehet ne shtëpi me ta. Edhe pse Andzhej ka mundësi të largohet prej aty pa e vërrejtur ,ai refuzon që të largohet nga shokët e tij duke mos dashur ta shkel betimin ushtarak që është betuar ndaj vetvetes – se çdo herë do të jetë lojal dhe besnik ndaj ushtarëve të tij. Për fat të keq,askush nga ata nuk e dinë se aty ishte takimi i fundit. Burgosja e ushtarëve polak, gjë e cila ndodhi menjëherë pasi që nacistët e perëndimit dhe Aleancës Botërore nga lindja, kishin për qëllim që ta shkatërrojnë ushtrinë e këtij shteti, ta dobësojnë shtyllën më të fortë për ta pasur më lehtë fitoren ose pushtimin mbi këtë shtet. Por, këta persona të zgjedhur nuk janë vetëm njerëz me armë në dorë, por janë trupi më solid dhe më i shkolluar,patriotë dhe intelektualë të ciliët kishin fuqi për të udhëhequr popullin. Në rastë të tilla, gjenerali ju bëri thirje ushtarëve të lodhur e të raskapitur me fjalët: ,,Zotërinjë, patjetër të mbaheni fortë të qëndrojme, sepse pa ju nuk do të ekzistoj Polonia e lirë’’ Për fat të keq thirrja e gjeneralit do del si e vërtetë. FALJA DHE REZISTENCA Ne filmin ,,Katin’’ shohim një ndarje të personazheve e cila e prashtron pyetjen vallë a duhet t’i falim ata të anës tjetër për njerëzit e humbur si peng për të vazhduar me të ardhmen ose, falja e autorëve është një akt tradhëtie për polakët? Kjo dilemë nuk është vetëm problem i polakëve, ajo ekziston gjithkund ku ka pasur konflikte. Kjo çështje është shpifur edhe te turqit dhe armenët, te estonezët dhe rusët, te serbët dhe kroatët, maqedonasët dhe shqiptarët. Për fat te keq, shpesh herë jemi dëshmitarë se ekziston edhe sot. Për të filluar të jetojnë një jetë normale dhe ta ndërtojnë ardhmërinë, kombet dhe individët patjetër të mësojnë se kur duhet tërhequr vijën,ti japin fund hakmarrjes dhe urrejtjes, të falin dhe të pranojnë njëri tjetrin dhe kështu të ndërtojn histori të re të përbashkët, e pastruar nga mëkatet e së kaluarës. Kur varrezat masovike u zbuluan në thellësionë e malit në Katin dhe krimi u vërtetua, frikat më të mëdha të Anës po realizoheshin. Shpresa humbi. Bashkëshorti i saj nuk do të kthehet. Propaganda komuniste çdo herë e më shumë qe e drejtuar kah hudhja e fajit dhe përgjegjisisë për ngarjen tragjike të Gjermanisë naziste. Sido që të jetë, njerëzit ndjenin që qenë të mashtruar dhe dyshimet e tyre qenë në rritje të përditshme. Duke jetuar në ,,Poloninë Sovjetike’ këto dyshime lehtë mund të interpretohen si armiqësi dhe të dënohen me jetë. Ana e kupton me siguri kush është fajtori në çastet kur tek ajo arrin ditari i bashkëshortit të saj në të cilin janë të shkruara ndodhitë e perditshme prej burgosjes deri në vdekje. ,,Katin’’ ka shpërndarë hapa të veprimit nëpër kohë të burgosurve në kamp, dhe sipas disave e çliruar, ndërsa sipas disa tjerëve Polonija e okupuar, për të përfunduar me skenën jashtëzakonisht goditëse dhe shqetësuese të masakrës që publiku e pagoi. Në vend që të ndërtoj karaktere, filmi u zhvillua në drejtim të ndërtimit të atmosferës dhe përcjelljes së emocioneve. Ilustrim i rezistencës së popullit polak dhe shpresa se masakra e Katinit, nuk do të pranohet në mënyrë të lehtë dhe të hidhen në histori janë personazhet e studentit të ri i cili refuzon të ndryshojë të dhënat në aplikimin për shkollimin në mënyrë që të fshehin vdekjen e babait të tij në Katin, vajzë e re që nuk do të pajtohet me datën e gabuar të vdekjes në gurin e varrit të vëllait të saj për të përjashtuar praninë e tij në masakrën që është bërë, ushtari i mbijetuar nga masakra do e sjell ditarin e Anës. Këto personazhe, me forcën dhe bindjen e fuqishme të tyre jan premtim se nji ditë do të ketë një Poloni të lirë. ZBULIMI I PERDES Ndodhija në Malin e Katinës sot e kësaj dite ende nuk është përfundimisht i zbardhur. Edhe pse para më shumë se dy dekada ka qenë i zbardhur nga ana e ish kryetarit të Rusisë Mihaill Grbacov, gjoja se autorët e aktit që kanë masakruar kanë qenë pjesëtarë te NKVD e kanë vepruar me urdhërin e Stalinit, përgjegjësija zyrtarisht nuk është pranuar nga askush. Andzhej Vajda nuk përmbahet në percjelljen e qëndrimit të tij, por pa hezituar fare, drejtëpërdrejt tregon me gisht, deri në atë shkallë ku interpretimi i tij afron dhe sjell Stalinizmin dhe Nacizmin,krah për krah, më shumë se çdo film tjetër. Akti i turpshëm që me vite të tëra i heshtur dhe i fshehur, poashtu i ruajtur si sekret shtetëror, me këtë film është demaskuar dhe prezentuar në tërë botën, për secilin që mund të ndaj dy orë nga koha e tij për ta shikuar. Të vdekurit nga masakra ne Malin Katin asnjëher nuk mund të kthehen në jetë, por me veprën e Vajdës jo vetëm që ju jepet homazh, por bëhet edhe një freskim kujtimesh,dhe një premtim se nuk do të harrohen asnjëherë. Kështu ky film është bërë për ata –ushtarët, për ne dhe vet regjisorin. Filmi është fitues i çmimit ,,Oskar’’, dhe si i tillë llogaritet si më i suksesëshmi të cilin Vajda e incizoj. Regjija: Andzhej Vajda Skenarin: Andzhej Malarcyk, Perzemyslav Novakovski Rolet: Andzhej Chyra, Maja Ostaszevska, Artur Zmijevski, Danuta Stenka, Jan Englert,Maja Komorovska, Vladislav Kovals Muzika: Krzyztof Penderecki Kohëzgjatja: 122 minuta Në: Poloni Viti: 2007 Çmimet: Çmimi për kostumografi në,,Cmimet Europjane të filmit’’,dy herë fitues ,,Globi i Artë’’ ,çmime në festivalin e filmave ndërkombëtar të Lubjanës, çmime të filmave Polak, festival në Denver, SHBA, nominim për oskar për film më te mirë nga jo- Anglisht folese. Elena Gjorgjievska

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail