KREMTIM DINJITOZ DHE SIPAS KODIT – NJËZET E NJË VITE ARMATA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

IMG_5844Dita e ARM-së u kremtua me dinjitet edhe në Komandën për Trajnime dhe Doktrina, e shoqëruar me disa aktivitete të planifikuara. Përveç garave sportive ku morrën pjesë ekipe nga pushteti lokal i Velesit, u realizua edhe fushatë humanitare për mbledhjen e veshëmbathjeve nga të gjithë të punësuarit në garnizon. Mjetet e mbledhura u dorëzuan në organizatën komunale të Kryqit të Kuq në Veles: gjithsej 19 pako me veshëmbathje, dhe një pjesë pajisje shkollore – çanta. Të punësuarit në Kryqin e Kuq shprehën kënaqësinë e tyre nga humanizmi i pjesëtarëve të ARM-së, ndërsa ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Në aktivitetet e planifikuara u realizua një orë historie ku morrën pjesë të gjithë të punësuarit në garnizonin e Velesit. Ora u mbajt nga Dr. Nikola Stojanov, pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë dhe dëshmitar i gjallë i ngjarjeve nga LKÇ. Në ligjeratën e tij qe përfshirë periudha e LKÇ, kremtimi i 70-vjetorit nga formimi i Batalionit të Parë „Mirçe Acev“, si njësia e parë me formacion – ushtri e rregullt e Maqedonisë. Që të kuptohet plotësisht rëndësia e kësaj ngjarje nevojitej të sqarohet gjithçka që i kas paraprij të njëjtës që të arrihet deri aty. Në kohëzgjatje për një orë akademike, shumë saktë dhe qartë, në vija të shkurtëra, Dr. Nikola Stojanov sqaroi zhvillimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve për një periudhë kohore disa vjeçare. Të pranishmit në orë patën mundësinë të kujtojnë ngjarjet historike të cilat janë një pjesë e pandashme e të kaluarës sonë. Për herë të parë Komanda për Trajnime dhe Doktrina realizoi një aktivitet jashtë garnizonit të saj. Pjesëtarë të KTD me një përbërje të ndryshme: oficer, nënoficer, ushtarë profesional dhe një pjesë e ushtarëve vullnetarë, në hapësirën e parkut të rinisë në Veles, në orët e mbrëmjes, patën kontakte me qytetarët – Është hapur zyra e KTD. Në një tendë të vendosur dhe karike përmes videobimit jepej prezantimi për aktivitetet e KTD dhe prezantimi për PU „Krivollak“. Kalimtarët në park treguan interes për këtë ngjarje, dhe njëkohësisht iu ndanë njoftime për demonstrimin TT në garnizon. Solemniteti qendror me rastin e kremtimit të festës filloi me nderimin e luftëtarëve të rënë në bustin përkujtimor Kosturnica, e cila ndodhet në pjesën më të lartë të qytetit. Luftëtarët e rënë u nderuan edhe nga disa delegacione nga pushteti lokal në Veles. Në solemnitetin në garnizon morrën pjesë shumë vizitorë nga qyteti dhe nga komunat përreth të Velesit. Të pranishmive, nga foltorja ceremoniale, iu drejtua komandanti i KTD, kolonel Lupço Kostovski. Gjatë ceremonisë u lexuan masa stimuluese për një pjesë të të punësuarëve. Për punën shumëvjeçare dhe bashkëpunimin e suksesshëm me organet e komunës së Velesit, kryetarit të komunës Veles Sllavço Çadiev dhe kryetarit të mëparshëm, Goran Petrov, iu ndanë mirënjohje. Të gjithë të pranishmit në ceremoni, si dhe një pjesë e qytetarëve të cilët ishin të lirë të hyjnë në kazermë, shikuan 10 pika nga demonstrimi TT ku u eksponua një pjesë e armatimit dhe pajisjeve të njësive të ARM-së. Interes më të madh kishte në pikat ku ndodheshin qentë zyrtar të cilët me mbajtësin e tyre treguan disa nga aftësitë e tyre, transportuesi i blinduar „hermelin“ dhe automobile „Hamvi“. Festa u kremtua edhe në të gjitha komandat dhe njësitë e KTD, të cilat pranuan urime me rastin e festës me dëshira për suksese të dërguara nga komandanti i KTD. Ekipi i „Mburojës“  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail