PËRGJEGJËSIA NATYRORE E VENDEVE NGA RAJONI – MËSIMET E NXJERRA NGA OPERACIONET DHE STËRVITJET E UDHËHEQURA NGA EADRCC

4_35EADRCC ËSHTË MEKANIZMI KRYESOR CIVIL I NATO-S PËR REAGIM NDAJ GJENDJEVE TË KRIZËS TË SHKAKTUARA NGA FATKEQËSITË NATYRORE APO FATKEQËSI OSE KATASTROFA TË TJERA TEKNOLOGJIKE NË RAJONIN EUROATLANTIK. QENDRA I PËRFSHIN TË GJITHA VENDET ANËTARE DHE VENDET PARTNERE TË NATO-S DHE ÇDOHERË ËSHTË AKTIVE DHE OPERATIVE GJATË TËRË VITIT. AJO FUNKSIONON SI ,,CLEARING HOUSE” PËR KOORDINIMIN E KËRKESAVE DHE OFERTAVE PËR NDIHMË, KRYESISHT NË SITUATA TË FATKEQËSIVE NATYRORE DHE FATKEQËSIVE TË SHKAKTUARA NGA NJERIU Fatkeqësitë elementare, karakterizohen nga efektet shkatërruese PREJ tërmeteve të mëdha, tajfuneve , tornadove dhe nga valët e cunamit, zjarret e mëdha dhe përmbytjet dhe çdo vit prekin shumë vende, duke shkatërruar shumë shtëpi, dhe duke lënë pas shkatërrime të mëdha e me mijëra humbje jete , infrastrukturë të shkatërruar dhe siguria e rrezikuar në shtetet e prekura. Zhvillimi teknologjik, shfrytëzimi i energjisë bërthamore dhe prodhimi i substancave të rrezikshme, aq sa kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien në një vend po aq dhe gjithnjë e më shumë bëhen një rrezik potencial me pasoja të paparashikuara nëse ndodhin aksidente nga pakujdesia ose nga ndikimi i një fatkeqësie natyrore . Tërmetet në Haiti, Japoni, Turqi, në Kashmir , në Kinë, cunami në Indonezi, Japoni, Tornadot në SHBA dhe aksidentet në Çernobil, në Bhopal , në Fukushima etj. janë vetëm disa nga shembujt që tregojnë se sa është fuqia e tyre shkatërruese dhe cilat janë pasojat e ngjarjeve të tilla në të gjitha sferat e shoqërisë në shtetet e prekura dhe më gjerë, kryesisht në drejtim të kërcënimit të jetës dhe sigurisë së njerëzve . Ngjarje të tilla të shëmtuara aktivizojnë të gjitha fuqitë dhe potencialet e shtetit të prekura në një përpjekje për të përballur fatkeqësinë dhe për të kthyer shoqërinë në normale. Çdo shtet brenda sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes së tij e trajton me kujdes çështjen e mbrojtjes dhe të shpëtimit, si dhe menaxhimin dhe koordinimin e subjekteve të sistemit gjatë këtyre ngjarjeve fatkeqe , dhe me qëllim të krijimit të institucioneve të veçanta, forcave dhe mjeteve të përfshira në veprimet dhe operacionet për t’u marrë me fatkeqësitë elementare apo tekniko-teknologjike dhe fatkeqësitë e tjera . Në Republikën e Maqedonisë si pjesë e veçantë e sistemit për mbrojtje kombëtare është i organizuar edhe sistemi për mbrojtje dhe shpëtim dhe sistemi për menaxhimin me kriza. Këto sisteme janë të lidhura ngushtë mes veti dhe aktivitetet e tyre kanë kahjen e zbulimit dhe parandalimit të hershëm të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tekniko-teknologjike, epidemive, epifitotive dhe fatkeqësive të tjera në gjendje të paqes, krizës, të jashtëzakonshme apo edhe të luftës të cilat rrezikojnë jetën e njeriut, pasuritë natyrore, botën bimore dhe shtazore, të mirat në përgjithësi, mjetet të cilat kanë vlerë kulturore dhe historike. Mbrojtja dhe shpëtimi në Republikën e Maqedonisë realizohen në nivel qendror dhe lokal, ndërsa elementet strukturore të sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit dhe të sistemit të menaxhimit me kriza i përbëjnë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra për Menaxhim me Krizat. Armata e Republikës së Maqedonisë nuk është jashtë nga vendimet e sistemit për reagim gjatë fatkeqësive civile dhe situatave të krizës dhe roli i saj është i rregulluar ligjërisht me Ligjin për Menaxhimin e Krizave dhe ligjeve të tjera përkatëse, për të cilat ne kemi shkruajtur në numrat e mëparshëm të « Mburojës «. Madhësia e dëmeve të shkaktuara si dhe humbja e jetërave njerëzore dhe numri i pamjaftueshëm i prodhimeve bazike, pajisjet dhe mjetet shpeshherë e alarmojnë bashkësinë ndërkombëtare të përfshihet në operacionet në terren dhe secila organizatë nën kompetencat e saja të ndihmojë gjatë menaxhimit dhe tejkalimit të pasojave nga gjendja e krizës. Për reduktimin dhe eliminimin e efekteve të dëmshme dhe pasojave të këtyre kërcënimeve vendi jonë realizon bashkëpunim të ngushtë kryesisht me vendet e tjera të rajonit dhe në nivel jo rajonal shkëmben informacione mbi fatkeqësitë natyrore dhe përmes angazhimit të forcave për mbrojtje dhe shpëtim ndihmon vendet e tjera. Por në qoftë se lind nevoja, ka mekanizma brenda institucioneve shtetërore përmes të cilave kërkohet asistencë dhe ofrohet ndihmë dhe mbështetje nga trupat ndërkombëtar. Gjithashtu, çdo shtet në situata paqësore duhet vazhdimisht të bëjë vlerësimet e duhura të kërcënimeve të mundshme nga fatkeqësitë e tilla natyrore dhe të tjera dhe gjithashtu duhet vazhdimisht të bëj stërvitje për këtë qëllim. Përgatitja e duhur të dokumenteve për lëvizje të mekanizmave për të kërkuar ndihmë, por edhe vetë aktivitetet të të gjitha palëve të interesuara në rast të një fatkeqësie me përmasa të mëdha, si zjarret në pyje të mëdha, tërmetet, përmbytjet shkatërruese, aksidentet, aksidente në objektet industriale dhe të ngjashme zakonisht planifikohen dhe praktikohen vazhdimisht në kornizat kombëtare brenda institucioneve individuale dhe së bashku në nivel rajonal apo multilateral përmes simulimit të duhur dhe ushtrimeve fushore në mënyrë dhe në kushte reale që të jenë në gjendje të përgjigjen në mënyrën më të përshtatshme . Republika e Maqedonisë në vazhdimësi përpiqet për koordinim dhe zhvillim të kapaciteteve dhe aftësive për menaxhim me kriza të natyrës joluftarake, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel rajonal. Përvojat e nxjerra nga pjesëmarrja në stërvitjet simuluese ndërkombëtare janë burim i çmuar në trajnimin e mëtejmë, në koordinimin, në shkëmbimin e informacioneve në menaxhimin me krizat, në shqyrtimin e dobësive dhe në sendërtimin e sistemit kombëtarë për menaxhim me krizat. Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë gjatë këtij viti kanë patur më shumë aktivitete të dedikuara pikërisht segmentit të menaxhimit me kriza dhe të bashkëpunimit civilo-ushtarak në raste të fatkeqësive të mëdha civile. Vlen të përmendet stërvitja „Përpjekje e përbashkët 13“, e cila u mbajt gjatë muajit qershor në Poligonin Ushtarak (PU) ,,Krivollak“ dhe në Qendrën për Trajnime (QT) ,,Pepelishtë”. Në stërvitje, krahas Armatës së Republikës së Maqedonisë si nikoqire, morrën pjesë edhe armatat e SHBA-ve, Republikës së Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, si dhe përfaqësues nga Qendra për Menaxhim me Kriza, nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe nga Kryqi i Kuq. Stërvitja kishte për qëllim të paraqesë mënyrën në të cilën koordinohen dhe bashkëveprojnë profesionistët nga vende të ndryshme në një aksion të përbashkët, që duhet të jep përgjigje ndaj fatkeqësive të mëdha. Stërvitja bazohej në një skenar për operacione të menaxhimit me fatkeqësi natyrore dhe të dhënies së ndihmës humanitare, udhëhequr nga NATO/BE apo OKB. Qëllimi ishte të demonstrohej ndërveprimi midis armatave, agjencive civile dhe vendeve të rajonit. Gjatë stërvitjes u simulua një tërmet katastrofik, me ç’rast u demonstrua ndërveprimi midis armatës dhe institucioneve civile nga Republika e Maqedonisë, si dhe armatave të SHBA-ve dhe vendeve nga rajoni në menaxhimin me pasojat e dalura nga tërmetet, si që janë zjarret, vërshimat dhe dëmtimet e infrastrtukturës. Stërvitja u realizua me sukses dhe u vlerësua lartë. Në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me këtë ngjarje, ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi që nga muaji prill i këtij viti realizoi takim me Ginter Bretshnajder, drejtor i Qendrës Euroatlantike Koordinative të NATO-s për reagim gjatë fatkeqësive natyrore (EADRCC), ku u bisedua mbi nevojën për shkëmbim të mendimeve, praktikave dhe përvojave në fushën e menaxhimit me kriza, mbrojtjes dhe shpëtimit. Drejtori i EADRCC, Bretshnajder, në bisedën me ministrin e mbrojtjes theksoi rëndësinë për analizë të stërvitjeve të kryera të përbashkëta dhe për një prezantim të mësimeve të nxjerra nga stërvitjet e kryera brenda këtyre kornizave. Në këtë drejtim ai shprehu mirënjohje ndaj Republikës së Maqedonisë që ka pranuar të jetë nikoqire e Konferencës në temë „Mësimet e nxjerra nga operacionet e kryera nga Qendra Euroatlantike për Koordinim në Raste Fatkeqësie “. Konferenca „ Mësimet e nxjerra nga operacionet e kryera nga Qendra Euroatlantike për Koordinim në Raste Fatkeqësie“ u mbajt në Ohër nga 14 – 17 tetori në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza të RM-së. Në këtë konferencë të rëndësishme të NATO-s patëm nderin të jemi nikoqir të përfaqësuesëve të mbi 70 vendeve, ekspertë nga institucionet civile përgjegjës për mbrojtje dhe shpëtim dhe për menaxhim me kriza, përfaqësues të forcave të armatosura, nga sektori joqeveritar dhe përfaqësues të mediave, si dhe nënkuptohet, ekspertë nga NATO përgjegjës për organizimin dhe rrjedhën e një operacioni humanitar të udhëhequr nga EADRCC . „Republika e Maqedonisë nga viti 1991, me kornizën e re ligjore me vendosmëri është nisur në rrugën e miratimit të rregulloreve, procedurave dhe standardeve evropiane, rrugë kjo e arritjes së vlerave evropiane“, tha ministri Xhaferi gjatë hapjes së Konferencës në Ohër dhe shtoi se pas vitit 2004 funksionet mbrojtje dhe shpëtim dhe menaxhim me kriza janë të përqëndruara në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kuptohet përmes rregullave të definuara rreth mënyrës dhe formës së shfrytëzimit të Armatës, në pajtim me rolin e saj kushtetues. Njëkohësisht, ministri Xhaferi përmendi faktin se vendet e rajonit janë shtete të vogla të cila posedojnë resurse dhe kapacitete të ngjashme, por jo edhe të njëjta, duke shtuar se individualisht asnjëri vend nuk posedon kapacitete për ballafaqim të mëvetësishëm me krizat nga natyra joluftarake. Në këtë kontekst, ministri, si një shembull praktik dhe një tregues për bashkëpunim të suksesshëm nga aspekti rajonal, përmendi edhe pjesëmarrjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në aktivitetet për ballafaqim me vërshimat në Republikën e Shqipërisë. Para përfaqësuesëve të pranishëm të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe nga NATO dhe nga vendet e Dialogut Mesdhetar dhe Nismës së Stambollit, ndihmës-sekretarri, gjeneral i Aleancës për opeacione, ambasadori Stiven Evans, theksoi se në konferencë theksi do të vihet në dy elemente të veçanta – në faktin që gjatë reagimit ndaj fatkeqësive të natyrës joluftarake nuk duhet të punohet mëvetësishëm, por që mënyra më efikase të reagohet ndaj këtyre sfidave është të veprohet bashkërisht, si dhe të punohet në nevojën për mësimin e leksioneve nga përvoja, sepse kjo sipas definicionit do të avancojë aftësitë dhe kapacitetet për ndonjë përballje të ardhshme me fatkeqësi të këtij llojit. Ambasadori Evans në hapjen solemne të Konferencës theksoi se kjo praksë e anlizimit të gjendjeve nëpërmjet përpunimit të temave të caktuara në formë të mësimeve të nxjerra nga stërvitjet është inkuadruar nga viti 2011, me qëllim të mbizhvillimit të praktikave ushtarake të NATO-s, sepse edhe pse NATO, parasegjithash, është aleancë ushtarako-politike, ekziston përgjegjësia e përbashkët e strukturave ushtarake dhe civile në aspekt të ndihmës gjatë operacioneve humanitare nëpërmjet organeve të ndryshme nën mbikqyrjen e EADRCC. Mësimet e nxjerra kanë për qëllim të sigurojnë që në të ardhmen mos të gabojmë dhe njëkohësisht atë që e kemi mësuar e ndajmë me vendet partnere dhe pjesëmarrësit tjerë. Përmes këtyre analizave NATO demonstron kapacitetet e saja me të cilat ndihmon rigjallërimin dhe rikonstruimin e shoqërive në vendet e prekura të cilat kanë kërkuar ndihmë. EADRCC është një shembull pozitiv për koordinim në bashkëpunim midis të gjithë aktorëve të përfshirë në një operacion humanitar. Në fakt, futja e këtyre ushtrimeve praktike është e përfshirë edhe në Qëllimin e Partneritetit 3781, të miratuar më 5.3.2012. Vetë konferenca zgjati disa ditë dhe u zhvillua në panele paralele në disa salla konferencash. Krahas kontrollit të mësimeve të nxjerra nga operacionet dhe stërvitjetet e kryera nga Qendra Koordinative Euroatlantike për reagim ndaj krizave, pjesëmarrësit nga më shumë vende i analizuan përvojat e deritanishme dhe planet për bashkëpunimin e ardhëshëm me qëllim të tejkalohen dobësitë dhe të ndërtohen kapacitetet dhe aftësitë për përgjigje në mënyrë të shpejtë dhe të duhur dhe të jepet ndihma e nevojshme në vendet që e kanë kërkuar atë, në pamundësi që vetë të ballafaqohen me pasojat nga fatkeqësitë natyrore apo lloje tjera nga natyra luftarake. Numri i pjesëmarrësve ka mundësuar që të gjithë në mënyrë të njejtë të jenë të inkuadruar dhe të kyçur në më shumë panele sipas angazhimeve dhe interesave profesionale. U shqyrtua dhe u debatua roli i NATO-s, si aleat ushtarako-politik në operacionet humanitare ku prioriteti është i vënë në operacionet e udhëhequra nga EADRCC. Panel i veçantë ishte i projektuar për vlerësim të stërvitjeve të kryera nga EADRCC, në pikëpamje të tejkalimit të dobësive gjatë përgatitjes dhe zbatimit të aktiviteteve stërvitore. Në një panel të ndarë u debatuan përvojat dhe aktivitetet të cilat duhet t’i ndërmarrë shteti i goditur në raport të realizimit të ndihmës sa më të shpejtë dhe më efektive ndërkombëtare humanitare. Koloneli Lupço Bellçovski nga Armata e Republikës së Maqedonisë dha kontribut të madh në realizimin e panelit të dedikuar bashkëpunimit ushtarako-civil gjatë fatkeqësive humanitare dhe si moderator, poashtu si diskutues, për çka ishte në veçanti i lavdëruar dhe i theksuar nga ana e ambasadores së NATO-s, Françeska Tadiolli. U bë edhe një kthim domethënës i rolit të mediave, sidomos të komunikimit në gjendje krize, ndërsa eksperti nga BBS i kushtoi vëmendje edhe domethënies sa më të madhe të mediave shoqërore gjatë gjendjeve të krizës. U shqyrtuan edhe aspektet të cilat do të kishin mundësuar koordinim sa më të mirë mes sektorit qeveritar dhe joqeveritar, dhe në veçanti interesant ishte paneli dedikuar rolit të EADRCC-së dhe NATO-operacioneve për menaxhim me rreziqet nga përdorimi i armëve për shkatërrim masiv, gjatë së cilave nevojiten pajisje specifike dhe personel i trajnuar i cili mundet të menaxhojë me pasojat nga këto llojë rreziqesh. Në këtë kontekst, pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në këto lloj trajnime dhe analiza të përbashkëta paraqet përfitim për shtetin në pikëpmaje të aspiratave për anëtarësim. Në ditën e fundit të konferencës në temë „Mësimet e nxjerra nga operacionet dhe stërvitjet e kryera nga Qendra Euroatlantike për Reagim dhe Koordinim pranë Krizave – EADRCC“, krahas tjerëve, fjalim mbajti edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Zulfi Adili. Në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në konferencë, drejtori Adili e theksoi rëndësinë e kontrollimit të mësimeve të nxjerra nga operacionet dhe stërvitjet e kryera nga Qendra Koordinative Euroatlantike për Përgjigje në Kriza, si dhe aplikimin e përvojave të fituara gjatë bashkëpunimit të ardhshëm me qëllim të tejkalimit të dobësive dhe ngritjes së aftësive në mënyrë të shpejtë dhe të duhur me qëllim që të ballafaqohen me katastrofat natyrore të cilat vendet nuk munden t’i zgjedhin. Për fund edhe njëherë do ta potencojmë rëndësinë dhe domethënien e avansimit të bashkëpunimit në këtë fushë mes vendeve të rajonit, sepse kësi llojë fatkeqësishë nuk ndalojnë para kufijve dhe nuk zgjedhin kur, ku dhe me çfarë intensiteti ndodhin apo, siç e bëri të qartë ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi: „Asnjë vend i rajonit nuk ka mjaft fuqi që të ballafaqohet me të gjitha rreziqet nga natyra joushtarake. Ato janë përgjegjësi natyrore të të gjitha vendeve të rajonit. Mesimet e nxjerra nga fatkeqësitë që kanë ndodhur, dëshmojnë se bashkëpunimi dhe ndihmesa mes vendeve të Ballkanit Perendimor është e patjetërsueshme dhe shkon në linjë të ngritjes, ndërsa qëllimi është menaxhimi sa më i mirë që do të sjellë deri në një mjedis më të sigurt ku qëndrojnë shtetet”. Dr. Zhanet Ristoska  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail